Rikthimi i Eglit në BBVA, flet mikesha e saj

Modelja Sara Gjoka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për ngjarjet dhe dinamikat e fundit në “Big Brother VIP 4”.

Ajo u ndal te dalja e Eglit, një prej më të komentuara në rrjet, duke zbuluar se ka dëgjuar thashetheme që lidhen me qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

“Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore. Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni.

Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot. Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.”

“Nëse ti nuk del me zarf të zi, kam për ta…”, Gjesti e qëlloi me vezë, Vselro e kërcënon

Pas debateve të zjarrta me banorët, kryesisht me Olën dhe Vserlon, Gjesti s’ka qëndruar i qetë.

Banori i theu vezën në kokë Vserlos, i cili po qëndronte ulur në divan. Ky i fundit e akuzoi për dhunë, por Gjestin nuk e ndaloi asgjë, pasi bëri të njëjtin veprim me Olën.

Banorja nuk reagoi aspak, u ngrit në këmbë e më pas u largua drejt dhomës së gjumit.

Momentet i shihni më poshtë:

https://www.instagram.com/reel/DHD2iI5sEIe/?utm_source=ig_web_copy_link

“Shtrëngoje pak…”, çfarë ndodhi mbrëmë mes Aldos dhe Rizartës

Diçka duket se po lind mes Aldos dhe Rizartës.

Mbrëmë, dyshja u dukën më të afërt se kurrë. Ata janë parë duke ndarë të njëjtin shtrat, dhe është aluduar për një moment intim mes tyre.

Në një moment, Aldo thuhet t’i ketë thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo ia ka kthyer: “Skam fuqi”.

Shikoni videon më poshtë:

Puthi në buzë Laertin, Aldo habit me deklaratën: “Sikur putha…”

Pas puthjes që pati në buzë me Laertin, Aldo ka biseduar me Rizartën ku kjo e fundit e ka pyetur se:

Rizarta– Sa u pendove nga 1-10 që puthe Laertin?

Aldo: Një mijë herë të tjera nuk do e kisha bërë por ndodhi dje dhe te arsyeja jam shumë i qetë. Po thonin ‘puthje puthje’. Puthe pra meqe jeni çift. Mu duk sikur putha babin tim.

Për të shuar çdo dilemë, G-Bani publikon pamjet e të atit në spital

G Bani ka ndarë ditën e sotme një foto të babait të tij në spital.

“Babi Ndoi, me dt 04 Mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse don, nuk ka problem. Po e publikoj Babush. I a kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim.”

Me këtë mesazh, G-Bani tregon se babai i tij i ka dhënë leje për ta publikuar fotografinë dhe se ai e ka bërë këtë si një detyrim moral ndaj produksionit të “Big Brother VIP”, për të shuar dyshimet dhe spekulimet që qarkulluan pas daljes së tij nga shtëpia.

Në fund, ai ironizon ata që dyshuan për arsyet e vërteta të largimit të tij, duke i quajtur “konspiracionistë të orëve të vona”.

Jo vetëm modele, Danja zbulon punën që bën tek Bashkia e Tiranës

Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim.

Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.

“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.

Ola sulmon Gjestin duke i përmendur Eglin dhe Xhenetën: “Ti nuk doje atë që…”

Gjesti dhe Ola janë përfshirë ditën e sotme në një debat.

Ola ka shkuar deri në atë pikë, sa ia ka përmendur Gjestit, Xhenetën. Madje, ajo i kujton keqtrajtimet që Xheneta i ka bërë teksa ndodheshin në “BBVK”.

“Ti nuk e doje atë që të ka larë, të ka mbrojtur, të ka dasht ti nuk e doje.

Doje atë që të keqtrajtonte, ka bërë gabim ajo që nuk është fut këtu të tregojë surratin tënd të vërtetë, hajvan…”, i tha ajo.

Shumë larg Tiranës, ja ku ndodhet Egli Tako pas daljes nga BBVA

Të gjithë duan të dinë sesi Egli Tako po e kalon kohën pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’.

Kryefjala.com ka siguruar një foto të Eglit me mikeshen e saj në Palasë në Beach Bar-Sky Sport. Duket se Egli ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu shkëputur nga zhurma.

Egli mban një kapele, si një mënyrë ‘maskimi’ nga turma, por syrit të publikut nuk i ka shpëtuar kollaj.

Të fshehtat e daljes së Eglit, gazetarja tregon shkaqet pas tensioneve mes Eglit dhe Gjestit

Në “Live From Tirana”, gazetarja Juli Ristani komentoi për dinamikat e fundit në “BBV4”, duke u fokusuar në situatën e Eglit dhe qëndrimin e Gjestit.

Ajo theksoi se Gjesti po kalon një periudhë të vështirë emocionalisht, duke qenë shumë i ngarkuar. Sipas Ristanit, hedhja nga muri ishte një shenjë e sjelljes lozonjare dhe hiperaktive të Gjestit.

Eglit, nga ana tjetër, pranoi gjithçka, përveç faktit që refuzoi këtë situatë, duke vepruar si një person që nuk pranonte realitetin. Më tej, ajo e shpjegoi situatën si një fazë të Eglit, ku mund të kishte pritur një sinjal nga Gjesti.

Ristani gjithashtu përmendi aleancën e Gjestit me Rozanën, duke theksuar se Egli mbeti i braktisur dhe i vetmuar në këtë situatë.

Edhe Gjesti nuk është më mirë në aspektin e shëndetit mendor. Ai fjeti me Rizartën, Egli prap u nervozua, vajti iu ngjit. Mos të harrojmë edhe Gjesti është shumë i ngarkuar. Hedhja nga muri ishte bota fëminore, lozonjare e Gjestit. Ai nuk rri dot në një vend si hiperaktiv që është.

Eglit nuk i thoje dot një gjë kundër Gjestit, pranonte çdo gjë, vetëm këtë refuzonte. Si një i sëmurë që ka atë fazën që nuk e pranon, e refuzon. Hapja e syve, filloi të lëvizte atë mjegullën, me rrengun e dollapit, ndoshta pretendonte që Gjesti t’i kishte rrëfyer diçka. Për hedhjen nga muri e kishte paralajmëruar disi, ndoshta priste një sinjal. Riardhja e tij, aleanca me Rozanën, rrinin të dy pa u ndarë, Egli shkoi në një cep, mbeti vetëm, nuk e dontë këtë gjë. Ngeli e braktisur.

“Egli mund të rikthehet dhe të…”, gazetari habit me deklaratën e tij

Pas daljes së Eglit nga BBVA, popullariteti i saj është rritur tej maset dhe kjo vërehet edhe tek numri i madh i ndjekësve të saj.

Gjithashtu, se sa shumë e duan fansat Eglit vërehet edhe tek komentet që çdo postim i BBVA merr, ku janë të shumtë në numër komentuesit që kërkojnë rikthimin e saj.

Por sa i mundur është rikthimi i Eglit? Për këtë ka folur gazetari Ronaldo Sharka, i cili ka dhënë opinionin e tij.

“Për mendimin tim Egli mund të rikthehet duke parë se sa shumë e duan fansat rikthimin e saj, mandje të mëdha janë shanset edhe që ta fitojë…”, është shprehur gazetari i ftuar në emisionin Wake Up.