“Nuk po ma ndin më…”, Egli habit me deklaratën e fortë ndaj Gjestit

Mëngjesi i sotëm ka nisur vrullshëm për Eglin dhe Gjestin, të cilët janë përfshirë në thumbime dhe debate me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka nisur nga disa shenja xhelozie të Gjestit, pasi Egli i ka përgatitur buk banorit të ri, Shkëlzenit.

Ndër të tjera, Gjesti i ka thënë Eglit që “më mirë je kështu, se kur po ta ndin shumë shumë keq po bëhesh”, ndërsa Egli i është përgjigjur duke i thënë:

“As po ma ndin më hic. Po ndjek këshillën tënde…”

“Ku është Egli?…”, Gjesti nuk gjen Eglin në shtëpi

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një skenë shumë interesante në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Sapo është zgjuar nga gjumi, Gjesti ka nisur të kërkojë nëpër shtëpi për Eglin, të cilën nuk e shikonte askund.

Ai ka kontrolluar edhe tek sauna, ku ditët e fundit Egli ka kaluar shumë kohë, por sërisht nuk e ka gjetur.

Gjesti është shqetësuar dhe me vrap ka shkuar të pyes Tirin se ku ndodhet Egli, i shqetësuar se mos ajo është larguar nga shtëpia.

Më pas ka qenë Tiri që e ka qetësuar duke i thënë se Egli po flen tek shtrati i Rozanës, dhe pasi e ka shikuar Gjesti ka bërë një reagim çlirimi.

“Duan të më ndajnë nga Gjesti! Gjeta një letër me emrin…”, Egli i rrëfen Rozanës ngjarjen e çuditshme

Egli Tako mendon se dikush brenda shtëpisë do ta ndajë me Gjestin.

Gjatë një bisede me Rozana Radin, ajo ka treguar se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.

“E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë.” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.

Sipas saj, letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit.

E trishtë! Ish-banori i BBV njofton ndarjen nga jeta të babait

Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes.

Gazetari i kronikës ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili prej kohësh ishte i sëmurë.

“Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më datë 24 shkurt, ora 15:00”, shkruan Elvis Myrta.

Kujtojmë që vitin e kaluar babai i tij surprizoi Elvisin brenda shtëpisë së Big Brotherit.

Xheneta tregon përplasjet jashtë me Eglin: “I ka mbetur hatri për…”

Xheneta Fetahu ka treguar se Egli Takon e njeh pasi do të ishin në një klip së bashku. Por, ajo shtoi se Egli nuk pranoi pasi dëshironte të shfaqej vetëm.

Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin, duke treguar se dy vajzat njihen.

Kujtojmë se Xheneta pati një lidhje me Gjestin teksa ishte në Big Brother Kosova, por lidhja e tyre mori fund. Tashmë Gjesti ka nisur një raport me Eglin, i cili ditët e fundit shihet se ka shumë tensione.

Motra e Eglit zbulon një sekret: “Kur e shikoj duke qarë, i shkruaj në…”

Motra e Egli Takos ishte e ftuar dje në “Big Brother VIP Fan Club”. Ajo ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë në lidhje me mbështetjen e familjes së saj.

Pyetje-pergjigje:

Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë. Shumë e padrejtë. Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat.

Si është Egli si motër në jetën e përditshme?

Emocionale, ashtu siç e shohin edhe atje brenda. Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë.

Kur e shikon motrën e saj të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si është ndjerë Ejona dhe çfarë e ka prekur më shumë?

Ka momente që e kam shumë të nevojshme që t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë që kam shumë nevojë që t’i them diçka, i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja.

Cili ka qenë momenti më i fortë për Egli në BBV sipas këndvështrimit të motrës së saj?

Mendoj që nuk ka ardhur akoma.

A e mendonte motra e Eglit, se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?

Jo vetëm unë nuk e mendoja por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ja që gjërat ndodhin rrugës, ja që parashikimet e tua ndonjëherë nuk janë edhe aq të sakta.

Livia habit me postimin e saj për Rozanën dhe Laertin: “Këta të dy…”

Livia Brunga ishte e eliminuara e fundit nga Big Brother VIP Albania, duke nxitur shumë debate mes banorëve. Arsyeja e nominimit të saj duket se ishte roli kyç që çoi te prishja e miqësisë së saj dhe Rozanës.

Mirëpo e gjitha duket se ishte vetëm për pjesën e lojës. Natën e kaluar, Livia ndau nj foto në Instastory ku shihet Rozana bashkë më Laertin.

“Gjumin e amel me kta dy” shkruan ajo duke treguar se nuk ka asnjë hatërmbetje me Rozanën e se e konsideron ende mikeshë.

Nuk ishte pjesë e banorëve për rikthim, reagon Xumi: “Jam i mirë informuar për banorët që…”

Ish-banori i Big Brother VIP 4, Xum Allushi, ka reaguar pas mungesës së tij në spektaklin e së shtunës, duke sqaruar arsyet e heshtjes së tij.

Në një postim në Instagram, Xumi falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet, duke theksuar se nuk ishte i informuar për rikthimin e disa banorëve, çka e bëri të distancohej nga situata.

Ai shprehu mirënjohje ndaj produksionit të BBV4 dhe stafit të Top Channel, por theksoi se nuk do të jetë kurrë një “lëpirës fame.”

“Mu s’më bën ai spektakël, unë e bëj spektaklin,” shkroi ai në fund të reagimit të tij, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të thënë.

Gjesti e përzgjodhi për ta rikthyer, reagon G-Bani:”Nuk kam nevojë unë të më japë…”

Gjesti përzgjodhi mbrëmë 7 ish-banorë për tu dhënë mundësinë të rifuten në shtëpinë e BBVA.

Do jetë publiku që nëpërmjet votimit do mund të rikthejë 3 banorë.

Mes të përzgjedhurve ishte edhe G-Bani, i cili sot ka komentuar zgjedhjen e Gjestit.

“Gjesti nuk më dha një shans të dytë se nuk kam nevojë as nga Gjesti as nga askush, nuk e lë veten të më japin të tjerët shans të dytë.

Gjesti thjesht tregoi se është lojtar me këllqe, duke bërë diçka që ato coftinat e tjera që janë aty nuk do ta bënin”, tha G-Bani.