Xheneta paralajmëron ballafaqim me Gjesin, “Për përgatitem për gjithçka…”

Në orët e vona të natës, një bisedë ka ndodhur mes Xhenetës dhe Drilonit, ku ata kanë diskutuar rreth gjendjes emocionale të Xhenetës dhe raportit të saj të ndërlikuar me Gjestin.

Xheneta, e shqetësuar për lidhjen mes saj dhe Gjestit, ndau ndjenjat e saj duke shpjeguar se mysafirët që kanë hyrë në shtëpi nuk kanë sjellë energji pozitive në marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, ajo kërkoi mendimin e Drilonit për situatën dhe si mund të përballet me këto vështirësi. Driloni, i njohur për fjalët e tij të sinqerta dhe mbështetëse, e siguroi se jashtë shtëpisë do të jetë më e lehtë për të përballuar këto sfida.

“Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mendu”, tha Driloni, duke i ofruar një perspektivë më optimiste dhe inkurajuar Xhenetën që t’i shohë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

“Kur më shikon, po ma…”, Gjesti me fjalë romantike për Eglin

Edhe pse jemi mësuar gjithmonë t’i shikojmë duke debatuar me njëri-tjetrin, së fundmi Gjesti ka hapur zemrën me Loredanën në dhomën e grimit, ku në fakt të dy kanë shpalosur mendime personale dhe ndjenja të thella.

Gjatë bisedës, Loredana pyeti Gjestin nëse ishte duke rënë në dashuri, dhe përgjigjja e tij e papritur shkaktoi mjaft habi. Pavarësisht se ka thënë herë pas here se nuk ka ndjenja të forta për dikë, Gjesti shprehu se një shikim i veçantë po e trondit, duke thënë: “Kur më shikon, po ma dridh… Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës.”

Loredana, e kuriozuar, vazhdoi me pyetje të tjera, duke e pyetur nëse ka pasur ndjenja të thella për dikë më parë dhe nëse ato ndjenja ishin rikthyer ndonjëherë. Gjesti e pranoi se ka përjetuar dashuri të vërteta, por kur u pyet për ndjenjat e tij të mëparshme, ai u shpreh me një përgjigje misterioze: “Është diçka shumë interesante… por nuk do të flas më shumë për të.”

Për më tepër, Loredana ndau ndjenjat e saj, duke zbuluar se kohët e fundit nuk kishte përjetuar emocionet dhe ndjenjat që ajo i kishte ndjerë për Jozi-n, një ndjesi që duket se ka lënë një ndikim të thellë tek ajo.

Biseda, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, na ofron një vështrim të thellë në jetën private të të dy artistëve dhe flet për fuqinë e dashurisë dhe ndjenjave në botën e showbiz-it.

Gjesti i habit të gjithë me deklaratën për Eglin: “Ne jemi…”

Një bisedë mes Gjestit dhe Jozit ka bërë bujë pasi tema e largimit të mundshëm të Jozit nga shtëpia solli një aludim të papritur nga ana e Gjestit. Gjatë diskutimeve, Gjesti u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ti do dalësh këtë javë, s’ke bërë gjë.”

Në përgjigje, Jozi reagoi me një sfidë intriguese, duke thënë: “Nuk do të dal nga shtëpia pa ju parë (Gjestin dhe Eglin) si çift, duke u puthur.” Kjo frazë shkaktoi menjëherë një reagim të papritur nga Gjesti, i cili u përgjigj pa hezitim me një fjalë të thjeshtë, por shumë të habitshme: “Ne jemi çift… jemi puthur.”

Momenti, që mund të dukej si një shaka mes miqsh, ka ngjallur shumë pyetje dhe spekulime mes fansave. Të dy ata filluan të qeshin, por kjo reagim ka lënë të hapur mundësinë që mund të ketë diçka më shumë pas këtyre fjalëve. A është një romancë në horizont për Gjestin dhe Eglin? Po ndodhin gjëra mes tyre që nuk dimë ende?

E túrpshme! Jozi oféndon me familje Gjestin

Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka arritur nivele të reja tensioni pas një përplasjeje të fortë mes Jozi dhe Gjestit.

Në një moment të tensionuar, Jozi ka shpërthyer me një fjalor të ashpër ndaj Gjestit, duke përdorur fjalët:

“E di kabilja çka është, komplet kabiljen atij,” një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta nga shikuesit dhe ka shtuar më tej atmosferën e nxehtë mes banorëve.

Gjesti, që shpesh është bërë objekt i kritikave dhe ofendimeve, duket se po përballet me një presion të madh emocional, i cili ka sjellë edhe përplasje të tjera.

Më herët, ai ishte shënjestruar nga Xumi, i cili e ofendoi rëndë duke përdorur sharje personale, duke përfshirë fjalë të papranueshme për familjen e tij.

Këto momente dramatike kanë shkaktuar debate të forta mes fansave të spektaklit, që janë të ndarë në mbështetje dhe kritikë ndaj banorëve.

Disa shikues e konsiderojnë sjelljen e banorëve si të papranueshme, duke ngritur pyetje mbi etikën e spektaklit dhe ndikimin që kjo mund të ketë në audiencën e tij.

TOKE E HIDHUR/ Fotot e Demirit dhe Umit bien në duart e Sevdas

Fotot e Demir dhe Umit do të bien në duart e Sevdas.

Një përballje mes kësaj të fundit dhe Umit do të zbulojë sekretin më të madh që I bashkon ato të dyja.

A do të mundet Zulejha të zbulojë marrëdhënien e Demir dhe Umit?

NJË DASHURI/ Fatih thur një plan tjetër kundër Doas

Cili do të jetë plani i rradhës i Fatih për të nxjerrë Doan në gjëndje të rënduar psikologjike para doktorit të saj?

Çfarë do të thuhet gjatë një bisede mes Ertugrul dhe Omer?

Nursema vazhdon të jetë e pakënaqur nga jeta e saj martesore.

ZEMER E PLAGOSUR/ Leman vendos të divorcohet nga Sinan

Si do të shkojë fejesa e Jaman dhe Betul?

Leman vendos të divorcohet nga Sinan. A do ta lejojë Azade këtë gjë?

A do të funksionojë kësaj here plani I Handes për të prishur marrëdhënien e Ferit dhe Ajshe?

Bes Kallaku dhe Xhensila zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës, 10 milion euro pasuri

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

Kujtijmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Banorë e tàllen për shkollën, Gjesti ju pergjigjet:”Unë shkollë nuk kam por…”

Përplasjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Gjesti është kthyer në protagonist të disa situatave, ku Jozi duket se nuk nguron ta sfidojë me kunja e komente ironike.

Një prej momenteve të fundit u zhvillua gjatë një debati, ku Jozi e akuzoi me tone tallëse, duke thënë se sjelljet e tij “si màjmun” lidhen me mungesën e shkollës. Por Gjesti nuk qëndroi pasiv.

Unë dy ditë shkollë nuk i kam, por këtu po ua dridh. Natën e mirë,” ia ktheu ai, duke përmbyllur debatin me një deklaratë që u komentua gjerësisht nga banorët e tjerë.

G-Bani flet për lidhjen e mëparshme, “Isha kafshë, ajo më bëri…”

G Bani ka treguar një histori të tijën personale në shtëpinë e “BBV”. Ai ka treguar për lidhjen 5-vjeçare që ka pasur me një vajzë të huaj, por ka pranuar se faji i ndarjes ishte i tiji.

Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë.

Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë. Pastaj rash në dashuri me një tjetër pas 4-5 muajve. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze.

Ndejta 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”