Livia për Eglin: “Jam në kontakt me të, nuk do të…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Livia Brunga ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality show, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe duke dhënë disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta që ka marrë.

Ajo u ndal veçanërisht te raporti i saj me Eglin, duke konfirmuar se vazhdojnë të jenë në kontakt, por ka zgjedhur të mos japë detaje të mëtejshme deri sa ai të vendosë të flasë vetë.

Livia nuk ka preferuar të ndajë detaje nga jeta e saj private, duke thënë se është e lumtur dhe kjo mjafton. Po ashtu, ajo ka treguar se i mungojnë shumë Rozana dhe Laerti nga shtëpia e “Big Brother”.

“Po, jam në kontakt me Eglin por nuk kam dëshirë të “shes” informacione deri kur Egli vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndarë aty brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka fillu, dhe ja dua aq shumë atë buzëqeshjen”

Pritez Zarf i Zi, Gerta Gixhari kap për flokësh Valbonën dhe…

Një tjetër situatë e tensionuar ka marrë vëmendje në Big Brother VIP Albania 4.

Një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit pothuajse degradoi në përplasje fizike, kur Gerta, në një moment, e kapi Valbonën për flokë.

Ky veprim konsiderohet akt dhune dhe pritet të shihet nëse Vëllai i Madh do të marrë ndonjë vendim.

Duket se tensionet në shtëpi po arrijnë kulmin, duke tejkaluar çdo limit.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e BBVA dhe puth në buzë…

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Sakaq Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania si pjesë e sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”.

Gjatë hyrjes, Egla është përballur fillimisht me Gjestin, ndërsa më pas ka kaluar në dhomën e gjumit, ku ka takuar Laertin dhe e ka puthur në buzë.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

“Pijanec i keq…”, sherr i rëndë mes Laertit dhe Jozit

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në arenë debatesh dhe përplasjesh të ashpra.

Fillimisht, Gerta Gixhari dhe Rozana Radi patën një përplasje të fortë, e cila eskaloi përpara syve të gjithë banorëve.

Por tensionet nuk përfunduan këtu. Më pas, Gerta u përfshi në një debat të zjarrtë edhe me Laert Vasilin, ku u ndërhy edhe Joz Marku.

Në një moment, Laerti i kërkoi Gertës gotën e verës, duke nxitur reagime të tjera. Situata kulmoi kur Jozi i drejtoi aktorit fjalë të rënda: “Pijanec i keq, ti je pijanec i keq.”

Ola-Gjestit: “Turp, ty të nxorri jashtë Driloni…”, Reagon fituesi i BBVK: “Ti je veç një…”

Pas një debati të ashpër në shtëpinë e Big Brother, Ola Zenelaj ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjestit, duke thumbuar edhe ish-banorin Driloni:

“Ty që të nxori Driloni. Me të nxjerrë Driloni, që do tre javë ditë me ndërtu një fjali. Boksieri… kuj e zezë me të nxjerr ai.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa Driloni nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku edhe njëherë ka treguar mbështetjen e tij për Gjestin.

Ola çudit me deklaratën ndaj Gjestin: “Ah çfarë të kisha bërë me…”

Drama në Big Brother Albania nuk ka të ndalur! Pas incidentit ku Gjesti i hodhi vezë në kokë Olës, situata u përshkallëzua edhe më shumë. Si dënim, Vëllai i Madh e çoi atë automatikisht në televotim dhe e detyroi të vishte një kostum pule — një skenë që shkaktoi të qeshura dhe reagime të forta në rrjet.

Por ngjarjet nuk mbaruan këtu. Pas Prime-t, Ola, ende e revoltuar, diskutoi me Jozin dhe Vserlon, duke bërë një deklaratë të papritur:

“Oh çfarë të kisha bërë me thupër more djalë?” – u shpreh ajo, duke treguar hapur zemërimin e saj.

Ndërkohë, Joz Marku, tashmë i njohur për batutat dhe komentet e tij në këtë edicion, nuk nguroi të ndërhynte në bisedë, duke e bërë momentin akoma më pikant.

A do të qetësohen gjakrat apo pritet një tjetër përplasje?

Gerta ia përmendi sërish prindërit, Rozana vendos të largohet nga BBVA

Një debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Albania, duke kaluar në ofendime të rënda dhe përfshirë edhe familjarët.

Shkëndija që ndezi këtë konflikt ishte një koment i Gertës, e cila i përmendi Rozanës babanë e ndjerë, gjë që e bëri artisten të humbasë qetësinë. E prekur thellë, Rozi reagoi ashpër, duke gjuajtur tavolinën dhe duke shpërthyer në britma:

“Emrin e Nand Radit mos e përmend më! Emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar!” – u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej e revoltuar nga oborri, duke hedhur gjësende.

Kjo përplasje nuk është e para mes dy banoreve, pasi tensionet mes tyre kanë qenë të pranishme që prej fillimit të spektaklit. Megjithatë, situata e fundit duket se ka arritur kulmin, duke lënë një atmosferë të rënduar në shtëpi.

Aq sa, në një moment Rozana vendosi të largohet nga shtëpia, por ishin banorët e tjerë që e qetësuan.

A do të sjellë ky incident ndonjë masë nga Vëllai i Madh? Publiku po pret me interes zhvillimet e radhës.

E papritur! Amber bën një deklaratë të fortë për Laert Vasilin: “Ai ka pasur…”

Amber pak momente më herët ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me Laertin, duke thënë se ai ka pasur eksperienca me një shoqen e saj transgjinore.

Kjo deklaratë vjen pas debatit të ndezur gjatë Prime-it të sotëm, ku u diskutua për puthjet mes Laertit, Aldos dhe Gjestit.

Rrëfimi i Amber ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, duke nxitur edhe më shumë diskutime rreth jetës private të Laertit.

Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo deklaratë në dinamikën e lojës dhe cili do të jetë reagimi i Laertit pasi ta shohi jashtë shtëpisë ose nëse produksioni do të vendosë ta nxjerrë në “Prime”.

Xheneta habit me deklaratën për Eglin: “Mendoj se nuk ka qenë…”

Xheneta ka shprehur mbështetje për Eglin pas situatës së vështirë që ajo po kalon pas daljes nga ‘BBVA’. Ajo theksoi se nuk është e lumtur për atë që po ndodh dhe për mënyrën se si Eglit po ndihet, duke shtuar se, si femër, i vjen keq që ajo është kaq e lënduar.

Në fillim, Xheneta kishte menduar se Eglit po e bënte një lojë, por tani, duke parë si po ndihet ajo, e kupton që është e vështirë ta dallosh ndjesinë e dikujt nga jashtë. Ajo gjithashtu shprehu mendimin se nuk ka qenë e drejtë që Gjesti të ulte Eglin gjatë gjithë kohës.

Nuk jam e lumtur për situatën e saj dhe se si ndihet ajo. Se tek e fundit është femër dhe më vjen keq që është kaq e lënduar. Shpresoj që po e merr veten shumë shpejt dhe po rikthehet në jetën e saj

Në fillim kam menduar që e ka lojë, por duke u bazuar se si po ndihet ajo, sepse jashtë është pak e vështirë ta dallosh se si ndihet.Mendoj që nuk ka qenë e duhura që ai ta ulte gjithë kohën atë femër!-u shpreh Xheneta.

Gjesti mund të largohet nga BBVA, ja çfarë pritet të ndodh sonte

Gjatë ditës së sotme në “Big Brother VIP Albania”, ka ndodhur një përplasje mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.

Këngëtari ka goditur me vezë në kokë të dy banorët, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ana e tyre. Ata kërkuan përjashtim të menjëhershëm të Gjestit nga produksioni.

Ky veprim ka ngjallur kujtime për ngjarje të ngjashme në edicionet e kaluara, por në fakt në edicionet e kaluara nuk ka patur eliminime për këtë veprim.

Por a do të ketë dhe Gjesti të njëjtin fat? Kjo mbetet për t’u zbuluar sonte.

Gjithashtu, Gjestit i ishte dhënë një zarf i zi pas kalimit të murit të shtëpisë.