Një deklaratë e fundit e Gjestit për Egli Takon ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një bisede me Olën, ai u shpreh se sjellja e Eglit e ka bërë të “kapërcejë murin”, duke lënë të kuptohet se ajo ka ndikuar shumë tek ai emocionalisht.
Gjesti gjithashtu e krahasoi Eglin me një lidhje që ai ka pasur më parë jashtë shtëpisë, duke thënë se nuk ka qenë një eksperiencë e mirë dhe duke lënë të nënkuptohet se e di deri ku mund të shkojë një femër në situata të caktuara.
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë paraqitjen e saj të radhës në rrjetet sociale, ku jo vetëm ka shkëlqyer me pamjen, por edhe ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të koduar.
E kuruar deri në detajin e fundit, Xheneta ka ndarë një fotografi ku duket më e sigurt se kurrë, ndërsa përshkrimi që ka zgjedhur ka ngritur dyshime për një ‘thumbim’ ndaj Gjestit, ish-banorit të BBVA, me të cilin pati një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.
“Jo tipi që e gjen dy herë,” ka shkruar Xheneta, duke lënë të kuptohet se përfundimisht ka hequr dorë nga lidhja me Gjestin.
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (26 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Banori Besart Kelmendi apo i njohur për publikun, Gjesti, vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.
Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.
Në ‘Shqipëria Live’ janë sjell pamjet e vendit ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.
Ata kanë zbuluar murin, vendin se si duket dhe për atë se çfarë ndodhi pasi ishte hedhur.
Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra.
Pas deklaratës së bujshme të Jozit, i cili tha se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me Livia Brungën, kjo e fundit ka reaguar ndaj situatës.
Në një imazh të publikuar, Livia duket e prekur nga komentet që po qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”.
Deklarata e Jozit ka shkaktuar një debat të madh mes banorëve dhe ka ndezur rrjetet sociale, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë përballje mes të përfshirëve.
Aktori, Çun Lajçi, ka dal me një reagim për veprimin e Gjestit i cili tentoi të arratisej nga shtëpia e BBVA mbrëmë.
Ai ka shkruar një postim mbështetës për këngëtarin, duke e përgëzuar atë për guximin e energjinë.
“Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi ai përmes një postimi në Facebook.
Madje Lajçi ka habitur edhe me një fjali duke iu drejtuar Gjestit se “cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit”.
Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt! Jo! Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit! Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit! Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je! Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty”, ka shkruar ai mes tjerash.
Gjesti mbrëmë tentoi të arratiset nga shtëpia duke kapërcyer murin, megjithatë përfundoi në rrethimin tjetër brenda perimetrit të shtëpisë që monitorohet nga kamerat.
Vëllai i Madh futi një zarf të zi dhe të shtunën pritet të merret vendimi.
Ndonëse ajo nuk është pjesë e spektaklit, dashur padashur emri i saj është përmendur nëpër shtëpinë e “BBVA4”.
Kjo pasi kur ishte pjesë e “BBVK”, Xheneta Fetahu përjetoi një romancë me Gjestin, të cilën e lanë pas krahëve. Pas mbarimit të “Big Brother Kosova” reagimet nga ana e ish-banores në lidhje me situatën në “BBVA4” kanë qenë të shumta.
Së fundmi Xheneta na zbuloi se po përkrah rrugëtimin e saj në këtë format, gazetaren, Gerta Gixhari.
Kjo përkrahje është marrë si “hakmarrje ndaj Gjestit”, pasi gazetarja njëkohësisht dhe banorja aktuale e “BBVA4”, Gerta njihet për përplasjet e saj me artistin nga Kosova dhe Rozanën.
Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Fituesi i Big Brother Albania 6, Anaidi, publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri për lojë.”
Ky postim u shpërnda më pas nga familjarët e Gjestit në InstaStory, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e tij.
Në kushte normale, një veprim i tillë do të sillte përjashtim, por produksioni ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.
Gjesti kapërceu murin e ‘Big Brother VIP Albania 4’ e më pas u rikthye sërish në lojë nga Vëllai i Madh. Ky rast bëri zhurmë të madhe në rrjet, e kishte nga ata që kërkonin përjashtimin e tij e të tjerë që kërkonin nga produksioni që ta linin të lirë, pasi do të largohet.
E pas kësaj, në shtëpi erdhi zarfi i zi, ku shkruhej se vendimi për këtë rast do merret ditën e shtunë.
Ne po ju sjellim raste kur banorët kanë kapërcyer murin dhe kanë dalë nga shtëpia kanë ndodhur në shumë versione të Big Brother në botë. Ja disa prej rasteve më të njohura:
1. Big Brother Brazil (BBB)
• Në edicionin e Big Brother Brazil 9, një banor, Leonardo Jancu, kapërceu murin dhe u largua nga shtëpia. Ai u diskualifikua menjëherë.
2. Big Brother USA
• Në Big Brother 11 USA, Chima Simone refuzoi të ndiqte rregullat dhe u përjashtua nga loja, por nuk u largua në mënyrë dramatike.
3. Big Brother UK
• Big Brother UK ka pasur disa raste të tilla. Një nga më të famshmit ishte në Celebrity Big Brother 2015, kur Perez Hilton tentoi të largohej, por më vonë u kthye në lojë.
• Në një tjetër sezon, Makosi Musambasi nga Big Brother UK 6 u përpoq të arratisej përmes pishinës dhe të dilte nga territori i shtëpisë.
4. Big Brother Australia
• Në edicionin e Big Brother Australia 2008, një banor u largua nga shtëpia pa lejen e produksionit duke kapërcyer murin, por u gjet nga sigurimi dhe u përjashtua.
5. Big Brother Afrika
• Në Big Brother Africa, ka pasur raste kur konkurrentët kanë dalë nga shtëpia për arsye të ndryshme, por shumica janë diskualifikuar menjëherë.
Kapërcimi i murit ose largimi i paautorizuar nga shtëpia është një shkelje e rëndë e rregullave, dhe në pothuajse të gjitha rastet banorët janë diskualifikuar menjëherë. Ky fenomen ndodh rrallë, por kur ndodh, krijon një moment dramatik në spektakël dhe zakonisht shoqërohet me pasoja kontraktuale.
Do e shohim sesi do vendosë produksioni i ‘BBVA’ për Gjestin!
Gjesti i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij duke mbrëmë duke u hedhur nga muri i shtëpisë së BBVA.
Veprim për të cilin pritet të dënohet pasi mbrëmë vonë në shtëpi ka hyrë edhe një zarf i zi për Gjestin.
Por të gjithë janë kurioz të dinë arsyen e këtij veprimi nga ana e këngëtarit.
Egli e ka pyetur se përse e bëri dhe Gjesti i ka rrëfyer: “Mu ngushtu zemra, kisha nevojë të bëjë diçka. Më erdhi me dalë…”
Menjëherë pas këtij rrëfimi produksioni i ka hequr kamerat nga Gjesti dhe Egli duke mos na lejuar të mësojmë më shumë rreth arsyes se pse Gjesti e mori këtë veprim.