E konfirmuar! Plot 4 hyrje të reja sonte në BBVA

Në puntatën e sotme të “BBVA”, katër banorë të rinj do t’i bashkohen me shtëpisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Sara Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të programit, të cilët presin me padurim të shohin dinamiken e re që do të krijojnë këta banorë në shtëpinë e Big Brother.Se cilët “VIP-a” do të bëhen pjesë kësaj radhe, kjo mbetet për t’u parë.

Produksioni e paralajmëroi në promo, ja kush pritet të jetë takimi emocionues sonte

Gjatë promos së Big Brother VIP Albania për natën e sotme, ndër të tjera thuhet se do ndodh një takim emocionues.

Të shumta kan qenë adulimet në rrjet për këtë takim se mes kujt do ndodh.

Xheneta me Gjestin dhe Mevlani me Livian janë dy takimet që janë përfolur më shumë.

Burimet e fundit në rrjet se sonte në shtëpinë e BBVA pritet te futet Mevlani për të takuar Livian.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse Mevlani do futet si banor apo vetëm për takimin me Livian.

“Po me del zemra…”, Egli merr një surprizë të veçantë nga Kosova

Pas ditëve të vështira dhe me lot të Eglit ndërkohë që Gjesti nuk i fliste, duket se ka ardhur momenti i gëzimeve për Eglin.

Mbrëmë ajo është pajtuar me Gjestin dhe dyshja kanë fjetur pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë një gjë tjetër shumë e bukur ka ndodhur sot në mëngjes për Eglin.

Një dron me foton e saj dhe flamurin e Kosovës ka ardhur për këngëtaren, ndërsa krahas fotos shkruhej: “Kosova të do, me ty deri në fund. Forca Egli”

Egli emocionuar shumë dhe ndër të tjera është shprehur: “Po më del zemra vendit…”

Më e dashuruar se kurrë, Egli habit me veprimin e saj të fundit ndaj Gjestit

Ndonëse në fillim kishte thënë se do mundohej të mos krijonte lidhje në Big Brother VIP, Egli duket se tashmë është totalisht e dashuruar pas Gjestit.

Këtë e ka treguar në shumë raste gjatë këtyre ditëve, siç ishin dhe lotët e derdhur dje gjatë ditës kur Gjesti nuk i fliste.

Por pas lotëve ka ardhur pajtimi dhe mes Eglit e Gjestit ka rinisur afrimiteti siç jemi mësuar ta shohim gjatë ditëve të fundit.

Sot në mëngjes Egli ka treguar dashurinë e saj për Gjestin me një tjetër veprim, ku gjatë kohës që Gjesti flinte, ajo është shtrirë pranë tij duke qëndruar pa fjalë duke e shikuar.

Gjesti shpërthen keq ndaj Xhenetës, “Kurrë nuk kam pasur…”

Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit.

Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku.

Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të.

Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja”.

Më tutje ai vazhdoi: “Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.

Ndërkohë, Egli nuk tha asgjë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.

Reagimi i saj i rezervuar la hapësirë për interpretime mbi atë se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.

Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur pikëpyetje nëse do të rikthehen në komunikim më të afërt, apo nëse kjo ishte vetëm një bisedë kalimtare mes tyre.

Lotët e Eglit për Gjestin, ja reagimi i pamëshirshëm i Xumit

Pas deklaratës së Gjestit në spektaklin e së shtunës se “nuk ndjen asgjë për Eglin”, duket se situata mes dyshes po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Egli vazhdon të shfaqë përkushtimin e saj ndaj këngëtarit, gjë që ka marrë vëmendjen e publikut dhe ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

Në një video të shpërndarë në rrjet, Egli i shprehet Livias:
Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime, dhe më i zëshmi ka qenë Xumi, ish-banori që më parë u kritikua për raportin e tij me Eglin.

Në një postim të fundit, Xumi ka theksuar se nëse ai do të ishte shprehur në atë mënyrë për Eglin, do të ishte etiketuar si përndjekës dhe manjak.

Ai kujton sesi, edhe pa bërë veprime të ngjashme, mori sulme të ashpra nga publiku dhe nga vetë Egli gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

I drejti zhytet, por nuk mbytet! Zoti është i madh!” – ka shkruar Xumi, duke nënkuptuar se karma ka bërë punën e saj dhe se ai tani po sheh të ndodhë diçka që, sipas tij, është e drejtë.

NJË DASHURI/ Doa heq dorë nga plani i saj

Si po shkon marrëdhënia e Fatih dhe Doa?

A ka hequr dorë kjo e fundit nga hakmarrja e saj?

Ertugrul dhe Këvëllxhëm vazhdojnë të afrohen çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin.

TOKË E HIDHUR/ Kthimi i Zulejhasë ndryshon vendimin e Demirit

Demir është i vëndosur të vrasë Umitin pastaj dhe veten por ardhja e Zulejhasë do të qetësojë çdo gjë.

A do të mundet Zulejha ta falë atë pas kësaj?

Në Çukurova vjen Betyl, vajza e Sherminit.

Si do të jetë takimi nënë e bijë?Fikret vjen në shtëpinë e Demirit për t’i kërkuar falje atij…

Nuk pranoi ta lexonte, zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët?

Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike.

Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të!

Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!

Letra e Gjestit:“E dashur ishe D.Oj drita jem, kallxom natën ku po flenO bebi jem, kallxom n’cilin krah po flenO drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xënO bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

“Egli po përgatitet të dal nga shtëpia…”, Laerti këshillon Gjestin

Gjesti sërish nuk ka pranuar të komunikojë me Eglin edhe gjatë ditës së sotme dhe kjo e ka rënduar shumë gjendjen e saj emocionale.

Shumë herë Egli ka tentuar t’i flasë Gjestit po ky i fundit e ka injoruar totalisht duke mos i kthyer as përgjigje.

Disa banorë janë munduar ta bindin Gjestin se duhet të komunikojë dhe të sqarohet me Eglin.

I fundit ishte Laerti, i cili ndër të tjera e ka këshilluar banorin: “Nuk po të them as të lidhesh as mos lidhesh, atë e di ti. Por të këshilloj ta qetësosh Eglin pasi ajo po përgatitet të largohet nga shtëpia.”

Gjesti ndërkohë i është përgjigjur se pas pak do fliste me të dhe do sqarohet.