Shifra te frikshme, Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.

“Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, – u shpreh ajo pa filtra.

Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.

“Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”

Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.

Në fund, Arbana dhuroi një mesazh të fuqishëm:

“Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve. Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit.”

Nuk e paskemi parë/ Xheneta zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Gjestit kur hyri në BBVA

Xheneta Fetahu ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Fiks Fare”, ku ndau disa mendime dhe vlerësime në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, banorin aktual të Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë intervistës, Xheneta u shpreh se Gjesti ruan ende ndjenja për të.

Ajo përmendi disa momente që sipas saj tregojnë qartë këtë fakt, duke përfshirë dhe një deklaratë të bërë nga Gjesti së fundmi,

ku ai e cilësoi hyrjen e Xhenetës në shtëpi si momentin më të bukur të përjetuar gjatë këtij formati.

“Ai Xhenetën e ka në zemër. Ai u dridh kur unë u futa në Big,” tha Xheneta gjatë bisedës në studio.

Banorët që nuk do t’i takojë kurrë pas BBVA, Rozana surprizon me 3 emrat e saj

Në rubrikën TAR të zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “BBVA4” Rozana Radi u përball me pyetjen e papritur: Cilët do të jenë 3 banorët që nuk dëshiron që t’i takojë pas mbarimit të “BBVA4”?

Një pyetje kjo e bërë nga Danja e cila mori një përgjigje të menjëhershme.

Pa ngurrim, Rozana tha 3 emra: Gerta, Egli dhe Jozi.

Përgjigja e Rozanës ishte paksa befasuese si për banorët, më konkretisht Eglin e cila ishte pjesë e intervistës, ashtu dhe për ndjekësat.

Kjo pasi, përveç Gertës, artistja ka patur momente të ëmbla me banorët që ajo sot tha se nuk do donte t’i takonte.

Megjithatë për Jozin ajo ka dyshime nëse marrëdhënia e tyre do të prishet apo do të kenë një shoqëri më të mirë jashtë.

“Prindërit e mi nuk të…”, Egli befason me deklaratën e saj ndaj Gjestit

Në një bisedë me Gjestin te lavanderia, Egli i ka shprehur atij se, prindërit e mi nuk të urrejnë ty.

Janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘mos guxo se ne të mbyllim derën’.

Ata thonë që të shkosh t`i të lejosh dikë, unë nuk e lejoj kurrë më ka thënë babai im. Kanë tentuar shumë që unë të mos vija këtu, natë e ditë.

Mua nuk më linte gjëja ime se si hyra e dola e shkatërruar. Ata u lutën natë ditë që unë të ikja prej kohësh nga këtu, nuk flinin gjumë natën. Meraku i tyre kam qenë unë.

Jozi gabon sërish! Ofendon rëndë Gjestin

Një situatë e tensionuar ka ndodhur përsëri midis Gjestit dhe Jozit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti, kur Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë’, i thotë Jozi.

Gjesti ka reaguar i nervozuar, por Jozi ka vazhduar sipas mënyrës së tij.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë pas darke’, vazhdoi më tej Jozi.

Kujtojmë se Jozi u eliminua nga shtëpia për arsye të një fyerje të rëndë që i kishte bërë Gjestit.

“Për të nxjerrë keq…”, Egli flet në dhomën e rrëfimit për Gjestin, ky e përgjon dhe kupton se…

Gjesti dhe Egli nuk po gjejnë qetësi!

Egli ka shprehur pakënaqësi ndaj afrimitetit që Gjesti ka treguar me Rozanën, një situatë që duket se ka ndezur një reagim të fortë emocional nga ana e saj.

Por një moment ka qarkulluar në rrjet, ku shihet Gjesti duke përgjuar Eglin teksa ajo ndodhej në dhomën e rrëfimit.

Sikurse dhe shihet në video, Egli flet në dhomën e rrëfimeve për Gjestin, e ky i fundit i dëgjon të gjitha.

Big Brother Vip shtyhet sërish? Gjesti merr vendimin që surprizë

Gjatë një interviste mes banorëve të Big Brother VIP Albania, Gjesti ndau mendimet e tij për përfundimin e eksperiencës në shtëpi.

Ai pranoi se ndjente emocione të përziera, mes dëshirës për t’u rikthyer në jetën e tij të përditshme dhe nostalgjisë për kohën e kaluar në shtëpi.

“Jam duke u mërzitur që po mbaron. Nga njëra anë dua të shkoj në shtëpi, por nga ana tjetër…”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë kishte lënë gjurmë tek ai.

Gerta, një nga banoret e pranishme në intervistë, e pyeti nëse do të mund ta përballonte një qëndrim më të gjatë në shtëpi. Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Po, more. Jemi mësuar bashkë, kemi jetuar bashkë edhe pa e njohur njëri-tjetrin.”

Kjo deklaratë tregoi se, për të, Big Brother VIP kishte qenë më shumë sesa një lojë – ishte një eksperiencë transformuese.

Kelly shokon me deklaratën kundër Rozanës: “U tall me nusen e sëmurë, më tha shko merr një…”

Kelly ishte një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, i cili u eliminua nga shtëpia mbrëmjen e së martës.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kelly ndau me publikun historinë prekëse të partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.

Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR.

Ai zbuloi se Rozana Radi është tallur me partneren e tij të sëmurë. Sipas Kelly-t, Rozana i ka thënë: “Shko merr një tufë flokësh.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.

Në gjyq me Top Channel, Olsi Bylyku sqaron të vërtetën dhe rrëfen se Top Channel…

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, aktori Olsi Bylyku, ka zbuluar detaje mbi padinë që Top Channel ka ngritur kundër tij, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në reality show.

Olsi, i cili u eliminua papritur nga gara pas vetëm disa ditësh, ka shprehur më herët zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Më pas, ai postoi në Instagram një foto ku tregonte se ishte hedhur në gjyq nga Top Channel, për “prishje imazhi”.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Andale” me Dalina Buzin, ai sqaroi situatën:

“Mërzitja që unë kisha me Top Channel-in ishte për faktin që minimalisht të kishte një bashkëpunim. Pastaj pjesa e gjyqit ishte diçka tjetër, që as sot nuk e di për çfarë arsye e kanë bërë kundër meje, sepse unë nuk e kam sharë atë televizion kurrë, madje e respektoj shumë, se kam dalë nga aty.”

Dalina e pyeti nëse çështja lidhej me shkelje të kontratës, por Olsi mohoi një gjë të tillë:

“Asnjë moment nuk e kam shkelur kontratën. Asnjë pikë të kontratës nuk e kam shkelur. Nëse marrim të dyja palët dhe shohim kush është më i dëmtuar, unë apo Top Channel, jam unë ai që jam dëmtuar më shumë. Dhe megjithatë, unë jam ai që jam hedhur në gjyq, sikur paskam dëmtuar Top Channel-in.”