Sevda akuzohet për vràsjen e Hynkarit, të hënën në Tokë e Hidhur

Në episodin e rradhës të Tokë e Hidhur, ngjarjet përqendrohen te dhimbja dhe tensionet që shkakton vdekja e Hünkar-it.

Demiri përjeton një tronditje të thellë, ndërsa Züleyha përpiqet ta mbështesë emocionalisht.

Ndërkohë, Sevda bëhet objekt i dyshimeve dhe akuzave për përfshirjen e saj në vràsjen e Hünkar-it.

Saniye e sulmon ashpër, duke e fajësuar për humbjen e “nënës” së saj figurative.

Familja Yaman përballet me kriza dhe konflikte të brendshme, teksa dyshimet për vràsësin e vërtetë të Hünkar-it shtohen, duke e lënë Çukurovën të mbushur me pikëllim dhe pasiguri.

TOKË E HIDHUR, ja çfarë do ndodh sonte

Një letër e gjetur nga Myzhgan do të bëhet shkak e një zënke tjetër mes saj dhe Jilmazit.

Zulejha vendos të qëndrojë pranë Demirit në ditet e tij më të vështira.

Cili do të jetë vendimi i gjykatës për Sevdan?

Këto dhe më shumë do ndiqni sonte në episodin e rradhës.

Doa bën plan të anulojë martesën e Nursemës, a do t’ja dalë? Ja çfarë do ndodhë javës tjetër në “Një dashuri”

Martesa e Nursemës, me forcën e familjes së saj, e shkatërron Umutin. Edhe pse i takon Alevit që ta qetësojë, edhe ajo është shumë e zhgënjyer, sidomos sepse Abdullahu e aprovon këtë.

Martesa e Nursemës krijon tension mes Doas dhe Fatihut pasi ai e normalizon këtë situatë. Doa është e vetmja që ngre zërin për këtë çështje dhe qëndron pranë Nursemës në shtëpi.

Madje Doa nuk do të mjaftohet me këtë dhe do të marrë masa për anulimin e martesës. Ndërsa në shtëpinë e Abdullah ka probleme të mëdha, lajmet e mira do të sjellin gëzim.

Nilaj ka arritur ëndrrën që kishte shpresuar prej vitesh, ajo është shtatzënë. Alev, e cila ndihmon Doan të anulojë martesën e Nursemës, do të përballet papritur me Abdullahun për këtë çështje.

Duke mësuar se çfarë është bërë për të ndërprerë martesën e Nursemasë, Abdullah do të ndërmarrë veprime për të përshpejtuar martesën zyrtare të Nursemasë dhe Ibrahimit.