U hodh nga muri, Ilir Shaqiri tallet keq me Gjestin

Ngjarja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dyshohet se ka tentuar të kapërcejë murin në përpjekje për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Ndërkohë që produksioni i ka fikur mikrofonët banorëve në momentin kur ata po diskutonin për këtë çështje, jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet e as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë që ka shkaktuar polemika.

Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Ky postim është pritur me shumë kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar ironinë e Shaqirit si të tepërt dhe të rëndë. Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm dhe fyese.

Ngjarja vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, teksa shumë prej fansave presin një reagim nga vetë Gjesti ose produksioni i BBVA lidhur me atë që ndodhi realisht gjatë asaj nate.

Zarf i Zi për Gjestin, produksioni vendos të…

Pasditen e sotme Gjesi ka bërë një veprim shumë të çuditshëm në shtëpinë e BBVA.

Në mënyrë të papritur Gjesti ka hipur mbi murin rrethues të shtëpisë dhe është hedhur në pjesën jashtë shtëpisë.

Produksioni menjëherë pasi është siguruar për shëndetin e tij e ka rikthyer në shtëpi.

Pak më parë, ka ardhur dhe Zarfi i Zi ku thuhet se vendimi për Gjestin do jepet në prime.

Mbetet të shikohet nëse Gjesti do përjashtohet apo jo.

E pabesueshme! Gjesti hidhet nga muri i shtëpisë së BBVA dhe pastaj…

Tingullon e pabesueshme por mesa duket, nga komentet e ndjekësve fanatikë të BBVA, që e ndjekin live 24 orë këtë reality show, Gjesti dje ka dalë nga shtëpia e BBVA.

Dje para Prime, Gjesti i ka rrëfyer Eglit se ka bërë një rrezikim, por produksioni menjëherë e ka larguar kameran nga ai duke i fikur dhe mikrofonin.

Këngëtari nga Kosova është hedhur nga muri i shtëpisë së BBVA, dhe pastaj produksioni e ka futur brenda sërish, teksa të gjithë banorët e tjerë i kanë futur në living.

Ka qenë edhe Tiri i cili teksa ndodhej në Living ka thënë që një banor i BBVA u hodh nga muri i shtëpisë.

Ende nuk dihen arsyet se pse Gjesti e ka ndërmarrë këtë veprim dhe përse Produksioni ka vendosur ta fsheh.

Nuk e rikthyen në BBVA, reagon Redoni: “Unë doja, por nuk deshti…”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të nominimit për rikthim në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të vazhduar lojën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për mbështetësit e tij, duke theksuar se kishte dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati. “Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi ai.


Pavarësisht se nuk u rikthye në garë, Redoni mbetet një prej ish-banorëve që ka fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

TOKË E HIDHUR/ Demir i jep Betylit një detyrë të rëndësishme

A do të vendosë të largohet Umit nga ferma Jaman pavarësisht kërcënimeve të Demirit?

Po Zulejha a do të qëndrojë pranë Demirit në këto ditë të vështira?

Demir i jep Betylit një pozicion të rëndësishëm në kompaninë e tij.

“Nuk rri më ktu…”, Egli merr vendimin pas akuzave të G-Banit

Dita e sotme ka nisur shumë e tensionuar në shtëpinë e BBVA dhe protagonisti kryesor ka qenë G-Bani.

Ai është përplasur me Eglin, ku ndër të tjera i ka përmendur se ka dëgjuar rënkime nga shtrati i saj me Gjestin.

Kjo e ka rënduar shumë Eglin e cila është përlotur dhe në një bisedë me Shkëlzenin është shprehur se ndihet shumë keq.

“Jam shumë keq! Vjen ai nga jashtë me informacione dhe më thotë kam dëgjuar rënkime nga shtrati Eglit. Nuk mundëm më, nuk rri më ktu…”, tha Egli e përlotur.

Momente qesharake, Jozi tallet keq me Loredanën: “Thuje iher se më mbyte…”

Pas rikthimit të Jozit, të gjithë prisnin ballafaqimin e tij me Loredanën dhe megjithë ngurrimin në fillim, ballafaqimi ka ndodhur mbrëmë vonë.

Teksa të dy kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, Jozi e ka kritikuar Loredanën edhe për lojën që donte t’i bënte Gjestit për ta joshur.

Jozi ka theksuar se këtë veprim Loredana e ka bërë për hakmarrje ndaj tij, dhe ndërsa Loredana shqiptonte fjalen hakmarrje pa shkronjën “h”, Jozi i është drejtuar Loredanës:

“Thuji iher shkronjën “h”, hakmarrje, thuje iher se më mbyte”, duke i vënë në dukje kështu Loredanës atë që edhe publiku e kanë ve, problemin e Loredanës me shkronjën “h”.

Jozi gabon sërish, ofendon rëndë Eglin

Mbrëmë u rikthyen 3 ish banorë nga 7 që Gjesti kishte zgjedhur për tju dhënë një mundësi të dytë.

Ata ishin G-Bani, Jozi dhe Amber, të cilët me hyrjen e tyre e çuan në 20 numrin e banorëve në shtëpi.

Teksa pritej që pas përjashtimit të parë, Jozi të ndryshonte lojë, mesa duket ai ka vazhduar të jetë po i njëjtë, ai i ofendimeve.

Në bisedë e sipër me Gjestin, Jozi i është drejtuar Rizartës e më pas Gjestit: “Rizarta, mbajë afër Gjestin se më thënë të drejtën shkoni, në sytë e mij. Gjesti, kur po të shoh me të po m dukesh si me një sorkalle, ndërsa kur të shoh me Eglin më duket sikur po të shoh me një kangur”.

“Po të betohem që…”, Gjesti ja thotë troç Eglit

Mbrëmë pas Prime mesa duket ka ndodhur edhe një sqarim përfundimtar mes Eglit dhe Gjestit.

Egli ka këmbëngulur me idenë e saj që edhe Gjesti ndjen për të dhe bëhet xheloz, pasi përndryshe ajo nuk do ishte përfshirë kaq shumë.

Ka qenë Gjesti ai i cili për të sqaruar një herë e mirë këtë situatë i është drejtuar Eglit:

“Po të betohena në Zot as nuk të du as nuk xhelozoj për ty, është gjë tjetër pastaj ajo që mendon ti, unë po them atë që ndjej unë…”

“Nuk jemi për njëri-tjetrin, tani e…”, Egli e mbyll me Gjestin

Pas disa refuzimeve nga ana e Gjestit, mesa duket edhe durimi i Eglit ka përfunduar.

Mbrëmë pas Prime, Egli dhe Gjesti kanë diskutuar rreth tyre dhe në një moment Gjesti është betuar në Zot që as nuk ndjen as nuk xhelozon për Eglin.

Kjo e ka lënduar Eglin, e cila pak minuta më vonë ka thënë:

“Nuk jemi për njëri-tjetrin, Tani e kuptova. Më mirë vonë se kurr…”