Një kërcënim vjen për Sevdan. A do të mund të heqë dorë Fikret nga hakmarrja e tij tani që Myzhgan sështë më pranë tij?

Cila është arsyeja që Zulejha vendos të rikthehet në fermë?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Demir, Zulejha dhe Umit?

Një kërcënim vjen për Sevdan. A do të mund të heqë dorë Fikret nga hakmarrja e tij tani që Myzhgan sështë më pranë tij?
Cila është arsyeja që Zulejha vendos të rikthehet në fermë?
Çfarë do të thuhet në një përballje mes Demir, Zulejha dhe Umit?
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”.
Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…
Si e komenton situatën mes Eglit dhe Gjestit, ku ajo i ka ndjenjat këtij të fundit? Si i sheh këto vajza që i hapin zemrën të parat një djali?
“Mendoj se janë pak shushka. Nuk besoj se i bëri mirë vetes sepse koha ka vërtetuar gjithmonë që nëse ne femrat ia shprehim dashurinë të parat, jemi ato që lëndohemi të parat. Nuk duhet ta shprehësh.”
Por pse jo? Kohët kanë ndryshuar, pse vetëm një mashkull duhet t’i shkojë nga pas një femre?
“Po kështu siç kanë ndryshuar rrethanat, i bie që t’i marrim burrat e t’i veshim me fustan, t’i mbajmë dhe në shtëpi…”
Loredana, banorja aktuale e “BBVA4” e përjetoi shumë keq përballjen me deklaratat e Jozit, të cilat produksioni ia shfaqi në ekranin e dhomës së rrëfimit.
Për rrjedhojë ky moment ëhstë komentuar sërish brenda shtëpisë së “BBVA4”.
Ka qenë Gerta ajo që e ka sinjalizuar Lorin se ky ka qenë një provokim nga ana e produksionit.
Madje më tej Gerta shton se Loredana duhet të mbajë parasysh se deklarata e Jozit e shfaqur nga produksioni përbëhet nga disa pjesë të intervistave që ai ka dhënë. Duke lënë të nënkuptojë se fundja fjalët e tij kanë qenjë një montazh.Kujtojmë se ditën e djeshme Jozi befasoi me dedikimin e bërë ndaj Loredanës i cili mes rreshtash u shpreh: Duan të na ndajnë.
Gerta: Ai mesazhi që të ka sjellë te “Big Love” ka qenë siç ka dalë Jozi nga këtu. Me ty.Lori: Po ajo çështja e Danjës dje?Gerta: Ishte provokim. E di pse ishte provokim? Se ishte vetëm ajo fjali. Isht eke boxi që dëgjuam ne. Ne nuk është se dëgjuam të gjithë intervistën. Se ai s’flet vetëm aq.
Lori: Po pra. Ai aq më tepër duhet të mbajë parasysh që unë nuk e dëgjoja…Gerta: Jo. Jo. Jo, ka qenë lidhja me shtëpinë. Pastaj tha Ledioni mbyllim lidhjen me shtëpinë, pas asaj.Gerta: Po ka hedh një mesazh, pas deklaratës tënde, pas veprimit që ke bërë me Gjestin. Dëgjo tani Jozi është nga ata që ka dashur që tis ulmin t’ia bëje sepse Gjesti të nxorri trë dashurin jashtë. Ti thjesht duhej të sulmoje…
Banori i shumë përfolur i BBVA ka marr sot një dron nga një koleg i tij, pikërisht nga këngëtari Stresi.
Stresi e kishte paralajmëruar surprizën e tij për Gjestin ndërsa sot kjo surprizë u realizua.
Gjesti është shfaqur shumë i lumtur nga surpriza e Stresit, të cilin e ka falenduar, duke shtuar dhe batutën që “shpresoj që ma ke dërgu që me mçu prej gjumi.”
Në banderolë ndërkohë kishte një mesazh për Gjestin, ku Stresi e inkurajonte të mos dorëzohej.
Pas kësaj surprize, Egli e ka përqafuar Gjestin për këtë surprizë.
Egli Tako s’ka qëndruar e qetë sot në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”.
Ka pasur debate të shumta me banorët, në veçanti me Gertën dhe Valbonën. Teksa po fliste me këtë të fundit, merr vërejtje nga produksioni, por kaq i desh asaj që të shpërthente.
Egli në gjaknxehtësi e sipër, zbuloi se produksioni ka detyruar secilin prej banorëve të firmosë kontratë që të mos përmendin emrin e Xhenetës, ish të dashurës së Gjestit.
‘Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.
I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Jul Deda, aktor dhe momentalisht moderator i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel. Ai gjithashtu ka qenë finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ndaj tematika e pjesës më të madhe të kësaj interviste ishte pikërisht analiza e këtij formati.
Madje në shumë postime në rrjetet e tij sociale, ai zgjedh të komentojë situatat e zhvilluara brenda mureve. Si është “Big Brother” për të?
“Ti e mban mend që ushtritë dikur bëheshin nga 3 vjet dhe qante i gjithë fisi. Ky djali që shkonte ushtar 3 vjet nga Shkodra në Karavasta, ai gjithë jetën e mbante mend këtë ushtrinë sepse ishin 3 vjet që ishte i izoluar, mezi vinte të shikonte shtëpinë e kështu me radhë. Madje bënin edhe tatuazhe. Big Brother është një lloj i tillë. Është 4 muaj e gjysëm eksperiencë e paharrueshme në jetë. Nuk e di si ta shpjegoj se duhet ta provoni, por që të mbetet në mendje gjithë jetën. Tani e rëndësishme është të dalësh si fillim, por tani e shikoj ndryshe. E para pashë shtëpinë.’
Lidhur me këtë të fundit, si kanë qenë ndryshimet e shtëpisë për të këtë vit krahasuar me BBV3 dhe cila ka qenë më e bukura?
Kur kam qenë unë normal. Unë mendoj se shtëpia është e shkëlqyer. Problemi i vetëm është vetëm ambienti i pjesës së dusheve. Vjet ka qenë më i madh dhe më i përdorshëm. Këtë vit e përdorin më pak nga banorët që janë aty. Por mos të harrojmë diçka. Sivjet ka më pak banorë. 30 e ca ditë ne kemi qenë 24 veta, këta janë 12 tani.
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë G Bani. Artisti i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua nga loja gjatë javës së kaluar duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Pas një qëndrimi brenda shtëpisë, ai u përjashtua me zarf të zi nga loja gjatë javës së kaluar. Si ndihet ai pas këtij vendimi, a është penduar G Bani?
“Ndjenjë pendese po. Jam penduar, por jo jam penduar se i bëra atë gjë atij. Jam penduar se preva në besë produksionin që më besuan të isha në atë format dhe e di shumë mirë që produksioni absolutisht nuk toleron asgjë të tillë. Kur jam futur pastaj, kur dola nga aty dhe u futa në rrjetet sociale dhe kam lexuar lloj lloj psikopati, që thonin që ky i ka gjërat mirë me produksionin, më vinte të vija kujën se e di shumë mirë që ka diçka që kam hasur tek Top-i që në 2004. Përveç infrastrukturës dhe teknologjisë së lart që ka pasur që atëherë është meritokracia dhe e di që Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajtur me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse mban G Banin, kur e fundit e ka promovuar vetë që në 2004.”
Lidhur me Prime e së martës, ku ai doli për herë të parë në publik dhe dha deklaratën e tij për rastin në fjalë, G Bani u shpreh:
“Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor e sa keq jam ndjerë kur (Ledioni) gjykoi atë që kam bërë.”
Në fund të intervistës, G Bani pati edhe një moment emocional, i cili qau për në situatë mjaft prekëse të ndodhur brenda shtëpisë:
Njërit nga zërat e çunit (brenda shtëpisë) të kërkoj falje sepse sa herë bëja gabime e sa herë doja të largohesha më qetësoje, por njëherë mbaj mend më the ‘prej lufte veç ai largohet’. Vetëm këtë rreshtin…(qan). Edhe nuk ta respektova dot këtë./
Reperi Stresi është treguar mjaftë përkrahës për artistin Gjesti.
Pas akuzave ndaj Gjestit natën e mbrëmshme, Stresi ka vendosur që t’ia tregojë përkrahjen publikisht.
Në Instastory ka publikuar një foto ku pritet t’i dërgoj një dron nesër.
“Mos u dorzo” shkruhet në fotografi.
Ndonëse brenda shtëpisë po ndodhin debate mes Eglit dhe Gertës, këta të fundit kanë reaguar në rrjetin social Instagram.
Në një instastory të publikuar ata kanë shkruar:
“Ke perfunduar personal trainer, Gerta po ti e di çfarë është dhe pse qenka kaq gje e ulet te besh kete pune”
Mesazh për Gjestin apo jo, Xheneta e ka marrë vëmendjen sërish!
Ajo është bërë pjesë e videoklipit të këngës më të re “Pishman” nga Adri dhe Iliriana, dy gjysmëfinalistë në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.
Dyshja publikuan sot projektin e tyre muzikor, ndërsa prania e Xhenetës në videoklip ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.
Ajo që ka nxitur diskutime janë disa vargje të këngës, si “tradhti virale”, të cilat fansat i kanë lidhur me situatën e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.