Gjesti i dedikon një tekst dikujt jashtë, Egli reagon ashpër: “Ai tekst është…”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

Egli: Çfarë është ajo?

Gjesti: Personale e imja.

Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

Gjesti: Është nga shpirti.

Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

Gjesti: S’është e vërtetë.

Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

Gjesti: Po të them, është diçka personale.

Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?

Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.

A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

Loredana thyen kutinë e emergjencës, ja ndëshkimi që mori

Loredana Brati ka thyer kutinë e emergjencës.

Mbrëmjen e kaluar, banorja e “BBVA” kërkoi të merrte një informacion, por në këmbim u përball me një dënim.

Në zarf shkruhej:

Ky informacion të kushtoi 20 mijë euro nga çmimi i madh”

Pra, nëse Lori shpallet fituese, automatikisht i hiqen 20 mijë euro nga shuma e madhe.

G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen bashkë në tualet! Ndërsa produksioni…

G Bani dhe Gjesti janë futur të dy bashkë në tualet, duke thyer rregullat e Vëllait të Madh.

Ndërsa Gjesti dëgjohet të thotë “Deri në fund”, ata më pas kanë dalë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Valbona ka kundërshtuar vendimin e G Banit, duke i kërkuar që të mos e bënte. Qëllimi i këtij veprimi është që të dalin në nominim ‘kokë më kokë’, por ende nuk dihet vendimi i Vëllait të Madh pas këtij veprimi.

A do ketë nominim kokë më kokë mes Gjestit dhe G Banit?

ZEMËR E PLAGOSUR/ Hande vazhdon planin kundër Ferit dhe Ajshe

Hande vazhdon të bëje çdo gjë për të shkatërruar dashurinë që Ferit ndjen për Ajshen.

Çfarë do të ndodhë me këtë të fundit?

Ferit vazhdon të përballet ashpër me nënën e tij për shkak të Ajshes.

Pas fjalëve të Jozit, reagon familja e Gjestit

Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë Gjestin, duke i thënë: “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve.” Kjo ka çuar në përjashtimin e Jozit nga gara nga ana e “Vëllait të Madh”.

Në një komunikim me grupin e menaxherëve të Gjestit, këta të fundit kanë shpjeguar për “Top Channel”, se familja e Gjestit është thellësisht e prekur nga kjo deklarastë. Ata theksuan se janë një familje dëshmorësh dhe se ky etiketim është një fyerje e papranueshme dhe e dhimbshme për ta.

“Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

Pas asaj deklarate nga Jozi, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij duke thënë “nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Por si e ka pritur i ati i këngëtarit të gjithë këtë situatë?

“Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.

Po përpiqet t’i rregullojë raportet, Jozi bën veprimin e papritur ndaj Gjestit

Joz Marku ka qenë në qendër të vëmendjes pas skualifikimit të tij nga Big Brother VIP Albania për ofendimin e rëndë ndaj Gjestit. Gjatë një debati pas spektaklit, Jozi e kishte ofenduar Gjestin me fjalë të rënda, duke përdorur një shprehje të papranueshme. Kjo ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga publiku dhe nga figura të njohura, duke ngritur një debat të gjerë.

Në përgjigje të kritikave, Jozi ka kërkuar falje publike dhe ka shprehur një ndjenjë detyrimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Mesa duket, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar situatën, ai ka ndjekur llogarinë e Gjestit në Instagram.

Megjithatë, duket se kjo lëvizje nuk është pasuar nga familjarët e Gjestit, të cilët nuk e ndjekin llogarinë e Jozit, gjë që lë të nënkuptohet se nuk ia falin veprimin.

I la të gjithë pa fjalë, Kiara publikon vídęon e rrallë të Luizit

Teksa zhvilloi një bisede virtuale me njdekësit e saj, Kiara Tito na zbuloi shumë të pathëna deri më tani, që nga një foto ku Luizi shfaqet i vogël e deri te dedikimet romantike që partneri i bën.

E pyetur nga një ndjekës për një foto të papublikuar më parë nga Maldivet, moderatroja zgjodhi të postonte një moment ku Luizi shfaqet duke kënduar një pjesë nga këngë romantike “Perfect” e këngëtarit me famë botërore Ed Sheeran.

Poshtë videos Kiara shkroi: Kur Luizi bëri performancë në Maldive dhe mori komente se mund të këndojë bukur.

ZEMËR E PLAGOSUR/ Jaman mëson sekretin e jetës së tij

Jaman do të mësojë sekretin e jetës së tij.

A do të pranojë Ajshe që Ferit të jetë tani e tutje avokati i saj?

Një armik I fshehur për shumë vite do të dalë kundër familjes Sanxhakzade.

NJË DASHURI/ Doa takon një grua të panjohur

Çfarë do të thuhet mes Fatih dhe Doa?

Shoqja e Umutit e cila po rri për pak kohë në shtëpinë e tij do të krijojë një tension mes Nursemas dhe Pembe.

Kush është gruaja që do të takojë Doa?