TOKË E HIDHUR/ Demir arrestohet nga policia

Gjendja shëndetësore e Umitit mbetet e pasigurt pas tentativës për vrasje, ku Demir është arrestuar si i dyshuari kryesor.

Ky zhvillim mund të krijojë shumë tensione për të dhe për ata që janë të afërt me të.

Si do ta presë Fekeli largimin e Myzhgan dhe Kerem Ali?

A do të mund të mësojë Myzhgan lidhjen mes Fikret dhe Umit?

NJË DASHURI/ Inati i Doas ndaj Fatihut sa vjen dhe pakësohet

Shërbyesja e re në vilë do t’i ngrejë Mustafas një kurth duke u kyçur së bashku në dhomën e tij.

Nilaj do të bëhet dëshmitare e asaj skene, dhe kjo do të krijojë pasoja të mëdha.

Inati i Doas ndaj Fatihut po pakësohet gjithnjë e më shumë.

Kjo mund të çojë në një përmirësim të marrëdhënieve mes tyre, por jo pa tensione.

“Jam e shokuar dhe e zhgënjyer nga Gjesti, nuk dua që një femër tjetër…”, Reagon për herë të parë Xheneta

Të gjithë prisnin reagimin e saj dhe më në fund reagimi i Xhenetës në lidhje me Gjestin ka ardhur.

Në një intervistë të dhënë Xheneta ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e Gjestit me Eglin.

“Jam e shokuar dhe e zhgënjyer nga Gjesti. Nuk i besoj dhe është personi fundit që do doja të takoja.”

“Nëse dikush dashuron vërtetë, nuk mund të bëjë të njëjtat veprime me një person tjetër pas vetëm 10 ditësh.

Është një lojë e përsëritur nga ana e tij dhe më vjen keq të shikoj që një tjetër femër të bie në viktimë e tij si unë”, është shprehur ish banorja e BBVK.

“Jashtë jam e celebruar, ta dish!”, ja çfarë i rrëfeu Loredana Jozit

Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.

Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.

Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.
Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.
Gjesti: Është e martuar?!
Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
Gjesti: Jo moj!
Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
Gjesti: Kurorëzim në letra?
Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
Livia: Thuaj sa burra ke!
Gjesti: S’ka mëshirë!

Sonte pritet të përjashtohet, Gerta e qetë: “Klipi tregoi që…”

Gerta Gixhari, ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën që kaloi me Gjestin në dasmën e Jozit dhe Loredanës. Ajo tha se nuk e priste reagimin që i bëri Gjesti, pasi priste që edhe ai ta vazhdonte lojën.

Po ashtu, Gerta u shpreh se atë veprim nuk do ia bënte askujt me qëllim.

‘Doja t’i thoja për situatën se sido që të jetë e kam për detyrim t’ja shpjegoj dhe qeshi siç bën ai dhe më tha kujton se do vi përgjithmonë. I thash a je burrë ti apo çfarë. I thash të kalonim në një linjë tjetër bisede.

I thash nuk të konsideroj armik, doja thjesht të vije dhe të vazhdonim lojën ndryshe dhe e mori seriozisht dhe më tha ‘ti me mua kurrë’. I thash që unë kam menduar se ti ngaqë thua ju jeni kot dhe ti deri tani ke treguar që je lojtar i guximshëm dhe unë mendoj se guxoj.

Atë veprim un nuk do ia bëja askujt tjetër, ose pak personave këtu që kanë një lloj guximi në lojë dhe nuk e marrin kaq rëndë hedhjen e verës dhe birrës. Këta kujtojnë se unë e kam bërë tendencioze. Klipi ka treguar që nuk ishte e tillë. Unë jam e qetë sepse kam ndërgjegje të pastër, nuk e bëra për ta dëmtuar.’

A do përjashtohet Gerta sonte? Egla e bindur: “Do të nxjerrin…”

Egla Ceno, fituesja e ‘Big Brother VIP Albania 3’ është e sigurtë se sonte do të përjashtohet Gerta, pas përplasjes që kishte me Gjestin.

Në rrjetin e saj social ‘Instagram’, ajo u shpreh se veprimi i saj ishte i dhunshëm, e as që nuk krahasohet me atë që ndodhi në edicionin e saj.

‘Jam e sigurt që do të nxjerrin Gertën, ishte gjest i dhunshëm, nuk kishte lidhje fare fare me atë që ndodhi vjet, fare. Vjet unë jam përndjekur për të pirë alkool, mere mere, për të më nxjerr mua si pijanece dhe unë veprova si çdo të vepronte çdo grua tjetër, pije në kokë, shumë në paqe nuk pata agresivitet’

Përplasje e ashpër mes G-Banit dhe Gjestit: “Femrën tënde nuk e do as…”

Mbrëmje e kaluar ka qenë e tensionuar sërish mes Gjestit dhe G-Banit, të cilët nuk i kanë kursyer tonët e larta.

E gjitha ka nisur pas një deklarate të Gjestit ndaj Valbonës i cili i ka thënë se “Laerti ja futi pasi e la…” dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak G-Banit.

Ai i është kthyer ashpër Gjestit duke ju drejtuar me këto fjalë:”Mos na trego neve femrat këtu. Shyqyr që kape një cope Egli aty. Femrën tande nuk e don asnjëri…”.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe Egli, duke ju kthyer ashpër G-Banit.

G-Bani nuk ka kursyer as Eglin, duke e quajtur atë femër pise.

Gjesti rrëfen vështirësitë në jetën e tij: “Isha me…”

Gjesti ka ndarë me Krisa Çaushin një histori personale nga e kaluara e tij, ku tregon për një periudhë të vështirë të jetës kur kishte dëshirë të blinte një makinë të shtrenjtë, por nuk kishte fare para.

Ai kujton se, në atë kohë, kishte “zero cent në xhep”, por ende ishte i vendosur të blinte një makinë me vlerë mbi 20 mijë euro, edhe pse mundësitë financiare nuk ishin të pranishme.

“Kam hyrë një muaj ditë rend duke lypur makinë, makinë, pa pikë centi,” ka thënë Gjesti, duke theksuar se ishte i sigurt që do ta realizonte dëshirën e tij, edhe pse situata financiare nuk e mbështeste aspak. Ai tregon se në fund ia doli ta realizonte ëndrrën e tij, falë besimit dhe mundësisë që iu hap në momentin e duhur.

Kjo histori vjen në një periudhë të tensionuar për Gjestin, pasi ka pasur zhvillime të tjera në jetën e tij publike. Në një debat të ndezur me aktoren Gerta Gixhari, ai ishte subjekt i një incidenti të pazakontë, kur Gixhari i hodhi birrë në sy gjatë një përplasjeje.

TOKË E HIDHUR/ Demir mëson nga Fekeli që Umit ka qënë e dashura e Fikretit

Demir mëson nga Fekeli që umit ka qënë e dashura e Fikretit dhe qëllimin e vërtetë të tyre në Çukurova.

Pas një përballjeje të ashper me Fikret, Umit do të bjerë nga shkallet.

A do të mund të shpëtojë ajo?

Fikret ndërkohë vendos të arratiset së bashku me Myzhganin.

NJË DASHURI/ Doa dhe Fatih kalojnë momente të veçanta me vajzën e tyre

Doa dhe Fatih shijojnë ca momente të bukura së bashku me vajzen e tyre.

Fatih dhe Umut vazhdojnë të kenë përplasje njëri me tjetrin.

Në vilen Unal organizohet një festë në nder të Xhemresë.

Si do të shkojë takimi mes dy familjeve?