TOKË E HIDHUR/ Umit dëshmon në seacën gjyqësore të Demirit

Demir do të dalë para gjykatës për incidentit e Umitit. Si do të shkojë kjo seancë?

Cila do të jetë deshmia e Umitit, a do të tregojë ajo të vërtetën?

Myzhgan kthehet sërish në shtëpi duke i kërkuar edhe njëherë falje Fekelit.

Hoqi unazën sapo doli nga shtëpia, Jozi tregon arsyen

Sapo ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik, përjashtimin e Jozit nga gara. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj bashkëkombasve, pas një debati me Gjestin gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ai e quajti atë “kopil shkine”. Ky akt i ka shkaktuar shumë reagime, dhe Vëllai i Madh ka vendosur të marrë masat e nevojshme për të ruajtur respektin dhe etikën brenda programit.

Pas daljes nga shtëpia, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në programin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe vendimin e marrë.

Gjatë intervistës, Sidorela vuri re se Jozi nuk po mbante unazën e martesës me Loredanën, e cila ishte e dukshme gjatë qëndrimit të tij në “BBV4”. Ai shpjegoi se e kishte hequr atë për shkak të dushit dhe tha se shpreson që ta marrë përsëri më vonë.

Jozi tha se kishte shumë respekt për Loredanën, duke e përshkruar si një femër me karakter të fortë dhe se do të kishte vetëm fjalë të mira për të dhe për familjen e saj. Ai shtoi se është i gatshëm të vazhdojë njohjen me të jashtë programit dhe tha me bindje se do të ketë një lidhje serioze me të në të ardhmen.

Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë

Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë

Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë

Jozi: Po do e pres

Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të

Jozi: Patjetër që po

Jozi u përjashtua ndërsa Gerta jo, Egla Ceno ka diçka për të thënë

Në dasmën e organizuar të dielën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, protagoniste ishin Loredana dhe Jozi, por atmosfera e shpresuar për një moment gëzimi u prish shpejt nga tensionet mes banorëve. Gjatë mbrëmjes, pas spektaklit, debati mes Jozi dhe Gjestin ka eskaluar, kur Jozi e quajti Gjestin “kopil shkine” dhe e kritikoi për mos kërkimin e faljes pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës.

Kjo deklaratë e Jozit ka shkaktuar shumë reagime, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Një nga personazhet e njohura që ka reaguar ndaj kësaj situate është Egla Ceno, fituesja e “BBV3”, e cila ka shprehur mendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Egla e ka quajtur deklaratën e Jozit të papranueshme dhe ka theksuar se këto fjalë nuk kanë vend në një shoqëri që kërkon respekt dhe dashamirësi.

“O zemra, ça ti bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin “BBV”, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen, rri pa merak se në fund publiku di çfarë zgjedh”.

U përjashtua me zarf të zi, reagon për herë të parë Jozi!

Jozefin Marku është përjashtuar nga Big Brother pas një debati të ashpër me Gjestin, ku përdori një fjalor tejet të ashpër, duke e quajtur atë “kopil shkine”. Pas përjashtimit, ai shprehu keqardhje për situatën, duke thënë se krahasimi ishte i tepërt, por jo i drejtuar direkt ndaj Gjestit.

Sipas Jozit, ai nuk e kishte për qëllim të ofendonte dhe konsideronte se Gjesti ishte viktimizuar. Ai gjithashtu shprehu krenari për përfaqësimin e Kosovës, duke theksuar se ai vetë është më i denjë për të përfaqësuar shqiptarët e Kosovës sesa Gjesti.

Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.
Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.

Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.

Jozi përjashtohet, Loredana merr vendimin drastik

Pas ofendimeve të mbrëmshme të drejtuara nga Jozi drejt Gjestit, Vëllai i Madh ka reaguar duke dënuar ashpër ato fjalë dhe e ka përjashtuar Jozin.

Në momentin e leximit të Zarfit të Zi, Loredana dhe Valbona kanë përfunduar në lot dhe ulërima për përjashtimin e Jozit.

Teksa Jozi po bëhej gati të largohet, Loredana e ka përqafuar dhe është shprehur me fjalët “do dal dhe unë…”.

Jozi i ka kërkuar të qetësohet dhe më pas është larguar nga shtëpia e BBVA.

Mbetet të shikohet nëse Loredana do vendosë të largohet nga shtëpia në orët në vazhdim apo jo.

Ofendoi Gjestin, Produksioni merr vendimin për Jozin

Produksioni ka reaguar ashtu sic pritej ndaj Jozit, duke e perjashtuar pas ofendimeve te rënda ndaj Gjestit.

Ka qenë pikërisht episodi i mbrëmshëm ku Jozi ka ofenduar Gjestin “kopil shkine” që ka çuar produksionin të marrë këtë vendim.

Të gjithë ndjekësit e BBVA por edhe figura publike kanë reaguar duke i bërë thirrje produksionit të marrë vendimin e përjashtimit dhe Vëllai i Madh tashmë e ka përjashtuar Jozin.

Ofendimi i Jozit ndaj Gjestit, reagon aktorja e njohur: Nëse tolerohet ky term, BBV..

Një incident i rëndë ndodhi në spektaklin Big Brother VIP, ku Joz Marku ofendoi Gjestin, duke e quajtur “kopil shkine”. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime të forta, jo vetëm nga fansat, por edhe nga figura të njohura të publikut.

Aktorka e njohur, Yllka Gashi, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke mbështetur Gjestin dhe duke e quajtur atë “showman të lindur”. Ajo i bëri thirrje produksionit të Big Brother të marrë masa ndaj këtij akti, duke theksuar se Gjestin e bën publikun të qeshë dhe të ndjehet mirë me sharmin e tij.

Në reagimin e saj ajo gjithashtu kritikoi ashpër ofendimin ndaj Gjestin, duke e quajtur atë të papranueshëm. Aktorja e “pyeti” produksionin e Big Brother se si mund të tolerojnë një term kaq përbuzës dhe racist, duke shtuar se nëse ky akt i tolerohet, atëherë emisioni nuk do të meritonte shikueshmërinë e shqiptarëve të Kosovës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa ndaj Joz Markut për këtë deklaratë, duke pasur parasysh reagimet e forta që kanë pasuar.

Jozi habit sërish: “Unë jam kosovar, jo Gjesti. Unë përfaqësoj…”

Pasi e ofendoi mbrëmë me fjalë të rënda duke e quajtur “kòpìl shkìè”, Jozi vazhdon të surprizojë me deklaratat e tij.

Teksa Loredana i ka kërkuar të shkojë dhe t’i kërkojë falje Gjestit dhe duke i përsëritur që ka gabuar edhe për faktin që ai është i vetmi banor nga Kosova dhe është prekur shumë nga ato fjalë, Jozi ka habitur me deklaratën e tij.

“Kosovar jam unë o zemër, jo Gjesti. Unë e ndij Kosovën në zemër tamam. Kosovën këtu e përfaqësoj unë, jo Gjesti…”

Gerta dhe dhuna e toleruar, ja ku gaboi mbrëmë produksioni i BBVA

Ashtu sikurse e pamë, produksioni mori vendimin e papritur për Gerta Gixharin, ku kjo e fundit sulmoi dy herë me alkol një tjetër banor të shtëpisë, Gjestin. “Vëllai i Madh” skualifikoi nga loja Gertën por duke i dhënë një shans të dytë për t’u bërë sërish pjesë e shtëpisë, me pretekst se do të jetë publiku ai që do vendosë për rikthimin e saj.

Incidentet e dhunës, qoftë ajo fizike apo psikologjike, janë gjithmonë shqetësuese dhe duhet të trajtohen me shumë seriozitet. Një ngjarje e tillë, si ajo që ndodhi mes Gertës dhe Gjestit, është një akt i papranueshëm, pasi rrezikon jo vetëm shëndetin fizik, por edhe integritetin emocional të individëve të përfshirë.

Ky lloj veprimi është një shenjë e dhunës, që, edhe pse nuk ka ndodhur në formën më të dhunshme fizike, është një sulm ndaj një tjetër personi dhe mund të ketë pasojë të rëndë. Përveç rrezikut të humbjes së shikimit, ky akt mund të shkaktojë trauma emocionale, të cilat janë gjithashtu po aq të dëmshme si dëmet fizike.

Kur flasim për dhunën, duhet të kuptojmë se nuk ka asnjë justifikim për të shkaktuar dhimbje, frikë apo pasiguri në një mjedis që duhet të jetë i sigurt dhe i mbështetur. Në këtë rast, vendimi i prodhuesve të programit, që nuk mori masa të drejta për të ndëshkuar veprimin e dhunshëm të Gertës, krijon një precedent të gabuar, ku veprimet e dhunshme mund të kalojnë pa pasur asnjë pasojë të rëndësishme.

Një program televiziv, sidomos një që shikohet nga shumë njerëz, ka një përgjegjësi të madhe ndaj shikuesve dhe shoqërisë. Përdorimi i dhunës, si dhe tolerimi i saj, mund të kontribuojë në përhapjen e një mesazhi të gabuar, që nxit normalizimin e dhunës në jetën e përditshme. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë se dhuna nuk ka vend në asnjë aspekt të jetës, dhe çdo akt i tillë duhet të dënohet në mënyrë të qartë dhe pa kompromis.

Lidhur me mundësinë e rikthimit të Gertës në shtëpi pa një ndëshkim të duhur, është e nevojshme që shoqëria dhe prodhuesit e programit të bëjnë hapa përpara dhe të sigurojnë që çdo akt i dhunës, qoftë ai fizik apo psikologjik, të ndëshkohet me seriozitetin që meriton. Vetëm kështu mund të krijohet një mjedis ku të gjithë ndihen të sigurt dhe ku dhuna nuk gjen vend.

Ky nuk është rasti i parë kur Top Channel dhe emisionet që ai mbulon tolerojnë dhe madje promovojnë dhunën. Në të kaluarën, kanë qenë të shumta rastet kur programet e këtij televizioni kanë pasur trajtime të papërshtatshme të situatave të dhunshme, duke krijuar një precedent të rrezikshëm. Tolerimi i dhunës, sidomos kur kjo bëhet pjesë e një shfaqjeje televizive me ndikim të madh, është një mesazh i gabuar që mund të nxisë normalizimin e sjelljeve të dhunshme në shoqëri.

Përveç faktit që ky incident është i papranueshëm në vetvete, reagimi i prodhuesve është po aq i shqetësueshëm. Vendimi për të rikthyer Gertën, pa ndëshkime të qarta për veprimin e saj, është një sinjal i qartë që dhuna mund të kalojë pa pasojë. Ky është një dështim i madh për Top Channel, i cili nuk është i pari që ka promovuar dhunën, por në këtë rast, ai ka shkelur një rregull të thjeshtë dhe të domosdoshëm: dhuna nuk mund të jetë kurrë një instrument për zgjidhjen e konflikteve.

Një televizion me ndikim ka një përgjegjësi të madhe ndaj shoqërisë, sidomos kur flet për audienca të mëdha, duke përfshirë të rinjtë që mund të marrin mesazhe të gabuara. Kur dhuna tolerohet, kur ajo trajtohet si diçka e zakonshme dhe e pranueshme, rrezikojmë të krijojmë një shoqëri që e sheh atë si një mjet të pranueshëm për zgjidhjen e problemeve. Ky është një gabim i madh dhe një rrezik për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Është koha që Top Channel dhe çdo medium tjetër të marrë përgjegjësinë e duhur dhe të ndalë promovimin e dhunës në çdo formë. Ky incident është një mundësi që të gjithë të reflektojmë mbi ndikimin që ka media në formimin e sjelljeve dhe normave shoqërore. Dhuna nuk mund të tolerohet, as në ekranin televiziv, as në jetën reale.

E turpshme! Jozi ofendon rëndë Gjestin

Një tjetër ngjarje e turpshme ka ndodhur në shtëpinë e BBVA dhe protagosti është sërish Jozi.

Nuk është hera e parë që Jozi ka përdorur ofendime në shtëpi, por duket se ajo e mbrëmshmja ka kaluar çdo kufi.

Teksa bisedonin pas prime, Jozi i është drejtuar Gjestit me këto fjalë:”Nëse nuk i kërkon falje Loredanës je kopil…”

Ai ka vazhduar më tej duke i kënduar një këngë ku i drejtohej si “kópil shkìjè”

Gjesti është prekur shumë nga këto fjalë, ndërsa shumë banorë janë përpjekur ta qetësojnë.

Nga produksioni ende nuk është marrë asnjë vendim ndaj Jozit, ndërsa ndjekësit e BBVA kërkojnë largimin e tij me Zarf të Zi.