“Një djalosh kosovar nuk e fiton BBVA”, Egla reagon sërish pas deklaratës kundër Gjestit

Aktorja Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar për një intervistë në RTSH, ku ndër të tjera u pyet edhe për “fenomenin” e momentit, Gjestin.

E pyetur nëse e sheh Gjestin fitues, Egla tha: “Një djalosh kosovar në Big Brother të Shqipërisë. Jo, nuk e shoh atë fitues”.

Kjo deklaratë e Eglës u bë menjëherë virale në rrjet, duke u kritikuar jo pak për etiketimin që i bëri Gjestit.

Për të sqaruar dhe njëherë deklaratën e saj, fituesja e Big Brother VIP Albania 3 ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke kritikuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe se “të jesh kosovar është krenari”.

“Të gjithë ata injorantë që janë prekur nga fjala “Kosovar”, ju bëj me dije se jeni fundi i fundit! Të jesh Kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është një qelbësirë. Tung! Lovju Kosova, Lovju Kosovarë“, shkruan aktorja në InstaStory.

A njihej me Eglin që më përpara? Xheneta tregon si qëndron e vërteta

Në studion e “Fan Club” në Top Channel ka qenë e ftuar ish-banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta.

Siç e dimë Xheneta krijoi një lidhje romantike me Gjestin brenda shtëpisë, një lidhje që i dhanë fund. Moderatorja Heidi e ka pyetur atë nëse njihet me Eglin jashtë shtëpisë.

Xheneta: Nuk e njoh personalisht, por kur duhej të merrja pjesë në një videoklip do merrte pjesë edhe ajo dhe unë nuk doja të isha me atë por vetëm unë. Nuk e njihja fare si fytyrë, nuk kam pasur kontakte kurrë.

Heidi: ”Ti mund të kopjosh sa të duash, gjithnjë do jesh një hap prapa”, postimi yt në rrjete sociale kujt i referohet?

Xheneta: Kujt i ka dhimbt, nuk e di. Kujt i dhemb le ta mbaj.(qesh)

Heidi: A ia uron fitoren Gjestit?

Xheneta: Po, pse jo? Nëse e meriton dhe publiku e voton pse jo. Nuk po e shoh shumë Bigun sepse kam shumë angazhime dhe nuk e di se kush e meriton. Nëse ai e meriton dhe po bën lojë pse mos ta fitoj? Unë kam pasur shume momente të mira e të këqija me Gjestin dhe brenda Bigut ka qenë personi më i afërt i imi.

A do futet sërish Fifi si banore në BBVA? Ja përgjigja e këngëtares

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për edicionin e famshëm “BBVA’.

E pyetur se nëse do bëhej pjesë sërish e kësaj eksperience, ajo habiti me përgjigjen që dha.

“Me qeto men qe kom valla ka mundesi”, shkroi ajo, duke thënë se po, do futej sërish.

Interesante do ishte që Fifi të ishte pjesë e këtij edicioni.

Pas eleminimit nga BBVA, G Bani merr vendimin e papritur

Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij.

Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë, ai ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

NJË DASHURI/ Doa i rrëfen Fatihut që e ka tradhëtuar

Për shkak të sëmundjes së tij Omer vendos të ndahet nga Këvëllxhëm.

Ndërkohë që Fatih i propozon për martesë Doas, kjo e fundit i tregon atij që e ka tradhëtuar.

Si do të reagojë ai pas këtij rrëfimi?

G Bani tërhiqet nga gara?: “S’jam askund o vlla. Jam tu mundu por s’vlen…”

Në një bisedë të bërë me Aldon, G Bani shprehet se po e vëre se nuk është askund në lojë.

Teksa mundohet t’i shpjegojë Aldos se ai po i shikon gjërat në vija të përgjithme, artisti shprehet se po mundohet të ndajë Albanin nga G Bani.

Kjo deklaratë e tij vjen pas thyerjes së rregullit kryesor të lojës, ku ai u fut në tualet së bashku me Gjestin.

G Bani: Aldo du me të tregu nji fakt. Jam tu u ni shumë cekët. Besoj se jam shumë cekët. Jam tu i pa gjanat në mënyrë shumë sipërfaqësore. Jam t’i pa gjanat në vija të përgjthshme. Jam tu munu me nda Arbanin nga G Bani. Edhe G Bani është në lojë, Arbani është gjë tjetër.