E gjuajti Gerta me alkool në sy, Gjesti largohet nga shtëpia

Një ngjarje e pakëndshme nga ndodhur në shtëpinë e BBVA pak minuta më parë.

Teksa banorët festonin dasmën e Loredanës dhe Jozit, një debat ka ndodh mes Gjestit dhe Gertës.

Në debat e sipër Gerta i ka hedhur gotën me alkool në ftyrë Gjestit. Këtë veprim Gerta e ka përsëritur dy herë.

Alkooli në sy i ka sjellur shqetsimet Gjestit i cili është marr nga produksioni dhe është dërguar në spital për mjekime të mëtejshme.

E konfirmon miku i tij, një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit.

Miku i tij Xhani ka publikuar një story teksa është shprehur “Sonte në Big Brother do këtë një surprizë për Gjestin” duke etiketuar këngëtarin.

Ndërkohë që publiku dhe shikuesit janë në ankth për të parë reagimin e tij, është ende e paqartë se cila do të jetë surpriza që do të mund të ndryshojë rrjedhën e mbrëmjes.

Mesa duket spektakli i kësaj nate pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani për Gjestin.

“Familja ime rrezikoi vendin e punës”, Tiri i ‘BigBrother’ ZBULON se çfarë i bëri aktori

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte I ftuar këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, i cili ndër të tjera tregoi dhe për bashkëpunimin që ka pasur me të ndjerin, këngëtarin Dr, Flori.

Një pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Bashkëpunimi me Dr. Florin. Si erdhi ky bashkëpunim?

Tiri Gjoci: Kam një miks ndjesish për atë periudhë sepse nuk ka qenë shumë e lehttë. Kam qenë shumë I vogël, diku tek 18-19 vjeç kur është realizuar dhe u bë pak zhurmë mediatike. Unë I vogël, pak I paqartë sesi funksionon politika. E kam përjetuar jo dhe aq lehtë sidomos kur kisha 2 personat , familjarët e mi që punonin në shtet, e ke parasysh gjëja e pare që mendohet.

Ester Bylyku: Edhe doli djali që ti bëj diss shtetit. Ai është një diss për politikën njëherë.

Tiri GJoci: Ka pasur diçka që unë dua ta sqaroj këtu. Ka qenë e paqartë, jo nga ana Dr. Florit sepse unë atëhere I bëja diskutimet me Mamaqin. Nuk ka qenë I sinqertë Mamaqi sepse ideja sesi mu prezantua mua që do bënim një këngë ku do I biem politikës në tërësi, pra opozitës, pushtetit, të gjithave. Pra, nuk ishte e ndarë. Edhe këngën pot a dëgjosh nuk është se të orienton diku

Ester Bylyku: Është klipi që të orienton

Tiri Gjoci: Po, dhe unë klipin nuk e kam pare. E kam pare kur doli tek Arian Çani.

Ester Bylyku: Nuk pate kuriozitet apo nuk të lejuan

Tiri Gjoci: Duke qenë se e donin për fushatë u bë në kohë rekord dhe unë nuk është se kisha kohë, plus isha dhe shumë I vogël. Kur e pash në ekran direct komunikova me Ermalin, I thashë çfarë është kjo se na hoqët nga puna.

Ester Bylyku: Si tu përgjigj?

Tiri Gjoci: Pse plak, nuk e dije ti plak? Por që ishte pak munges sinqeriteti nga ana e tij thash jo nga ana Dr, Florit sepse ai ishte pjesë e projektit siç isha unë. Ishin të tjerë që e kishin ideuar. Megjithatë, e kam shijuar sepse iku ai sikleti. E kam përjetuar akoma më shumë kur vdiq Dr. Flori sepse sikur më ngeli mua ajo kënga. Sot jam shumë krenar dhe I lumtur për atë këngë sepse ka qenë aktuale vazhdon për fat të keq të jetë dhe sot aktuale.