Egli e zhgënjyer me Gjestin, “Nuk mund ta besoj…”

Ditën e sotme, Egli është shprehur e zhgënjyer me sjelljen e Gjestit ndaj saj. Në një bisedë me Berndardin, banorja u shpreh se ka dalë kundër trë gjithëve për Gjestin, por kur i fundit ka shfaqur veprime dhe sjellje, që nuk i pëlqejnë.

Egli: Unë dje kam qenë duke bërë reality check. Jam shumë e mërzitur, kjo është një nga arsyet. Po filloj të kuptoj shumë gjeste, shumë veprime, s’më pëlqejnë.

Bernardi: Ke qenë në eufori të gjërave, tani nuk je. Mblidhe mendjen, merr një vendim dhe vepro!

Egli: Kur unë vij, ti ikën (flet për Gjestin), kur të them çfarë ke, të më kthehesh sikur çfarë po të bëj. Më thua dua të rri vetëm dhe pas dy minutash, të shoh duke ndenjur me njerëz. Pastaj vjen, më futesh në krevat… lojë? Fake? Po pse mua?

Bernardi: Nuk është aq kollaj ta gjesh…

Egli: Si mund ta besoj kur thotë unë nuk luaj me ty, kur ai është këtu për të luajtur? Unë e kam besuar dhe prandaj jam përfshirë aq shumë. U kam dalë të gjithëve me shpatë të madhe për të.

TOKË E HIDHUR/ Umit përdor fotot e saj në ballafaqimin me Demirin

Çfarë do të ndodhë tashmë me marrëdhënien nënë e bijë mes Umit dhe Sevda?

Me fotografitë e tyre në duar, Umit fillon të bëjë rolin e viktimës para Demirit.

A do të vazhdojnë planet e Fikret dhe Umit për të shkatërruar martesen e Demirit?

Komentet nègative në rrjet, reagon Xum Allushi: Ju kam…

Në Instagramin e Xumi Allushit është shfaqur një mesazh falenderues për ndjekësit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po bëjnë ndaj banorit të “BBVA”.

Postimi bëhet nga të afërmit, pasi konkurrentët brenda shtëpisë nuk kanë akses në rrjete sociale.

Në story shkruhet: “Dashuri pa fund për ju. Faleminderit për suportin e vazhdueshëm. Xumi ju do. Zoti qoftë me ju.”

Megjithatë, në rrjetet sociale, Xumi është përballur me komente jo shumë të mira. Sjelljet dhe deklaratat e tij brenda shtëpisë janë bërë shpesh temë diskutimi, duke ndarë publikun mes kritikëve dhe përkrahësve.

Eskàlon deri në përplàsje fizike debàti mes Gjestit dhe Loredanës në BBVA

Një nga momentet më të tensionuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania ka ndodhur mes reperit Gjesti dhe modeles Loredana, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Debati mes tyre ka shpërthyer në një moment kur tensionet brenda shtëpisë ishin të dukshme, duke shkaktuar një përplàsje të fortë mes dy banorëve.

Ky incident ka ngjallur shumë reagime nga fansat, duke e bërë një prej ngjarjeve më të komentuar në këtë sezon. Edhe pse Big Brother ka ofruar shumë ngjarje interesante, ky konflikt ka mbetur ndër më tërheqësit për shikuesit, duke krijuar edhe një atmosferë mjaft dràmatike mes dy personazheve. Të gjitha këto momente janë pasqyruar në ekranet e shikuesve, që nuk kanë hezituar të shprehin mendimet dhe reagimet e tyre për ngjarjet që ndodhin në shtëpi.

Sipas pamjeve, situata eskaloi kur Loredana tentoi të merrte cigaret nga duar e Gjestit, një veprim që nuk u prit mirë nga reperi. Ai reagoi menjëherë duke i kërkuar asaj të shmangte prèhjen e tij fizike, duke i thënë në mënyrë të prerë: “Mos më prèk me dorë”.

G Bani fýen rèndë Rozanën: “Gojë hàle, shko pyet mamin tënd”, Rozana: “Mami më ka vdèkur dhe e di se…”

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot mes dy personazheve të njohur, G Banit dhe Rozanës. Sipas dëshmive të tjera, Rozana e ka akuzuar G Banin se është ngritur që në mëngjes duke sharë Valbonën. Kjo ka shkaktuar një tension të menjëhershëm mes tyre, duke i bërë të dy të përplasen.

Çfarë tha Valbona që ka të drejtë?

Rozana: Je 40 e kusur vjeç, mba koherencë se le nam.

G Bani: Ti je skizofrene. O gojë hale mos ma përmend mamin. Pyet mamin tënd, legene.

Rozana: Mua më ka vdekur mami, nuk e pyes dot.

Danja: Mos u merrni me ato që kanë vdekur. Më ka vdekur vet mami dhe e di se çfarë dhimbje është.

G Bani: Mua mamin nuk ma përmend njeri. Nuk ka shanse ta bëj njeri.

Rrezikoi paralizimin, Ledjona flet për aksidentin dhe partnerin e saj: “Sot është e vështirë të…”

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ledjona Xheladinaj, ka ndarë një histori të dhimbshme dhe traumatike në programin Live From Tirana në Top Albania Radio. Ajo ka folur për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë, duke rrëfyer momentet e frikshme të një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja shumë të rënda.

Ledjona ka treguar se gjatë një udhëtimi me motor nëpër dëborë në Dibër, ajo ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Dëmtimet që ka pësuar në shtyllën kurrizore e bënë të mendonte se mund të paralizohej. Për fat, ajo e ka kaluar këtë moment të vështirë, por ka theksuar se kjo përvojë ka qenë një ndodhi që e ka lënë të tronditur dhe që i ka kujtuar rrezikun që mund të sjellë një aksident i tillë.

Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”.

Ledjona, ka folur edhe për lidhjen e saj, ndonëse pa dhënë shumë detaje.

“Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.”

“Mos më prek me dorë, ta fus shpùllë…”, shèrr i ashpèr mes Gjestit dhe Loredanës

Banorët e “Big Brother VIP 4” e kanë nisur ditën duke fshehur gjërat e njëri-tjetrit dhe me debate të shumta.

Banorët e “Big Brother VIP 4” e kanë nisur ditën duke fshehur gjërat e njëri-tjetrit dhe me debate të shumta. Loredana dhe Gjesti kanë patur një moment tensioni mes tyre.

Gjithçka nisi kur Loredana shkoi me vrap për t’i marrë Gjestit nga duart një pako cigare. Këtë veprim banori nuk e ka pritur aspak mirë dhe i është drejtuar ashpër asaj.

Gjesti i thotë që të mos e prekë më me dorë dhe Loredana që i kundërpërgjigjet që as ai ‘mos të prekë cigaret dhe gjërat e tjerëve’. Në një moment teksa ai po dilte jashtë, përmend ‘ta fùs shpùllë’ dhe banorja e ndjèk nga pas duke i thënë ‘ti shpùllë mua?’.

Pjesë nga debati:

Gjesti: Ej, lëshoje, mos ma kap dorën

Loredana: Më vrave. S’po të kapja dorën, po të merrja cigaren

Gjesti: Kurrë në jetë nuk dua të më kapësh dorën

Loredana: Qetësohu, atëherë ti mos prek cigaret

Gjesti: Zhduku, mos më prek më dorë

Loredana: Vetë e provokove të gjithë këtë, tani kjo nuk bëhet, kjo nuk bëhet, ti vetë i bën

Gjesti: Mos më prek me dorë kurrë në jetë

Loredana: Të prek me dorë që çke me të, atëherë mos prek cigaret e tjetrit

Gjesti: Mos ma kap dorën

Loredana: Ti nuk je normal

Gjesti: Nëse më kap dorën t’a fùs shpùllë

Loredana: Ça the? Ti shpùllë mua?

Klajdi Gjestit: “Të admiroj…”, Gjesti i kthehet keq: “Unë mendoj se ti…”

Gjesti ka pyetur Klajdin se kush mendon se do të lërë shtëpinë e “BBV” të shtunën. Klajdi i shprehet:

E di publiku atë. Mendja ime thotë se del Bernardi. Ti Gjest je shumë i lezetshëm. Jam në fazën admiruese, të admiroj. I fundit që bënte me qesh ishte Xumi, tani je ti që në mënyrën tënde argëton. Kush ta kupton qesh, kush nuk e kupton stresohet.

Gjesti:

Unë mendoj se del ti. Ti do dalësh.

Klajdi:

Po nëse nuk dal çfarë do bësh?

Gjesti:

Asgjë nuk do bëj. Mes teje dhe Bernardit jam, nuk e di akoma.

Valbona:

Unë anoj më shumë të Bernardi se sa te Klajdi.

Gjesti:

E meritoj unë të dal sepse nuk po bëj asgjë, vetëm po flej.