Egli dhe Gjesti, shokë apo më shumë? Komenti i Redonit merr vëmendjen e publikut

Egli dhe Gjesti kanë tërhequr vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku janë konsideruar më shumë se shokë.

Egli, që herë pas here e ka cilësuar Gjestin si vëllain e saj, ka pasur një afrimitet të papritur me të, që ka ngjallur shumë komente dhe kritika, sidomos pasi u aludua se ajo kishte pëlqim për Redonin, i cili më pas u largua nga gara.

Ky afrimitet është komentuar edhe nga Redoni, i cili ka lënë një koment nën një postim në Instagram të faqes zyrtare të “BBVA”, ku shkruhej “Je një vëllaçko i vogël, Egli bisedon me Gjestin…”. Redoni, në mënyrë të thjeshtë, e ka komentuar këtë si “Gjest të kuptoj vëlla”, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjet.

TOKE E HIDHUR/ Demiri tërbohet nga shkrimi që lexon në gazetë

Demiri lexon në gazetë shkrimin e shkruar nga Fikret ku ai i drejtohet të gjithë fshatarëve duke ju treguar se në venat e tij është gjaku i Adan Jaman.

Zylejhaja i thote Demirit se nëse ai bën diçka të rrezikshme kundër Fikretit, ajo do marrë fëmijët dhe do largohet, ndërsa Demiri i thotë se ai kurrë nuk do bënte diçka që do vinte në rrezik atë dhe fëmijët.

Fikreti lexon letrën që i jep Lutfija, letër e cila është e shkruar nga nëna e tij, ku ajo rrëfen se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me Adan Jaman me dëshirën e saj.

ARRATI E KALTËR/ Hapi i Aliut kundër Ozanit zbulon sekretin e madh

Përderisa Aliu është i bindur se Salihu është në rrezik të madh, ai sheh se Ozan po fokusohet tek Salihu, ashtu siç mendoi.

Për të mbrojtur familjen dhe të dashurit e tij, Aliu; Ai ngre sërish lojën kundër Ozanit! Ndërsa Defne është në qoshe në lidhje me Muratin, gjërat përshkallëzohen në mënyrë të papritur.

Ndërsa Azra dhe Murat duan të fshehin lidhjen e tyre, Aykut mëson për dashurinë e tyre të fshehtë dhe bën një plan për ta nxjerrë në dritë.

Hapi që Aliu bën kundër Ozanit do të bëjë që sekreti i madh të zbardhet në fund të ditës. Asgjë nuk do të jetë më njësoj!

NJË DASHURI/ Doa zbulon pabesinë e Nurmas

Si do të shkojë seanca e parë e divorcit mes Fatih dhe Doa?

Ndërkohë që Doa lë vajzen e saj me Nurseman, kjo e fundit lejon që Fatih të vijë pranë saj.

Çfarë do të ndodhë kur Doa të zbulojë pabesinë e Nursemas?

TOKË E HIDHUR/ Demiri zbulon diçka në Stamboll

Çfarë do të zbulojë Demir në Stamboll?

Debatet mes Zulejhas dhe Demirit do të filllojnë sërish. Cili do të jetë shkaku kësaj here?

Çfarë do të zbulojnë Lutfije dhe Fekeli në zyrën e Fikret?

Egli e drejtpërdrejtë me Gjestin: Çfarë ndjen për mua? (Biseda mes tyre)

Ditën e djeshme Gjesti dhe Egli Tako sqaruan raportin mes tyre. Ishte Egli ajo e cila donte të dinte se nëse Gjesti kishte pëlqim për të, por mesa duket sqarimi e la pak të hidhur situatën mes tyre.

Gjesti i tha se nuk ka pëlqim, por e respekton shumë.

Biseda mes tyre:

Egli: Çfarë ndjen ti për mua?

Gjesti: Kurrgjë

Egli: Asgjë

Gjesti: Jo, thjesht më respekton shumë dhe kam qef të rri me ty. Me ndje ndonjë gjë nuk ndjej, ndihem mirë me ty, mi kupton fjalët.

Egli: E kuptoj, po janë folur disa gjëra, ku qëndron ti? Ke qenë në ndonjë moment serioz në ato gjëra që ke thënë, apo ke qenë duke bërë shaka. Njeriu kur bisedon me dikë, percepton. Ta kam thënë, nëse perceptoj dicka gabim, ma thuaj. Tani të pyes hapur. Kush jam unë në sytë e mi, çfarë ndjen? Nuk po them dashuri, po çfarë ndjen?

Gjesti: Nuk rrej dot, nuk ndjej

Egli: Asnjëri prej nesh nuk ndjen. Të gjithë të tjerët kanë perceptuar dicka tjetër. Që ti më ke qejf mua

Gjesti: Të kam qef, po në senet e tjera…

Egli: Si motër? Më ke thënë që të ngjaj si motra, më sheh si një motër

Gjesti:Me gjestet që i bën, ngjan me motrën time.

Egli: A është e mundur që ta nisim dhe njëherë nga e para momentin që tik e hyrë këtu?

Gjesti: Po nise moj, nuk është problem, nuk është më asgjë si në fillim

Do të rikthehet në “BBV4”? Redon Berani: Pëlqimi për Eglin është real

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” në Top Channel.Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, Eglin, por dhe për mundësinë që mund t’i jepej për t’u futur sërish në ‘BBVA’.

Pyetje-Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?

Redoni: Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.

Pyetje-Si u ndie ajo që doli?

Redoni: Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pyetje-A ishte pjesë e vendimit tënd për të dalë edhe pëlqimi që kishe për Eglin?

Redoni: Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja.

Pyetje-A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?

Redoni: Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë.

Gjesti hap zemrën me Eglin për Xhenetën, “E kam të vështirë, atë vajzë e kam…”

Debatet ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë të ashpra. Një sherr ka ndodhur mes Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit i përmendi këngëtarit lidhjen që ai ka patur me Xheneten në Big Brother Vip Kosova.

“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, ka thënë Xumi, të cilit Gjesti i është kthyer: “Edhe unë ta mora ty Eglin”. Lidhur me këtë deklaratë të këngëtarit, banorja ka vendosur që të mos reagojë në sy të banorëve të tjerë, në mënyrë që askush mos t’a përdorë kundër tyre.

Nga ana tjetër, Gjesti i ka kërkuar menjëherë falje Eglit, madje i ka folur hapur edhe për lidhjen e mëparshme.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: As unë se kam të lehtë

Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam në shtëpi dhe të gjithkujt. Varja se lojë është, ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im

Gjesti: Egli po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.

Egli: Do kalojë

Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova.

Dhùnë dhe kèrcènime, Gerti i drejtohet Gjestit: “Ta çàva gojen….”

Nata e kaluar nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë e BBVA, pasi nuk kanë munguar edhe përplàsjet mes banorëve.

Protagonistë kanë qenë Gerti dhe Gjesti. Ky i fundit ka qenë në shtrat duke biseduar me Eglin, ndërkohë që Gerti është zgjuar i irrìtuar nga zhurma e tij.

Pas disa ofèndimeve, Gerti e ka humbur durìmin dhe është ngritur nga krevati duke marrë jastekun dhe e ka qèlluar Gjestin.

Por nuk është mjaftuar me kaq, Gerti ka kèrcènuar Gjestin duke i kërkuar të pushojë me këto fjalë:”Pusho se ta çàva gojën, të grìsa fare…”

Mbetet të presim nëse do ketë ndonjë zarf të zi nga produksioni.

“Produksioni e dinte por nuk më treguan”, Amber tregon se çfarë i ndodhi nënës së saj kur ishte brenda BBVA

Amber Candy ka folur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke ndarë një histori shumë personale me ndjekësit e saj.

Ajo zbuloi se gjatë kohës që ka qenë pjesë e programit, ka pasur një ndjesi të fortë. Siç tregon Amber, në ato ditë ka pasur një moment të vështirë pasi mamaja e saj kaloi një atak kardiak.

Sipas Amber, produksioni ishte në dijeni të situatës, por ajo thekson se mamaja e saj ka kërkuar që askush të mos i ndalonte ëndrrat dhe ambiciet e fëmijës së saj.

‘Kam pasur një ndjesi, e provon vetëm fëmija me nënën. Mamaja ime ka kaluar një atak kardiak kur unë kam qenë brenda, produksioni ka qenë në dijeni, por nëna ime ka thënë se ai fëmijë ka vuajtur shumë, ju lutem mos ja ndërprisni ëndrrën. Tani shyqyr është mirë. Ka qenë shumë e kënaqur me mua.’