G Bani i rikthehet përplasjes me Gjestin dhe përjashtimit: “Ishte pabesi nga…”

G Bani ka komentuar sërish përjashtimin e tij nga ‘Big Brother VIP Albania 4’, pasi goditi Gjestin.

Ai e thekson se veprimi i tij ishte i tepërt duke e marrë si një tradhti ndaj produksionit.

Reperi thotë se vetëm për këtë i vjen keq dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me Gjestin.

“Nuk tërhiqem nga veprimi, veprimi im ishte i tepërt sepse ishte pabesi për ftesën që më dha produksioni për të qenë aty, nuk më futën në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit edhe nga ky kontekst ka qenë diçka negative për mua dhe sigurisht që më ka lënduar.

Edhe për njerëzit që më kanë mbështetur që më kanë votuar, përgjegjësia ishte e imja”, u shpreh ai.

“Ke filtruar me burra të tjerë në. Shko dehu rrugëve…”, Plas keq mes Gertës dhe Valbonës

Dita e sotme ka qenë e mbushur me debate të ashpra në shtëpinë e BBVA.

Ndër debatet më të forta ka qenë ai mes Gertës dhe Valbonës, të cilat kanë kaluar në ofendime të rënda.

Ka qenë Valbona e cila e irrituar nga debatet me Gertën, i ka përmendur një episod që sipas Valbonës, e ka shikuar në club.

“Mos më përmend mua moralin o e pamoralshme. Ti që dehesh clubeve natën dhe flirton me burra të tjerë duke qenë e martuar. Ti je e pamoralshme, shko dehu rrugëve…”, është shprehur Valbona.

OSMANI/ A do mund të arratiset Osmani

A do të bashkohet begun me tradhtarin Ilbaj?

Mongolët masakrojnë një pjesë të madhe të fisit të Osmanit dhe një pjesë e tyre do të arratisen.

Çfarë do të ndodhë me Osmanin e zënë peng?

TOKË E HIDHUR/ Zulejha mëson se Umit pret një fëmijë nga Demiri

Cili është qëllimi i vërtetë i rikthimit të Betyl?

Umit i rrëfen Zulejhas që ajo po pret një fëmijë nga Demir.

Betyl vendos të afrohet me Umit. Cili është qëllimi I saj?

Cili është qëllimi i vërtetë i rikthimit të Betyl? Umit i rrëfen Zulejhas që ajo po pret një fëmijë nga Demir. Betyl vendos të afrohet me Umit. Cili është qëllimi I saj?

Fituesi i BBVK publikon bisedat e tij me nënën e Gjestit, “Drilon, Gjestin duhet me…”

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ndau me ndjekësit një bisedë private me nënën e  tij, ku del ne pah mbështetja e saj për Gjestin.

Përmes një postimi në Instastory, Driloni ka treguar se nëna e tij është duke përjetuar situatën e Gjestit në shtëpinë e BBVA në një mënyrë të ngjashme me atë që ai përjetoi në BBVK.

Ajo i ka kërkuar të bëjë diçka për Gjestin, i cili momentalisht është në nominim dhe po përballet me sfida të shumta brenda shtëpisë.

“Te gjithe kanë dalë kundër tij sikur që kanë qenë kundër teje, por edhe Gjesti duhet të fitojë,” shkruhet mes të tjerash në mesazhin e nënës së Drilonit. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat kanë nisur diskutime mbi mbështetjen që Driloni mund t’i japë Gjestit dhe nëse kjo do të ndikojë në qëndrimin e tij në shtëpi.

Rozana publikoi mesazhet, miku i Olta Gixharit zbulon detajin e rëndësishëm

Ditën e sotme, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.

Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ai zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni.

Motra e Gjestit komenton sjelljen e Eglit me Gjestin: “Është shumë e sjellshme, por…”

Motra e Gjestit, Blerina pas surprizës që iu bë mbrëmë banorit, ka dhënë një intervistë për “Big Brother Vip Fan Club”.

Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe për raportin e të vëllait të saj me Eglin. Ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.

Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?

Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër.

Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?-Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.

Flet për herë të parë shoku i Gjestit: Janë dhënë deklarata të pavërteta. Djellza na ka ndihmuar, por…”

Një prej shokëve të Gjestit ishte i ftuar në “Fan Club”, i cili komentoi deklaratat në rrjet për lidhjen e Gjestit me ish të dashurën e tij, Djellzën.

Djellza është ish e dashura. Kanë bashkëjetuar bashkë, janë ndarë secili në rrugët e veta. E di që me të është kryer çdo sen. Djellza nuk ka komentuar fare me ne.

Sa i përket shijeve të tij, ai është si koha, ndryshon. I ndryshon shija me kohë. Ama në kohën sa ka qenë jashtë. Mendoj se Egli është kohë me diell, krejt e dimë për Xhentën.

Është e vërtetë ça ka fol me Gjesti për Djellzën. Kemi qenë gjithsej 5 miq, ndihma ka qenë kur kemi pasur kohë të kqija, dikush nuk ka pas punë. Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për Gjestin, nuk kam pasur asnjë kontakt me Djellzën që prej kohës që janë ndarë. Unë Djellzën e kam respektu prej Gjestit, nuk e mohoj asnjëherë ndihmën prej saj. Deklaratat për dhunë, nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje”-tha ai.

Ja kërkoi Rozana, menaxheri i nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës. Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.

TOKË E HIDHUR/ Zulejha tronditet nga lajmi që mëson

Cili është qëllimi i vërtetë i rikthimit të Betyl?

Umit i rrëfen Zulejhas që ajo po pret një fëmijë nga Demir.

Betyl vendos të afrohet me Umit. Cili është qëllimi i saj?