Egli Tako ka reaguar në Instagramin e saj gjatë prime me një mesazh të qartë.
Teksa në Prime flitej pikërisht për largimin e saj nga BBVA dhe për përgjegjësitë e Gjestit, Egli ka reaguar me një shprehje që duket si thumb ndaj Gjestit.
“Mendohuni mirë para se të bëni një femër të qajë sepse Zoti numëron lotët e saj. Gëzuar 8 Marsin” , shkruan Egli.
Pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, banorët kanë diskutuar mbi vendimin e saj.
Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti pranoi se ndihej i çliruar, duke thënë se situata mes tij dhe Eglit kishte qenë e vështirë për të dy. Megjithatë, ai shtoi se kishte ende momente reflektimi mbi marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, Danja dhe Aldo vlerësuan se dalja e Eglit mund të ketë qenë në të mirën e saj.
“Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.
Banorët brenda shtëpisë kanë reaguar ndryshe për këtë situatë, me disa që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e Eglit. Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo çështje në spektaklin e sotëm.
Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit të banorit.
Ky i fundit postoi mbrëmjen e djeshme një video me të atin, ku shpjegonte dhe informoi publikun se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe e mirë, pasi kishte marrë shumë mesazhe prej ndjekësve dhe e ndjente si “detyrim” për një informim publik.
Mirëpo pas publikimit të videos, G Bani është përballur dhe me një sërë komentesh negative, ku shumë individë janë shprehur se çdo gjë ka qenë rren, lojë, shpifje. Për këtë G Bani ka ardhur me një sqarim në rrjete sociale:
Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.
Në një postim në Instagram, Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.
“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”
Pra, Neda kritikon ata që përfitojnë nga situatat për vëmendje dhe thekson që edhe pas vështirësive, e vërteta dhe vlerat e dikujt mbeten të pandryshuara.
G Bani ka postuar një video ku shfaqet pranë babait të tij, duke konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në video, G Bani tregon se pas periudhës së vështirë, tani ata janë në shtëpi dhe i shprehin falenderimet e tyre të sinqerta për të gjithë ata që i kanë mbështetur.
Ai theksoi falenderimet për të gjithë ata që i kanë shkruar, si dhe për mjekët që kanë ofruar kujdesin e nevojshëm për babanë e tij.
Kujtojmë se G Bani u largua nga “Big Brother VIP Albania” menjëherë pas lajmit për gjendjen e rëndë të babait të tij në Londër, duke udhëtuar nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira.
Pas disa ditësh tensioni, ai tani mund të ndajë lajmin e mirë me ndjekësit e tij, duke siguruar që gjendja e babait të tij është përmirësuar dhe ata janë tashmë në shtëpi.
Aktorja e “Portokalli”-së, Cubi Metkaj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.
Ajo ka treguar më shumë për raportin që ka me Eglin duke qenë se e ka edhe mikeshë jashtë dhe gjithashtu ka bërë një analizë të lojës brenda shtëpisë së BBV dhe sjelljes së Eglit me Gjestin.
Pyetja- Duke qenë se Cubi e ka sjellë Eglin edhe në “Portokalli” si personazh si kanë qenë komentet dhe si e ka pritur publiku?
Cubi- Vjen një moment që njerëzit ndahen, ka edhe pro ka edhe kundër. Kam patur goxha komente, më saktë që nga momenti që ajo doli nga dje dhe sot ka patur shumë komente negative.
Ndryshe po themi nga ditët më përpara që ka patur komente më tepër pozitive. Njerëzit e kanë përqafuar faktin që ajo u largua, pra e mbështetën vendimin e saj dhe mua më shihnin si antagoniste e saj le ta themi në këtë lloj forme.
Kisha komente ‘u bëre ti, s’u bëre ti’ deri edhe në fyerje madje por mua nuk më vrasin fare këto sepse unë jam aktore dhe i marr parasysh plus që raportin që unë kam njerëzit nuk e dinë fare. Nuk më lëndon kjo pjesë, absolutisht që jo.
Pyetja- Çfarë do t’i thotë Cubi Eglit për imitimin e saj kur ta takojë?
Cubi-Pres që të thotë ajo, sa e kam arritur. Unë mendoj që duke qenë edhe aktore Egli sigurisht që përtej edhe raportit tonë që do ta përqafojë personazhin ashtu siç e kam sjellë unë.
Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Efi Dhedhes ka reaguar për situatën e Egli Takos përmes një mesazhi, duke bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri.
Ajo e nisi mesazhin e saj duke theksuar se është e vetëdijshme për faktin që, duke qenë personazh publik, komentet dhe opinionet janë të pashmangshme, por apeloi që mënyra e shprehjes së tyre të jetë më e kujdesshme.
“Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër,” – shkroi Efi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe jo të gjykimit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.
Në vijim të mesazhit të saj, Efi bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe empati, duke theksuar se personi i parë për të cilin duhet të kujdesemi është vetja jonë.
Mesazhi i saj i PLOTE:
Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër.
Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, mendon apo në çdo lloj aspekti të shëndetit duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim Dashuri! Dhamë mendimet tona gjatë lojës, në këtë moment i vihet pika!
Në këtë moment duhet të bëhemi empatikë dhe të ndërgjegjësohemi, që njeriu i parë që duhet të kujdesemi dhe t’i japim dashuri është vetja jonë. Duhet të gjejmë veten në situata të tilla dhe të kuptojmë, pse jo të përcjellim edhe një mesazh. Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.”
Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia ditën e djeshme ka lënë një ndikim të madh tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Një video e natës së kaluar, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin të shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, sikur ajo të ishte ende pjesë e shtëpisë. Ai shprehet:
“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë sen. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë… Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë… Kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq.”
Ky moment ka prekur ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale mes tyre, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.