Për familjen time/ Nebahati çmendet nga xhelozia për Suzanën

Harika tregohet e durueshme teksa Emiri sillet shumë keq me të vetem per gjendjen e tij ekonomike.Të gjithë këtë skenë e shikon Ogulxhani nga distanca  por nuk rri shumë dhe përleshet me Emirin.

Tollga dhe Emiri i vihen pas Ogullxhasë menjëherë spao mësimi mbaron. Ato duan të sigurohen se çfarë bën ai dhe kështu ato nisin dhe hartimin e një plani për tu hakmarrë ndaj tij.

Nga ana tjetër ndodhet Akifi dhe Suzana. Teksa ata të dy rrinë bashkë, Nebahati çmendet nga xhelozia teksa i shikon të rrinë pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, Akifi dhe Suzana nisin planet e tyre për martesë dhe për përzgjedhjen e vilës se ku do të jetojnë.

Teksa përzgjedhin vilën, Suzana shkon në shtëpinë e Omerit dhe e fton atë dhe motrat e tij në shtëpinë e tyre të re. Ajo i kërkon Omerit të jetojnë sëbashku por refuzon dhe e falenderon që e ka menduar.