Olta Gixhari reagon për marrëdhenien me motrën e saj Gertën: “Nuk duroj dot të…”

Olta Gixhari ka reaguar në Instagram pas deklaratave të Rozanës në “Big Brother VIP Albania”, ku ajo pyeti se pse Gerta Gixhari nuk fliste për motrën e saj, Oltën, duke përmendur një mesazh urimi që kishte marrë nga Gerta. Kjo ka ngjallur interes dhe ka hapur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në edicionet e ndryshme të Big Brother.

Në reagimin e saj, Olta ka sqaruar situatën, duke theksuar se heshtja e saj në rrjetet sociale lidhet me një kontratë që ajo ka si opinioniste në Big Brother VIP Kosova. Ajo ka shpjeguar se për arsye profesionale, nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, e cila është pjesë e edicionit të Big Brother VIP Albania.

Në InstaStory, Olta shkroi: “Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma ‘preki’ njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë.”

Ky reagim ka hedhur dritë mbi dashurinë e thellë dhe mbështetjen e Oltës për motrën e saj, pavarësisht heshtjes së saj në rrjetet sociale.

TOKË E HIDHUR/ Demir i bën një surprizë shumë të bukur Zulejhas dhe Adnanit të vogel

Në ditëlindjen e Adnanit, Demir do t’i bëjë një surprizë shumë të bukur Zulejhas dhe Adnanit të vogel.

Duke përfituar nga mungesa e Demirit, Fikret do të djegë një nga kasollat e tij.

Një përballje e Demir dhe Fekeli mund të jetë fatale për këtë të fundit…

“Më pëlqejnë shumë gishtat e tu”, Egli nuk i reziston më Gjestit: Dora jote shumë seksi

Gjatë natës së kaluar, Egli dhe Gjesti kanë shfrytëzuar një moment intim teksa po qëndronin vetëm të shtirë në krevat për të shprehur gjërat që i pëlqejnë tek njëri-tjetri.

Egli nuk ka hezituar aspak për t’i treguar Gjestit se ajo tërhiqet shumë nga ana e tij fizike duke filluar nga duart e deri tek stili i veshjes. Ajo i thotë se dora së bashku me tatuazhet dhe unazën, është shumë seksi.

Egli ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Gjestin që në ditët e para që ai u bë pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Ata janë parë shpesh herë pranë njëri-tjetrit ndërsa të gjithë po presin që puthja e famshme të ndodhë mes tyre.

Ende nuk është i qartë raporti që ata kanë, Egli e ka shprehur gjithmonë simpatinë që ka për të, por Gjesti ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ndjejat që ka për Eglin.

Më pëlqen shumë dora jote. Ka disa gjëra që më tërheqin, jam e çuditshme. E gjitha dora bashkë me unazën është shumë seksi, shumë e bukur. Tatuazhet te krahu më pëlqejnë shumë, gishtat e dorës, me e pas dorën bukur. Më pëlqejnë këpucët, i shoh me vëmendje, mjekra”, është shprehur ajo.

Pas reagimit të familjarëve të Gjestit, vjen REAGIMI I PAPRITUR i familjes së Eglit!

Në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Së fundmi, ata janë parë duke kërcyer së bashku në një moment romantik, ku Egli i dhuroi një puthje Gjesti.

Ndërsa so, të afërmit e Eglit, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, reaguan me humor duke postuar: “Pas një bisede romantike duhet një pjatë makarona“. Në postim, dyshja shfaqej në kuzhinë duke gatuar së bashku.

Këto momente kanë shtuar spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa dinamika e marrëdhënies së tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shikuesve.

Egli s’përmbahet para Gjestit:”Më pëlqejnë duart tuaja, tatuazhet, mjekrra dhe….”

Në një moment intim, Egli dhe Gjesti ishin të shtrirë në krevat, duke kaluar kohë bashkë. Ata filluan të flisnin për ato që i pëlqejnë tek njëri-tjetri, dhe Egli nuk hezitoi të ndante mendimet e saj.

Ajo i tha Gjestit se kishte disa detaje që e tërhiqnin tek ai dhe se nuk ishte gjithmonë e thjeshtë të shpjegonte. E veçanta për të ishte dora e tij, e cila i dukej shumë seksi, veçanërisht kur mbante unazën. Po ashtu, tatuazhet që kishte në krah ishin një tjetër detaj që i pëlqente shumë, ndërsa gishtat e tij gjithashtu i dukej shumë tërheqës.

Egli theksoi gjithashtu se kishte një vëmendje të veçantë edhe për këpucët e Gjestit, duke i parë me kujdes çdo herë që ai i kishte veshur.

‘Më pëlqen shumë dora jote. Ka disa gjëra që më tërheqin, jam e çuditshme. E gjitha dora bashkë me unazën është shumë seksi, shumë e bukur. Tatuazhet te krahu më pëlqejnë shumë, gishtat e dorës, me e pas dorën bukur. Më pëlqejnë këpucët, i shoh me vëmendje, mjekrra’

Rozana i drejtohet Gertës: “Pse nuk flet për motrën tënde?” Gerta i përgjigjet: “Ajo më ka…”

Rozana Radi ka ngjallur diskutime pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj, aktoren Olta Gixhari.

Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:

Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”

Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.

“Po të shkëlqejnë sytë…”/Egli kundër Gjestit: ” Nuk jam aq e ulët, Aldo është shok me…”

Mbrëmjen e kaluar, në BBVA, Egli ka shprehur një kërkesë të fortë ndaj Gjestit lidhur me një temë delikate që lidhet me lidhjen e saj të kaluar, me Ols Bylykun.

Egli, duke u ndjerë e lënduar, i ka kërkuar Gjestit të ndalojë përdorimin e shoqërisë së tij me Aldon, për shkak të lidhjes që ai ka pasur me ish-partnerin e saj.

Egli ka theksuar se nuk dëshiron të dëgjojë më asnjë referencë për këtë marrëdhënie, as në formë shaka, as në mënyrë serioze. Ajo e ka shprehur shqetësimin e saj për këtë temë dhe ka kërkuar që Gjestit t’i hiqen nga mendja çdo përmendje e kësaj situate.

“Aldo është shumë shok me ish partnerin tim, ish të fejuarin tim. Që në këtë moment mos e përdor këtë gjë që unë të ndihem keq, se nuk jam aq e ulët. Mos e thuaj më as me shaka, as me seriozitet. Që po më tregon shkëlqimin në sytë e mi dhe të Aldos, hiqe nga trutë”- tha Egli, teksa u duk se ishte shumë e prekur.

Xumi për Gjestin dhe Eglin: “I shkreti, ajo po e…”

Xum Allushi, ka habitur publikun me një koment mbi marrëdhënien e Eglit dhe Gjestit.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Xumi pretendoi se veprimet e Eglit po i kalojnë kufijtë dhe mund të konsiderohen si përndjekje, ashtu sikurse ai u etiketua kur ishte pjesë e ‘BBVA’.

“Gjërat që më janë etiketuar mua, po i bën Egli vetë. E çmendi të shkretin. I shkon te krevati: ‘Çohu, pimë kafe, më le vetëm.’ Ai i thotë: ‘Dua të shkoj në banjo,’ ajo i thotë: ‘Do vij me ty,’”

Sipas Xumit, veprimet e saj mund të konsiderohen si një formë përndjekjeje.

”Ajo po e përndjek”