Në seancën e parë gjyqësore, Ajshe e ndikuar nga avokati i saj pranon krímin e vràsjes.

A do të mund të kuptojë Ferit që avokati po ndjek urdhërat e dikujt tjetër?
Çfarë do të thuhet mes Azades dhe Handes?

Në seancën e parë gjyqësore, Ajshe e ndikuar nga avokati i saj pranon krímin e vràsjes.
A do të mund të kuptojë Ferit që avokati po ndjek urdhërat e dikujt tjetër?
Çfarë do të thuhet mes Azades dhe Handes?
Mund të themi se Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthjen e parë, në BUZË!
Në rrjet po qarkullon një video e çiftit që ndodhen të shtrirë në shtrat, e mesa shihet nga lëvizjet, dy banorët shkëmbejnë puthje në buzë.
https://streamable.com/e/9y51hz?
Kjo puthje vjen pas dramës së madhe që u shkaktua në shtëpi pasi Gerta i hodhi shampanjë në sy Gjestit.
Më pas, gjatë darkës, Gjesti i shprehi pëlqimin Eglit, edhe pse pranoi se është ende konfuz.
Mbrëmja e kaluar në shëpinë e BBVA ka qenë e tensionuar, për shkak të përplasjeve të shumta të banorëve, ku ndër më të rëndsishmet ishte ajo mes Gjestit dhe Gertës.
Teksa ndodheshin në dasmën e Loredanës dhe Jozit, Gerta i ka hedhur alkool në sy Gjestit, i cili për këtë arsye është dërguar në spital.
Pas kthimit të Gjestit, në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, duke ndalur televotimin aktual dhe ku shkruhej se vendimi tregohet të martën.
Sot në mëngjes, e prekur nga ngjarjet e mbrëmshme dhe ndoshta edhe e frikësuar nga vendimi që pritet të zbulohet me hapjen e Zarfit të Zi, Gerta ka bërë një veprim prekës.
Teksa ndodhej e përlotur në oborr, ajo ka shkruar emrat e dy djemve të saj me sheqer në tryezen ku ndodhej.
Pas shumë ditësh, Gjesti ka pranuar se ka një pëlqim për Eglin.
Mbrëmjen e kaluar, teksa po qëndronin së bashku në shtrat, Gjesti i tha banores se ka pëlqim për të, por ende është konfuz me atë që po ndodh me të.
Biseda mes tyre:
Gjesti: Nuk di çfarë po ndodh.
Egli: Cfarë do të thotë për ty pëlqim
Gjesti: Të pëlqej si qesh, si fol, më pëlqen këmba jote…
Egli: Pra, ti ke një pëlqim për mua?
Gjesti: Unë nuk jam si G Bani. Zemër unë nuk kam qef të dal mes Prime dhe të them tani ka ardhur koha kam një pëlqim për Eglin. Unë ta them kur nuk e pret askush. Me ty nuk bëj lojë, por ndonjëherë unë nuk e kuptoj veten.
Çfarë do të thuhet mes Demir dhe Fekeli?
Plani i Fikret dhe Umit do të shkatërrohet nga Fekeli i cili tashmë është në dijeni të qëllimeve të Umitit.
Çfarë informacioni do të marrë Zulejha nga detektivi i saj?
Një përballje tjetër e ashpër do të ndodhë mes Ibrahim dhe Nursema.
A do të mundet kjo e fundit të shpëtojë Mihrijen nga ai?
Debatet në çift mes Umut dhe Nursema shtohen çdo ditë e më shumë…
Avokati i Ajshes tashmë po përgatit fundin e saj.
Hande vendos të përfitojë nga rati për t’u afruar me Feritin.
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Ajshe dhe Ferit?
A do të besojë ky i fundit në pafajësinë e saj?
Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
Pasi tensionet u rritën, dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë Prime-it të së martës.
Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të Madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet.
Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por ka dhënë dhe mendimin rreth banorëve dhe çifteve që janë krijuar aty brenda.
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje- Çfarë mendon se të penalizoi?
Përgjigje- Të qenurit unë, pa skenar, pa strategji. Thashë do hyj duke qeshur, do dal duke qeshur. Nuk u përfshiva shumë në këto pseudo-debatet apo pseudo-lidhjet për të qëndruar më shumë. Pak e ndjeva që mund të dilja. Kisha një shpresë që të qëndroja dhe pak. Mendova se G-Bani do ia fuste prapë kot. Siç kam qenë jashtë, kam qenë aty brenda. Më ka ardhur pak keq për atë shpërthimin me G-Banin por ja që ndodhi. Për mendimin tim G-Bani duhet të kishte dalë kohë më parë, është djalë me fat, publiku e ka pëlqyer, por nuk e ka shfrytëzuar si mundësi.
Pyetje- Si ka qenë raporti yt me Rozanën apo Valbonën që e njihje dhe nga jashtë?
Përgjigje- Valbonën e njihja pak nga jashtë. U përpoqa ta mbaj pak me hatër, por me lojën që po bën nuk jam shumë dakord. Nuk e di çfarë po bën me lojën e saj, por më vjen keq se është dhe vajzë, kam motra vetë. Kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më ka thënë “kur të shkosh në lagje ec anash se do të shtyp me makinë.” Sa për Rozanën, një artist nuk është ashtu siç është ajo. Edhe Bona ka filluar ta imitojë, i kreh bishtin. Aty është garë gënjeshtrash që ia paraqesin publikut.
Pyetje- Po për çiftet brenda shtëpisë çfarë mendimi ke?
Përgjigje- Me sa kam parë unë aty brenda, nuk kam parë dashuri. Dy persona të dashuruar nuk rrinë ashtu. Shikoja frikë, pasiguri në sytë e tyre, aspak të dashuruar. Egli është një aktore shumë e këndshme. Gjestin nuk e njihja, aty brenda më folën për të. Gjesti po kënaqet, nuk e vret mendjen, Egli po merr nga fama e tij. Lidhjen po e shfrytëzon maksimalisht.
Valbona Mhilli e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dyshohet se është në lidhje jashtë.
Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club”, deklaron se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë.
“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja.
Nga ana tjetër, motra e Valbonës ka reaguar duke kundërshtuar këtë deklaratë. Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.