“Egli nuk ka dashuri, po pres dy gjëra që tja zbuloj…”,Gjesti flet kundër Eglit me Gertën dhe Aldon

Në një bisedë gjatë mëngjesit të sotëm, Gjesti nuk ka kursyer fjalë të rënda ndaj Eglit.

Teksa fliste me Gertën dhe Aldon, Gjesti ka komentuar veprimet dhe ndjenjat e Eglit.

“Veç dashuri nuk është kjo, është fiksim i çmendur. Po pres edhe nja dy gjëra që tja zbuloj krejt që është fiksim i çmendur”, tha Gjesti.

Ndërkohë Aldo dhe Gerta i kanë aprovuar mendimet e Gjestit për sjelljen e Eglit.

“Nuk ndihem mirë…”, Egli tërhiqet nga loja

Mbrëmja e kaluar ka qenë shumë e ngarkuar për Egli Takon, e cila madje në një moment kërkoi të largohej nga shtëpia.

Më pas fjalët e Ledjonit dhe sigurisht takimi me motrën e kanë qetësuar Eglin, e cila vazhdoi qëndrimin e saj në shtëpi.

Në përfundim të prime, banorët e shtëpisë u ndanë në dy grupe për të bërë lojën e litarit.

Megjithatë Egli nuk duroi gjatë dhe me fjalët “nuk dihem mirë, dua të rri vetëm”, hoqi dorë nga loja e litarit.

Tani pritet ndëshkim për Eglin ose për të gjithë grupin e saj.

Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi, Gjesti zgjedh se cilët

Zarfi i fundit i Valixhes se Tundimeve është hapur nga Gjesti.

Brenda tij Gjesti ka mësuar se 3 ish banorë do rikthehen në shtëpinë e BBVA.

Detyra e Gjestit është të përzgjedh 7 emra nga ish banorët që janë eleminuar deri tani.

Pastaj do jetë publiku që do zgjedh 3 prej tyre që do rifuten në lojë.

Gjesti hap zarfin e parafundit, loja ndryshon njëherë e mirë

Gjesti ka hapur zarfin e 6 nga 7 të tillë në valixhen e tundimeve.

Ai do ketë në dorë të zgjedh dy banorët, të cilët do i bëjë një të vetëm.

Pra dy banorët që Gjesti do zgjedh do nominohen, eliminohen dhe ndëshkohen si një i vetëm.

Zgjedhjen e tij Gjestit do i duhet ta bëjë sonte në Prime.

Dështon misioni i Gjestit, banorit i vjedhin zarfat teksa flinte

Vëllai i Madh i dha Gjestit një favor si Lider i shtëpisë, duke i dhënë një valixhe me 7 Zarfa, ku në secilin kishte dënime për atë ose banorët.

Disa prej zarfave Gjesti i hapi ndërsa disa të tjerë jo, duke i lënë për më vonë.

Por plani i Gjestit dështoi, pasi Vserlo, Danja dhe Loredana i kanë vjedhur zarfat e tij teksa ai flinte.

Kësisoj Gjesti ka humbur edhe të favorin që kishte si Lider.

“Produksioni, Egli po hedh dyshime tek ju…”, përplasje mes Gjestit dhe Eglit

Gjesti ka vendosur të hap zarfin e parë nga valixhja e tundimeve.

Ne ate zarf, kishte nje ndeshkim per Gjestin i cili per dy jave nuk mund të fleje më me Gjestin dhe duhet te zgjedh dike tjeter.

Gjesti zgjodhi të flinte me Rizartën dhe Egli reagoi duke thene: “E dija, e dija. Ty ta kanë thënë…”

Kjo ka acaruar Gjestin i cili ka reaguar ashpër ndaj Eglit.

“Ca po thu, e kush ma ka thënë? Produksioni dëgjoni çfarë thot Egli, po thotë ma keni treguar ju. Merruni ju me të…”, ka thënë Gjesti.

Surprizë në BBVA, Gjesti merr një valixhe misterioze

Pak minuta më parë një zarf ka ardhur në shtëpinë e BBVA për Gjestin.

Si lider i shtëpisë atij ju ofrua te merrte një valixhe e njohur si valixhja e tundimeve, brenda seciles ndodhen 7 zarfa.

Brenda secilit zarf ka denime ose per Gjestin ose per banorët e tjerë.

Gjesti ka vendosur ta marr valixhen, ndërsa mbetet për tu parë nëse Gjesti do i hap apo jo zarfet.

Sërisht në fytyrë, Gerta nuk përmbahet gjatë debatit me Valbonën

Dita e sotme ka nisur vrullshmëm në shtëpinë e Vëllait të Madh dhe shumë debate të ashpra kanë ndodhur.

Mes tyre, ka rënë në sy debati mes Gertës dhe Valbonës, ku secila nuk i ka kursyer ofendimet dhe fjalët e rënda për njëra tjetrën.

Ndërkohë që Valbona i është afruar në fytyrë Gertës duke i bërtitur, kjo e fundit ka marrë një laps dhe e ka njyrosur Valbonën në fytyrë pa dëshirën e saj.

Mbetet të shikohet nëse do ketë sërish Zarf të Zi për Gertën pas këtij veprimi.

Ish-banorja për Eglin, “Gjesti nuk është as i pari, as…”, Pastaj thumbon Gertën: “Nuk i afrohet nivelit të…”

Eftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “BBV”, Eda, për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në atë program.

“Aplikova krejt rastësisht. Pashë njoftimin te një mik. Bëra intervistë. Ditën që mora vesh që do futem isha e shokuar. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Kishte presion. E menaxhova mirë. Ishte pak e çuditshme ajo shtëpia e vogël. Jam mërzitur që nuk shkoi më gjatë”, tha ajo.

Lidhur me banorët, ajo tha: “Gjesti më pëlqen. Realisht ka shumë presion nga një Big Brother në një Big Brother, shumë lodhje e madhe. Rozana më pëlqen Dhe Laerti padyshim, mënyra si flet argumenton. Pjesa tjetër vetëm ofendime, Vserlo për shembull. Sidomos ai që është në botë arti nuk duhet t’i ofendojë femrat në atë mënyre”.

Sa i përket raportit Egli-Gjesti, Eda u shpreh: “Egli ishtë shumë mirë në fillimet e saj pa ardhur Gjesti. Të them që ka rënë në dashuri kaq rëndshëm s’e besoj, por edhe mund të ndodhë. Por nuk duhet ta kishte lëshuar veten në atë mënyrë.

Ai mashkull është, nuk është as i pari, as i fundit në këtë planet. Del një Gjest tjetër shumë herë më i mirë. Do kisha dashur ta shikoja Eglin pa Gjestin, do kishte ecë më shumë”.

Por kush duhet ta fitojë BBV 4, sipas saj? 

“Gerta është mirë, do kisha dashur të tregonte pak më shumë autoritet, të tregonte që është motra e Oltës, t’iu afronte standardit të saj. Olta ka qenë argumentuese shumë më e lartë se Gerta”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidhur me nominimin e kësaj jave, Eda u shpreh: “Sa i përket Loredanës, ajo bëri diçka shumë të shëmtuar. Çfarëdo që do ketë ndodhë mes saj dhe Tirit s’duhej t’ia thoshte në sytë e të dashurës së tij. Këto gjëra publiku i do. Më e rrezikuara është Livia dhe më vjen keq”.

Kë shikon ajo në finale?

“Gjesti, Rozana, Laerti, Gerta finalistë. Asnjë tjetër s’po bën lojë. Jam midis të 4, do kisha dashur ta fitonte Gjesti, e meriton, askush nuk ka mbajtur dy Big Brother, ka mbajtur rekord”.