Ajshe dhe Ferit i japin fund martetsës së tyre.
Por a do të munden ata të heqin dorë nga dashuria që ndjejnë për njëri-tjetrin?

Në një darkë të organizuar nga Azade, Hande shfaqet para Feritit me fustanin e nusërisë.
Çfarë do të ndodhë me Ajshen?

Ajshe dhe Ferit i japin fund martetsës së tyre.
Por a do të munden ata të heqin dorë nga dashuria që ndjejnë për njëri-tjetrin?
Në një darkë të organizuar nga Azade, Hande shfaqet para Feritit me fustanin e nusërisë.
Çfarë do të ndodhë me Ajshen?
Një tjetër debat i rëndë ka ndodhur sonte në shtëpinë e BBVA, ku nuk kan munguar ofendimet.
Protagonistë kanë qenë sërish dy banorët e rinj, Ola dhe Vserlo.
Vserlo në debat e sipër i është drejtuar Olës me fjalët:”Vazhdo me këmbët ti se je mësuar t’i hapësh këmbët ti.”
Kjo e ka acaruar shumë Olën që i është kthyer me ulërima dhe ndër të tjera i ka thënë Vserlos:”O njeri pa gjini, ty duhet të të kastrojnë, ato meriton ti…”
Demir mëson nga Shermin që Sevda në të vërtetë është nëna e Umitit.
Çfarë do të ndodhë në një përballje mes Demir dhe Sevda?
A do të mundet Umit të arratiset nga Çukurova?
Një përballje shumë e ashpër do të ndodhë mes Doas dhe Fatihut.
Çfarë do të thuhet në një bisedë mes këtij të fundit dhe avokatës së Doas?
Çfarë situate po përpiqet të zgjidhë Këvëllxhëm?
Debatet nuk ndalen në stëpinë e BBVA dhe i rradhes sot ka qenë ai mes Livias dhe Rozanës.
Miqësia e tyre mesa duket është prishur për faktin që Livia nuk u ndje mbrëme nga Rozana kur e zgjodhi si të rrezikuar për tu larguar.
Debati ka qenë me tone të larta ndërkohë që Livia në një moment është ndjerë keq.
Situatën e Livias e ka përkeqësuar edhe më shumë Vserlo i cili pavarësisht se Livia i thotë që po kalon atak paniku, ai i shkon nga pas duket e pyetur se përse po degjenerohej.
Ditën e sotme, Jozi, ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4” ishte i ftuar sot në “Wake Up”.
Ai foli për eksperiencën dhe për marrëdhënien me Lorin, por po ashtu tha se ka marrë shumë mesazhe edhe nga vajzat jashtë.
Pyetje– A i shkruajnë vajzat Jozit dhe si reagon ai?
Jozi– Kam pafund mesazhe. Ka mjaft goca të mira që shkruajnë pafund mesazhe të bukura. Patjetër që iu kthej mesazh. Por nuk është se s’jam mësuar kam shumë vite që e kam këtë.
Dita e sotme ka nisur me një Zarf të Bardhë, ku banorëve ju është kërkuar të zgjedhin liderin e shtëpisë.
Pas shumë diskutimeve banorët kanë votuar dhe i zgjedhuri me shumicë votash është Gjesti.
Kështu Gjesti është zgjedhur Lideri i shtëpisë.
Krahas punëve të shtëpisë që do i duhet të ndajë detyrat, Gjesti pritet të ketë dhe një favor në primen e së shtunës.
Në episodin e fundit të Big Brother VIP Albania, një situatë mjaft qesharake u krijua mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit, pas një takimi të Rozana Radi me mbesën e saj.
Gjatë kësaj kohe, Ledioni tha se ata që kanë teze e halla janë me fat, por personalisht ai nuk ka teze.
Kjo ka nxitur një batutë nga Arbri, i cili i tha Ledionit që nëse do, mund t’ia “falë” një teze.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente. Ledioni më pas ka shpërndarë një postim në Instagram, ku tha se nga mesazhet që ka marrë, duket se shumë njerëz janë të gatshëm t’ia “falin” një teze.
Ai e shoqëroi me një mesazh ku shprehu surprizën dhe mirënjohjen për mbështetje, duke thënë “Ju dua!”
Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet.
Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?”
Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale.
Shumë ndjekës kanë komentuar se, në mënyrë të tërthortë, Rozana ka lënë të kuptohet se ka dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit.
Ditën e sotme një surprizë shumë e veçantë zbukuroi ditën e banores së “BBVA4”.
Bëhet fjalë për Rozana Radin e cila u shastis kur pa se si 5 drona të dedikuara asaj dhuruan një spektakël në qiell.
Në fillim u shfaqën katër parashuta që nuk kishin të shënuar asnjë gjë ndërsa banorët hidhnin batuta.
“Hë mo çuna, kaluat që kaluat të na kishit hedhur ndonjë llaf”, tha Rozana teksa banorët pranë saj qeshën.
“Njëri është me tym të kuq. Gjithë këto lekë që kanë harxhuar duhet të kishin një mesazh”, vijoi Rozana.
Më pas shfaqet parashuta e pestë, e cila kishte fotografinë e këngëtares.
Në momentin që artistja vuri re foton e saj ajo falënderoi personat që ia dedikuan dhe u emocionua shumë.
“Apokalips”, tha Gjesti kur pa parashutat për Rozanën, ndërsa kjo shtoi: “Faleminderit Kosovë, faleminderit Shqipëri”.