Mbrëmjen e djeshme banorëve të “BBV” iu dha mundësi t’i shkruajnë një letër personit të zemrës me rastin e Shën Valentinit.
Egli vendosi t’ia shkruajë Gjestit, por ky i fundit edhe pas kësaj e ka injoruar dhe mbit të gjitha ai i kishte shkruar letër ish të dashurës.
Egli teksa ishte në krevat me Livian deklaroi se: “Ta kap me zor? Nuk rri dot, po më plas shpirti. Të vi të flas, të komunikojë jo të më injorojë se nuk i kam bërë asgjë”.
Gjatë gjithë ditës së djeshme Egli është përpjekur të rifillojë komunikimin me Gjestin, madji i ka dedikuar dhe një letër dashuri, por pa sukses.
Gjesti vazhdon t’i mbajë qëndrim dhe nuk i flet pavarësisht se Egli i ka kërkuar disa herë të sqarohen.
Por duket që edhe durimit të Eglit i ka ardhur fundi.
Në një video që po qarkullon ne rrjet, ne një moment pasi Egli i thotë Gjestit se përse nuk i flet dhe sillet keq me të, Gjesti sërish largohet pa i kthyer përgjigje dhe kjo e nervozon aq shumë këngëtaren sa nëpër dhëmë e ofendon me fjalët: “të q*ft derri në…”
Situata mes Gjestit dhe Eglit ka vazhduar edhe dje të jetë jo e mirë dhe dyshja nuk kanë pasur komunikim.
Edhe pas letrës së Eglit dedikuar Gjestit, përsëri asgjë nuk është sheshuar mes çiftit pasi Gjesti nuk ka pranuar komunikim.
E rënduar nga kjo situatë Egli i është afruar Gjestit duke i kërkuar se çfarë i ka bërë që sillet kështu ndaj saj.
Gjesti përsëri nuk është përgjigjur duke e injoruar pyetjen e Eglit, gjë e cila ka çuar Eglin t’i bëjë një betim Gjestit.
“Vetëm më thuaj se çfarë të kam bërë se për shpirt të gjyshit nuk do ma shohësh fytyrën më…”, i është betuar Egli. Ndërkohë Gjesti përsëri ka zgjedhur të heshtë.
Producenti muzikor, Alberati, i ka thënë të gjitha për Gjestin.
Në një intervistë dhënë për Prive ai ka treguar se si u njoh me të, fillimet e artistit në karrierë dhe se si e ndihmoi në muzikë, por tha dhe detaje që nuk i dinim për Diellzën, ish partneren e Gjestit.
“Diellzën e kam pasur shumë dost, xhelozia e keqe, mendojke se po e pëlqej. Diellza na është gjendur shumë, erdh një kohë kur shkuan të gjitha paratë, ky nuk ka punuar kurrë. Kurrë nuk ka pasur para. Diellzën e kam pasur shumë shok, shumë dost. Ajo më kuptojke, po ky i merrke shumë ndryshe.
Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të.
Diellza është femër e hijshme. Si mundesh me pas marrëdhënie me një femër si ajo, edhe me përdor gjëra tjera.
Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qeranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën. Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e e pren në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai.
Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë”
Që prej të martës mbrëma kur u shfaq klipi i Xhenetës, Gjesti dhe Egli i kanë shkëputur marrëdhëniet e afërta dhe Egli është larguar nga krevati ku flinin.
Mes tyre ende nuk ka pasur një sqarim dhe secili po i mban qendrim njëri tjetrit.
Gjatë një bisede sot me Rozanën, Gjesti ka treguar arsyen se përse nuk ka ikur të sqarohet ende me Eglin.
“E vetmja arsye për të cilën nuk kam ikur të sqarohem është sepse nuk më ka pëlqyer fakti që sapo dola nga dhoma e rrëfimit, Egli direkt mu drejtua duke më thënë se tani po kupton gjithçka, kshu qenke ti. Nuk më ka besuar në asnjë moment dhe nuk ka ardhur të më thotë a mund ta dëgjoj versionin tënd, si qëndron çështja”, ka thënë këngëtari.
Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën.
Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë e të flasë pas gjithë atyre që kanë ndodhur.
“Më dëgjo. Ajo ka prit me fjalë të saj, me fjalë. Mund të them gjithçka se tash mundesh me kuptu një gjë. Ne brenda kemi qenë tmerr, nuk ka pasur ajo ndjenja për mua. Kurrë nuk më ka dashur. Po tash si ka fytyrë të thotë edhe sot del që unë kam menduar që më pret jashtë”, tha ai.
Më tej ajo shtoi;
“Edhe pasi u dal shikon me bë emër në shtëpinë tem. Ish e dashura me u përfol, akoma shikon të kapet te unë. Do me u cilësu si ish e dashura që akoma e do, kjo është vetëm lojë. Thjesht lojë, edhe jashtë po e bën. Si ke fytyrë me thënë kam menduar që akoma më pret, pas gjithë atyre gjërave. Pasi kam dalë nga aty kam thënë në emision jashtë se s’kam me pas asgjë me të”.
“Unë e di sa kam heq, sa më ka shkelur e si ka fytyrë të thotë, sërish po do famë a në krah temin, mos e bëj se dukesh shumë e pafytyrë sidomos me i qit ata lot false”