Laerti këshillon Rozanën kundër Gjestit: “Lëre ta shofim kush…”

Në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Rozana dhe Laerti diskutuan mbi marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, e cila ka ngritur dyshime mes banorëve.

Disa mendojnë se lidhja e tyre është thjesht një strategji loje, por Egli ka shprehur hapur ndjenjat e saj dhe është treguar e lënduar.

Laerti u shpreh se shumica e banorëve besojnë se gjithçka është një skenar, por ai mendon se ndjenjat e Eglit janë të sinqerta. Rozana e mbështeti këtë mendim, duke theksuar se edhe ajo ka qenë e këtij mendimi më parë.

Megjithatë, Laerti kritikoi mbështetjen e madhe të Rozanës për Gjestin, duke sugjeruar që ajo të distancohet dhe ta lërë atë të veprojë vetë: “Lëre, të shohim kush është pa ty!”. Rozana pranoi se është “hedhur në zjarr” për të mbrojtur Gjestin, por Laerti këmbënguli se ai duhet të përballet vetëm me situatën.

TOKË E HIDHUR/ Umit përballet me Demir dhe Zulejha

Çfarë do të thuhet në një bisedë mes Demir dhe Fikret?

Fekeli merr përsipër fajin e tij dhe dorëzohet në polici.

Umit vjen në fermen Jaman, tashmë e vendosur për të jetuar aty.

Si do të jetë përballja mes saj, Demir dhe Zulejha?

Valbona i zbulon sekretin Laertit: “Gruaja e Kellyt të hoqi nga puna për…”

Valbona Mhilli ka bërë një deklaratë të papritur ndaj Laertit.

Ajo ka treguar se bashkëshortja e Kelly-t, ka pushuar nga puna aktorin gjatë kohës që punonte në radio.

Sipas Valbonës ky shkarkim ka ndodhur për denigrim të femrave, duke e quajtur dhe vetë Laertin të pafytyrë.

Më tej, Valbona është shprehur e indinjuar duke i përmendur Laertit premtimet që ai i bëri në fillim të formatit.

Redoni habit me deklaratën për Eglin:”Mos me votoni, se nqs futem sërish…”

Redon Berani ka folur mbi mundësinë që iu është dhënë për t’u rikthyer në shtëpinë e “BBVA”. Në lidhje me marrëdhënien e tij me Gjestin, Redoni thotë se nuk do të hyjë në mes.

Në mes nuk do të hyj, mos më votoni nëse mendoni që do të hy në mes sepse duket se janë duke krijuar një marrëdhënie”, u shpreh ai.

Por, Redoni tha se do ta ndihmojë Eglin për t’i parë gjërat më mirë pasi këto ditë ka qenë shumë e ngarkuar.

Kisha qenë një krah suportiv, që me mujt me nxjerr një anë të mirë të Eglit, me ia hap sytë se ku po gabon. Nga ana tjetër po harron vendin ku është është pak ndoshta e tepërt”,– shtoi ish-banori i “BBVA”.

Krisa ndahet me Tirin? “Kam pyetur dëshmitarët, nuk e kisha menduar kurrë se…”

Tiri tha se pëlqen një vajzë tjetër brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Kjo ka bërë që të ketë edhe një reagim nga ish-banorja Krisa Çaushi, me të cilën ka një lidhje dashurie.

Ajo tha së fundmi se shpreson që është lojë meqë dihet se si shkon ky reality shou.

Në një reagim tjetër, ish-konkurrentja theksoi se nuk e kishte menduar kurrë që do ta testonte këtë raport ndonjëherë.

Reagimi i plotë i Krisës (pa ndërhyrje):

“Në një vit bashkë dhe kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese.

Të gjithë ju që më keni shkruar ja u përsëris jam shumë mirë dhe po e shikoj me vëmendje Tirin këto ditë për të kuptuar më shumë deklaratën e tij.

Nga ana tjetër kam takuar dhe miqtë e përbashkët që kanë qenë në klub me Loredanën atë natë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori”. 

“Nëse Xheneta futet në BBVA si do reagoje?”, Gjesti habit me përgjigjen: “Nuk do ta…”

Ditën e djeshme, gjatë një loje me shishe Gjesti u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, të njëjtën mënyrë nëse ajo do të hynte në këtë format.

Ai tha se nuk është person që do të shkelte një grua, dhe se, përkundrazi, do të bëntë që ajo të vuante në një mënyrë tjetër.

“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante“- tha Gjesti, duke surprizuar banorët e po ashtu edhe publikun.

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Rozanës: “Ti ke frikë nga…” Gjesti ndërkohë….

Rozana Radi ka debatuar mbrëmjen e kaluar me Eglin në lidhje me situatën e krijuar me Gjestin. Këngëtarja i tha Eglit se është një vajzë që nuk di të marrë vendime për veten dhe që nuk ka respekt për dinjitetin e saj.

“Ti ke frikë nga vendimet, ti ke frikë kur nuk të do njeri, ti ke frikë kur nuk të jep njeri të drejtë, ti ke frikë të vendosësh për veten tënde, ti ke frikë të jesh vetëm dhe, më e madhja, ti ke frikë të jetosh në këtë shtëpi dhe të marrësh frymë”, i është drejtuar ashpër Rozana Eglit.

Rozana i kujtoi Eglit mesazhin e motrës së saj, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar drejt: “Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin: “Gjesti është i mire”, ai të ka thënë të vërtetën: s’të dua.

Ky të ka shkelur dinjitetin, mos m’u afro sepse nuk më intimidon, sillu si grua, mos u sill si burrë”.

“Tani po e kuptoj pse Olsi pas ndarjes…”, ish-banori i ashpër kundër Eglit

Ish banori i “Big Brother Vip Albania”, Zebërvoki nëpërmjet disa postimeve të bëra në Instastory ka komentuar situatën kur Egli i kërkon falje në gjunjë Gjestit.

Ai shkroi: Turp i Zotit, femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj.

Ndërsa më tej ai shtoi: Tani po e kuptoj se pse ish-i i ksaj shtoi 20 kile pas ndarjes…”- duke iu referuar lidhjes që Egli ka pasur me Ols Bylykun.

“Më shiko në sy, nuk ta them dot tani pse zgjodha Rizartën, por…”, Gjesti fsheh diçka në zgjedhjen e tij

Gjesti dhe Egli Tako kanë folur sërish për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpi.

Banorja po vazhdon të jetë e prekur nga veprimet e fundit të konkurrentit nga Kosova, pasi zgjodhi për të fjetur me Rizartën për dy javë.

Ajo i kërkoi sërish llogari duke i thënë se pse pikërisht e zgjodhi Rizartën, kur kishte edhe banorë të tjerë.

“Përse e more në krevat?”, iu drejtua ajo.

Gjesti nga ana tjetër ia bëri me dije se në këto momente nuk mund që të flas, por që do t’ia thotë më vonë.

“Okej, okej se nuk mund të flas tani. Më shiko në sy. S’mund të flas për këtë temë. Do të të sqarojë”, i tha ai.

Gjesti më pas i tha se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë për të lënduar atë, veten e familjen.