“Ti je i njohur jashtë veç për…”, Rozana i përmend të shkuarën Gjestit

Një debat i ashpër shpërtheu mes Rozana Radit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, ku tensionet u ndezën në oborrin e shtëpisë.

Rozana e ironizoi Gjestin duke e quajtur “frikacak” dhe duke i vënë në dyshim famën, ndërsa Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër.

“Për çfarë je i njohur? Për ish-dashnore?”, e thumbonte ajo. Në përgjigje, Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër: “Luaje lojën e fëlliqur, të tregoj çfarë bëj me ty”.-u shpreh Rozana.

Situata u përshkallëzua kur ai kërcënoi se do ta nxirrte Rozanën jashtë, ndërsa ajo e krahasoi me një “krimb” dhe e sfidoi. Tensionet vazhduan kur Gjesti i ofroi një “lojë të pastër apo të fëlliqur”.

Ky konflikt ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në dinamikën e lojës.

Pritet një tjetër Zarf i Zi, G-bani gabon rëndë sërish me Gjestin

Në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania, G-Bani shpërtheu ndaj bashkëkonkurrentit të tij, Gjestit, duke e ofenduar me fjalë të rënda, nga “llum” deri tek “karakter i shëmtuar” dhe “idiot”.

Ky veprim pason një histori të mëparshme të G-Banit me sjellje agresive, përfshirë një ndëshkim me zarf të zi për përplasje fizike dhe fjalë ofenduese.

Shpërthimi i tij ishte veçanërisht i ashpër, duke sulmuar karakterin dhe integritetin e Gjestit. Një zarf i zi pritet të vijë si pasojë e kësaj sjelljeje.

Qenkan pajtuar, Livia habit me postimin nga shtëpia e…

Livia, ish-banorja e Big Brother VIP, dikur kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Rozana Radin, e cila ende ndodhet në shtëpinë e famshme.

Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.

Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën.

Së fundmi, ajo është parë në shtëpinë e saj, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon dhe se, edhe pse jashtë lojës, Livia vijon ta përkrahë publikisht Rozin në rrugëtimin e saj brenda BBV.