Rikthehet emisioni “Për Shqiptarët”, po me Marina Vjollcën çfarë ndodhi?

“Për Shqiptarët”, programi që trajton historitë e shqiptarëve rikthehet sërish në “Top Channel”, por me një ndryshim.

Këtë sezon, Marina Vjollca nuk do jetë në moderim, por Bora Zemani. Nuk dihet se përse është bërë ky zëvendësim, por kujtojmë se Marina sapo ka publikuar linjën e saj kozmetike, e mbase do t’i përkushtohet asaj.

Bora Zemani: “Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit.

Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”.

“Ah të isha unë aty…”, Xheneta reagon ashpër ndaj banores së BBVA

Ditët e fundit, brenda ‘Big Brother VIP Albania’ ka rënë në sy bullizmi që po i bëhet Loredanes nga banoret e shtëpisë.

Për këtë ka reaguar Xheneta Fetahu, finalistja e ‘BBVK’, e cila ka ndarë videon ku shfaqen bullizimet ndaj Lorit.

Ahh të kisha qene aty ta kisha tregu sesi kishe fol moj Rozi’- shkruan Xheneta, duke shfaqur hapur antipatinë për Rozana Radin.

Tjetër sherr i rëndë në BBVA, banorja i hedh…

Edhe dita e sotme ka qenë shumë e tensionuar në shtëpinë e BBVA.

Kesaj here protagonist kanë qenë Vserlo dhe banorja tjetër e re, Ola.

Pas toneve të ashpra mes njëri tjetrin, Ola la humbur durimin dhe i ka hedhur ujin në kokë Vserlos.

A do ketë zarf të zi, këtë do e mësojmë sonte në prime.

Ish-shoku e quajti dhunues, reagon motra e Gjestit: “Mos përdorni…”

Pak ditë pasi producenti muzikor Alberati, ish shok u Gjestit akuzoi banorin e Big Brother VIP Albania për dhunë ndaj ish-partneres së tij, Diellzës, motra e këngëtarit, Blerina, ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka hedhur poshtë deklaratat.

Ajo theksoi se fama është diçka e bukur, por nuk mund të merret me forcë, duke shtuar se është më mirë të mbahet qetësia dhe të mos përdoren fjalë të kota.

“Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty”– tha Blerina, duke aluduar për përpjekjet e disa personave për të përfituar nga fama.

Blerina bëri gjithashtu thirrje për paqe dhe më pak inat, duke nënvizuar se është më mirë të jesh i qetë sesa të përhumbesh në fjalë të kota.

Alberati ka akuzuar Gjestin për dhunë ndaj ish-partneres së tij, ndërsa reagimi i motrës së këngëtarit ka qenë i drejtuar për të qetësuar situatën.

“Hera e parë dhe e fundit që më prek ashtu”, çfarë ndodhi mbrëmë mes Gjestit dhe Eglit

Historia mes Eglit dhe Gjestit vazhdon sërisht të ketë uljet e ngritjet e veta.

Kur dukej se çifti i kishte sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre dhe po përpiqeshin të vinin në lojë banorët e tjerë, një tjetër grindje ka ndodhur mes tyre.

Mbrëmë teksa bisedonin në shtrat, në një moment Egli e ka tërhequr nga krahu Gjestin duke i kërkuar t’a shikojë në sy teksa fliste, por kjo nuk i ka pëlqyer Gjestit.

“Ca po mkap kështu? Unë kurrë stë kam kap. A ka mundësi mos të më kapësh më kështu, është hera e parë dhe e fundit që e bën”, i është drejtuar Gjesti.

Egli është prekur nga kjo sjellje e Gjestit dhe i ka kërkuar falje për veprimin e saj.

Rozana publikoi mesazhet e tyre private, vjen reagimi i Oltës!

Pas tensioneve të fundit në Big Brother VIP Albania, ku Rozana Radi i kërkoi menaxherit të saj të publikonte disa mesazhe private mes saj dhe Olta Gixharit, kjo e fundit ka reaguar me një postim intrigues në Instagram.

Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë një debati me Gertën, Rozana e akuzoi atë se nuk flet me të motrën, Oltën, dhe se kjo e fundit i kishte uruar asaj fitoren para hyrjes në shtëpinë më të famshme, dhe jo motrës së saj. Gerta nga ana tjetër pranoi se këto mesazhe mund të jenë dërguar, duke theksuar se askush përveç bashkëshortit të saj nuk e dinte për pjesëmarrjen e saj në Big Brother deri në momentin e fundit.

Por pas publikimit të mesazheve në faqen e Rozanës, Olta ka reaguar në mënyrë epike në Instastory-n e saj. Ajo ka shpërndarë një foto të një valixheje plot me rroba, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Flasim të martën!”

Ky detaj ka ndezur spekulimet mes ndjekësve të formatit, të cilët dyshojnë se Olta mund të hyjë në shtëpi ose të përballet drejtpërdrejt me Rozanën në spektaklin e së martës. A do të ndodhë vërtet diçka e madhe? Na mbetet vetëm të presim!