AMANETI/ Xhengeri vdes në duart e Jamanit

Jamani maskohet si doktor për t’u futur në dhomën e Nusretit, që të mësojë diçka më tepër nga ai, ndërmjet kërcënimeve që i bën. Por, Nusreti vdes para se të flasë dhe Jamani largohet duarbosh.

Ndërkohë, Xhengeri i është vënë nga pas Nanës, e cila po takohet me Nedimin. Edhe pse pak në distancë, ai shikon Nanën që e lëndon duke ia ngulitur një thikë në dorë, si dhe dëgjon që ajo është kërcënuar nga ai.

Para se të largohet që aty, Xhengeri bën një rregjistrim zëri në telefonin e tij, duke treguar se çfarë shikoi dhe çfarë dëgjoi pak më parë. Që aty, Nedimi shkon në lagjen ku ndodhet Nedimi me bashkëpunëtorët e tij.

Kazimi e vëren, i vihet nga pas dhe teksa Xhengeri përpiqet t’ia mbathë, Kazimi i shkakton aksident. Nga ai aksident, Xhengeri përfundon shumë i lënduar dhe në duart e Jamanit, ai vdes.