Përmbajtje erotike? Gjesti i dërgon letër Eglit

Gjesti, edhe pse ndodhet në “shpellë” së bashku me tre banorët e tjerë të dënuar: Rozanën, G Banin dhe Klajdin, nuk ka ndaluar komunikimet me banorët e tjerë.

Ai ka përdorur një copë letër për t’i dërguar një mesazh Eglit brenda shtëpisë së BBVA. Në shënimin e tij, Gjesti ka shkruar ndër të tjera:

“Zhduku dhe T.H.P.” – një mesazh që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fansat kanë filluar të aludojnë për kuptimin e tri inicialeve të fundit, duke spekuluar se ato mund të jenë një shprehje me përmbajtje erotike.

Po ju si mendoni?

Çifti Luiz-Kiara apo Gjesti-Egli, Egla Ceno bën zgjedhjen e saj

Ish fituesja e edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP Albania’, Egla Ceno, ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ka folur për shumë tema, përfshirë raportin e Eglit me Gjestin.

Në mes të pyetjeve të shumta, njëra prej tyre i referohej Gjestit, dhe Egla nuk ngurroi të përgjigjej.

Ajo tha se, pavarësisht se koha ka ndryshuar dhe ndjenjat mund të jenë më të pasura përmes mundësive të reja, ka meshkuj që dinë të tregojnë qartë atë që duan.

“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla.

Gjesti dhe Egli kanë pasur një raport mjaft të afërt që nga fillimi i programit, duke tërhequr vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre miqësore.

U tërhoq nga gara e “BBVA”, Igli zbulon arsyen e vërtetë: Ditën e dielë më erdhi njoftimi

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Igli Daizi ka folur sot në “Live from Tirana” mbi rrugëtimin që kishte në reality show.

Po ashtu, ai zbuloi arsyen se pse vendosi që t’a linte lojën.

Më vjen keq që u ndërpre aq shpejt, nuk arrita të tregoja asgjë përveç qytetarisë. Shyqyr që nuk u konfliktova me njeri. Më vjen keq që u ndërpre, por për arsyen që dola, më vjen mirë.

Para se të futesha në “Big Brother VIP 4”, e lashë nënën time sëmurë, në krevat. Përveç dëshirës sime, ishte dhe dëshira e nënës për të hyrë në BBV. Sikur u motivua kur i thashë që do futesha. Shkova aty ku ajo donte sepse ishte si një dëshirë e fundit e saj.

Tre ditët e para më dukej sikur nuk isha aty, vetëm u shihja dhe i studioja banorët. Ditën e diel pas prime-it, më erdhi njoftimi për nënën. Ruajta qetësinë dhe thashë vetëm “nga duhet të dal?”. Dola direkt. Nëna u mërzit jashtë mase dhe më tha pse nuk e vazhdova”, tha Daizi.

Rozana apo Gerta, ja kush largohet e para nga BBVA sipas Eglës

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka dhënë opinionin e saj mbi çiftet në edicionin e katërt të BBVA.

Në një përgjigje për ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka shprehur mbështetjen për Laertin, ndërsa ka ironizuar Rozana Radin.

Jam me Laertin deri tani,” shkruan Egla, duke e shoqëruar me një emoji të buzëqeshur. Por, ajo nuk i ka kursyer thumbat për Rozanën, duke lënë të kuptohet se publiku e ka të qartë se kush është ajo:

Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je. Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës.”

Driloni, fituesi i BBVK ka një mesazh dhe surprizë për Gjestin

Fituesi i BBVK, Drilon Rama sonte në një live foli për për jetën pas këtij reality-show.

Rama deklaroi se e përkrah Gjestin dhe i kërkoi fansve ta votojnë atë.

”Gjesti o shumë i fortë, krejt që më keni përkrahë mua tani përkrahni atë”, deklaroi Rama.

Më tej ai premtoi se do e dërgoj një dron për Gjestin.