“Gjesti nuk e fiton dot BBVA, ja cila është arsyeja…”, Tiri surprizon me deklaratën e tij

Tiri ka folur për gjendjen e Gjesti-t në “Big Brother” dhe ka shprehur dyshime për mundësinë e tij për të fituar çmimin e madh.

Sipas tij, Gjesti ka pasur një ndikim të madh dhe ka arritur të fitojë shumë simpatinë e publikut, por ai është një person shumë i ngarkuar emocionalisht, që e mban veten përbrenda dhe kjo mund ta pengojë të vazhdojë deri në fund.

Unë mendoj që Gjesti e ka fituar ‘BB’. Nuk mendoj që do ta fitojë çmimin e madh, për arsye se e kam parë aty brenda shumë të ngarkuar.

Është tip që nuk e tregon veten, ka vetëm ato momente që ti i dallon që në sytë e tij. Është shumë i ngarkuar dhe nuk mendoj që do ta çojë deri në fund këtë garë.

Ledioni tha se nuk do e prezantonte më BBVA, ish-banorja dëshiron ta zëvendësojë

Deklarata e Ledion Liços për mosprezantimin e formatit të ardhshëm të ‘BBVA’, ka shkaktuar shumë diskutime dhe spekulime tek ndjekësit, të cilët janë kureshtarë të dinë se kush mund ta zëvendësojë atë.

Ndërkohë, Dea Mishel, ish-banorja e “BBVA”, ka shpërndarë një pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, ku u pyet nëse ajo do të jetë prezantuese e Big Brother sezonin tjetër.

Ajo iu përgjigj duke thënë “Manifestojeni për mua”, por nuk dha asnjë informacion tjetër rreth mundësisë për t’u bërë prezantuese e programit.

Kjo ka lënë hapur mundësinë e spekulimeve, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të mendojnë se kush do të jetë personi që do ta zëvendësojë Ledionin.

Egli e fitoi Big Brother-in e saj, ja shifrat e frikshme të ndjekësve që ka shtuar këngëtarja

Padyshim që kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania kanë qenë dyshja Egli-Gjesti, të cilët më së shumti kanë fituar zemrat e ndjekësve.

Por rrugëtimi i Eglit u mbyll më shpejt seç pritej, pasi e përfshirë shumë në një lidhje dashurie me Gjestin, dashuri që nuk ju kthye, nuk mundi t’i rezistonte lojës deri në fund për arsye shëndetësore.

Megjithatë, mund të themi lirisht që Egli e ka fituar Big Brother-in e saj, kjo pasi dihet që çdo banorë aty brenda futet për të fituar popullaritet.

Këtë Egli ja ka arritur mjaft mirë, madje duke kaluar çdo lloj parashikimi.

Ditën kur Egli vendosi të linte shtëpinë e BBVA, Instagrami i saj numëronte 207 mijë fansa, ndërsa aktualisht Egli numëron plos 327 mijë fansa, pra 120 mijë ndjekës ka fituar Egli që nga momentin që ka lënë shtëpinë e BBVA.

Ky është një tregues i qartë i dashurisë dhe mbështjetjes së gjerë që Egli ka marrë nga publiku.

Xheneta përshkruan Gjestin me 3 fjalë pas daljes së Eglit: “Eshtë mashtrues, nacist dhe…”

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është komentuar shumë edhe pas daljes nga shtëpia. Kjo pasi Xheneta kishte krijuar një lidhje dashurie me Gjesti, tanimë banor i Big Brother VIP Albania.

Lidhja e tyre nuk shkoi mirë, pasi Gjesti sapo u fut brenda BBVA filloi flirtimin me njërën nga vajzat aty, Eglin.

Xheneta sot e ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel ka marr shumë pyetje në lidhje me Gjestin që kanë ardhur nga ndjekësit e tyre.

Ajo u pyet që ta përshkruante Gjestin me tri fjalë.

“Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e mirë”, tha Xheneta.

Ajo më pas sqaroi se si mund të jetë narcist dhe me zemër të mirë.

“Po kur e sheh qe dikush ka nevojë per të, edhe nëse nuk ka raporte të mira ai është aty. Por në raport me femrat është shumë narcist, por në raport me persona tjerë mendoj që e ka zemrën e mirë”, ka shtuar Xheneta.

Egla dy fjalë për Eglin dhe një deklaratë të fortë për Gjestin: “Disa e kanë frikë, disa nuk guxojnë as ta…”

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për banorin e këtij sezoni, Gjestin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se Gjesti nuk ka rival brenda shtëpisë dhe se të tjerët ose i afrohen nga frika, ose nuk guxojnë ta nominojnë.

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja.

Egla, e njohur për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në BBVIP, e konsideron këtë format si një nga spektaklet më të paparashikueshme, ku në thelb “ruhet njeriu”.

E papritur! Redoni nxjerr bllof Produksionin: “Mesazhin ndaj Eglit nuk…”

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin.

Ai theksoi se për shkak të kohës së shkurtër në lojë, krijoi vetëm një lidhje të afërt, pikërisht me Eglin, të cilën e mbështet.

Gjatë intervistës, Redoni reagoi i habitur ndaj një mesazhi të shfaqur në Big Love në emër të tij, duke mohuar çdo përfshirje dhe duke theksuar se dikush e kishte përdorur emrin e tij pa dijeni. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asgjë kundër nëse mesazhi ka pasur një ndikim pozitiv.

“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.

G-Bani flet për Danjën, thumbon Produksionin dhe jo vetëm: “Kam vendosur që…”

G Bani ishte i ftuar sot permes lidhjes ‘Skype’ në emisionin “Fan Club”, ku tregoi si është gjendja shëndetësore e babait të tij, si dhe sqaroi disa deklarata të tij të bëra virale në rrjet.

I pyetur nëse është zhgënjyer nga sjellja e ftohtë e banorëve, përfshirë edhe Danjën, G-Bani tha se ka vendosur që t’a lërë të qetë këtë të fundit. Më pas ai shton se nuk zhgënjehet më as nga banorët aty brenda dhe as nga të ftuarit nëpër studiot televizive.

‘E para punës, nuk mundet nga njëra anë në prime të kritokohem dhe të gjykohem që nuk duhet as t’i flas fare Danjës apo të merrem me të, nga ana tjetër duhet t’u përgjigjem pyetjeve për intervista. Tani ose duhet të lëmë Danjën rehat ose jo. Unë kam vendosur që të lë Danjën rehat, kështu që nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetje në mënyrë specifike.

Ndërsa a ka patur banorë që ma kanë zhgënjyer? Nuk besoj se më zhgënjen njeri në atë format, më këtë hipokrezi dhe dyfytyrësi. Madje nuk më zhgënjenjë as të ftuarit nëpër studiot televizive dhe tek emisioni jot, jo më pjesëmarrësit te shtëpia e Vëllait të Madh.’

Shoku i Gjestit injoron Jozin, ja veprimi që bëri Dj Gimbo

Mbrëmjen e kaluar, Dj Gimbo u fut në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, si surprizë për Gjestin.

Banori u emocionua nga ardhja e mikut të tij, por jo të gjithë u gëzuan.

Jozi, ishte një prej banorëve që iu afrua Gimbos, duke i dhënë dorën, por Dj nuk pranoi.

Ky moment është bërë shumë viral në rrjet, pasi duket si një përgjigje për sjelljen që Jozi ka bërë më parë ndaj Gjestit.

Kënga e re dedikim për Eglin pas largimit nga BBVA, reagon Olsi Bylyku

Kënga e re e Olsi Bylykut, është përfolur në rrjet sikur i dedikohet Egli Takos. Në një mënyre Olsi i ka hedh poshtë këto akuza duke treguar se nuk ka të bëjë me ish banoren e ‘BBVA’.

Nga një pyetje se “Pse e shfrytëzon situatën” Olsi është përgjigjur

“E mirë, na fal, veç me thuaj kur të publikoj naj projekt qe mos të lidhet me situatën”.

Olta Gixhari thumbon Gjestin pas daljes së Eglit: “Karma thotë se…”

Pas largimit të Eglit nga “Big Brother VIP Albania”, një reagim i veçantë ka ardhur edhe nga ish-banorja Olta Gixhari.

Ajo ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për Eglin, duke e përshëndetur me një përqafim virtual.

Olta ka theksuar se ndonjëherë në jetë vuajnë ata që janë të mirët, jo për shkak të veprimeve të gabuara, por sepse kuptojnë momentin kur është e nevojshme të ndalojnë së qeni të tille.

“Një përqafim i ngrohtë për Egli Tako! KARMA thotë: Ndonjëherë vuajnë ata që janë të mirë, sepse kuptojnë se është momenti të ndalojnë dhe të mbrojnë vetveten,” ka shkruar Olta në postimin e saj.