“Prindërit e mi nuk të…”, Egli befason me deklaratën e saj ndaj Gjestit

Në një bisedë me Gjestin te lavanderia, Egli i ka shprehur atij se, prindërit e mi nuk të urrejnë ty.

Janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘mos guxo se ne të mbyllim derën’.

Ata thonë që të shkosh t`i të lejosh dikë, unë nuk e lejoj kurrë më ka thënë babai im. Kanë tentuar shumë që unë të mos vija këtu, natë e ditë.

Mua nuk më linte gjëja ime se si hyra e dola e shkatërruar. Ata u lutën natë ditë që unë të ikja prej kohësh nga këtu, nuk flinin gjumë natën. Meraku i tyre kam qenë unë.

Jozi gabon sërish! Ofendon rëndë Gjestin

Një situatë e tensionuar ka ndodhur përsëri midis Gjestit dhe Jozit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti, kur Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë’, i thotë Jozi.

Gjesti ka reaguar i nervozuar, por Jozi ka vazhduar sipas mënyrës së tij.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë pas darke’, vazhdoi më tej Jozi.

Kujtojmë se Jozi u eliminua nga shtëpia për arsye të një fyerje të rëndë që i kishte bërë Gjestit.

“Për të nxjerrë keq…”, Egli flet në dhomën e rrëfimit për Gjestin, ky e përgjon dhe kupton se…

Gjesti dhe Egli nuk po gjejnë qetësi!

Egli ka shprehur pakënaqësi ndaj afrimitetit që Gjesti ka treguar me Rozanën, një situatë që duket se ka ndezur një reagim të fortë emocional nga ana e saj.

Por një moment ka qarkulluar në rrjet, ku shihet Gjesti duke përgjuar Eglin teksa ajo ndodhej në dhomën e rrëfimit.

Sikurse dhe shihet në video, Egli flet në dhomën e rrëfimeve për Gjestin, e ky i fundit i dëgjon të gjitha.

Big Brother Vip shtyhet sërish? Gjesti merr vendimin që surprizë

Gjatë një interviste mes banorëve të Big Brother VIP Albania, Gjesti ndau mendimet e tij për përfundimin e eksperiencës në shtëpi.

Ai pranoi se ndjente emocione të përziera, mes dëshirës për t’u rikthyer në jetën e tij të përditshme dhe nostalgjisë për kohën e kaluar në shtëpi.

“Jam duke u mërzitur që po mbaron. Nga njëra anë dua të shkoj në shtëpi, por nga ana tjetër…”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kjo eksperiencë kishte lënë gjurmë tek ai.

Gerta, një nga banoret e pranishme në intervistë, e pyeti nëse do të mund ta përballonte një qëndrim më të gjatë në shtëpi. Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Po, more. Jemi mësuar bashkë, kemi jetuar bashkë edhe pa e njohur njëri-tjetrin.”

Kjo deklaratë tregoi se, për të, Big Brother VIP kishte qenë më shumë sesa një lojë – ishte një eksperiencë transformuese.

Kelly shokon me deklaratën kundër Rozanës: “U tall me nusen e sëmurë, më tha shko merr një…”

Kelly ishte një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, i cili u eliminua nga shtëpia mbrëmjen e së martës.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kelly ndau me publikun historinë prekëse të partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.

Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR.

Ai zbuloi se Rozana Radi është tallur me partneren e tij të sëmurë. Sipas Kelly-t, Rozana i ka thënë: “Shko merr një tufë flokësh.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.

Në gjyq me Top Channel, Olsi Bylyku sqaron të vërtetën dhe rrëfen se Top Channel…

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, aktori Olsi Bylyku, ka zbuluar detaje mbi padinë që Top Channel ka ngritur kundër tij, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në reality show.

Olsi, i cili u eliminua papritur nga gara pas vetëm disa ditësh, ka shprehur më herët zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Më pas, ai postoi në Instagram një foto ku tregonte se ishte hedhur në gjyq nga Top Channel, për “prishje imazhi”.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Andale” me Dalina Buzin, ai sqaroi situatën:

“Mërzitja që unë kisha me Top Channel-in ishte për faktin që minimalisht të kishte një bashkëpunim. Pastaj pjesa e gjyqit ishte diçka tjetër, që as sot nuk e di për çfarë arsye e kanë bërë kundër meje, sepse unë nuk e kam sharë atë televizion kurrë, madje e respektoj shumë, se kam dalë nga aty.”

Dalina e pyeti nëse çështja lidhej me shkelje të kontratës, por Olsi mohoi një gjë të tillë:

“Asnjë moment nuk e kam shkelur kontratën. Asnjë pikë të kontratës nuk e kam shkelur. Nëse marrim të dyja palët dhe shohim kush është më i dëmtuar, unë apo Top Channel, jam unë ai që jam dëmtuar më shumë. Dhe megjithatë, unë jam ai që jam hedhur në gjyq, sikur paskam dëmtuar Top Channel-in.”

“Po dalin fjalët e gazetares…”, Loredana thumbon Jozin pas refuzimit

Mbrëmbjen e kaluar Loredana ndër të tjera i ka treguar atij se do dëshironte shumë që të flinte bashkë me të.

Për çudi, Jozi e ka refuzuar duke i thënë se me Jozin ka rregulla të tjera, pra që nuk i pëlqen të flejnë në publik sëbashku.

Kjo nuk i ka pëlqyer Loredanës e cila gjithsesi e ka marrë me te qeshur situatën.

“Më duket se po dalin fjalët e asaj gazetares…”, ka thënë Loredana duke sjellë në kujtesë kështu deklaratën e para disa javëve rreth prirjeve të Jozit.

Të dy sëbashku e kanë kaluar me të qeshura këtë koment.

“Pa marrë konfirmim nga familja, nuk…”, Gjesti kundërshton Eglin: “Ti duhet të…”

Gjesti ka diskutuar me Eglin dhe i ka shprehur se:

Ti çdo natë do të flesh me mua, pse e ndalon këtë gjë? Ti kallesh krejt, pse e ndrydh veten?

Sepse nuk duhet.

Gjesti:

Po moj, pse nuk duhet me u kënaq? Kështu e mërzitur siç je nuk duhet. Duke e pasur mundësinë, një metër larg më ke. Ta ka dhënë zoti dhe nuk e shfrytëzon mundësinë.

Egli:

Pa marrë një fjalë nga familja ime, nuk ka shanse të marrë përsipër çfarë më do mua zemra.

Gjesti:

Jeta është e jotja. Familjen nuk duhet ta lëndosh por kur ta do zemra…

Egli:

Zemra mund të dojë shumë gjëra por nuk janë të sakta, janë gabim.

Vserlo i ashpër me Eglin: “Ajo ka nevojë për…”

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Vserlo. Ish-banori ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e tij dhe rrugëtimi në Big Brother VIP dhe ka sqaruar gjithçka në lidhje me videon porn*ografike që ka qarkulluar gjatë kohës që ai ka qenë në BBV dhe jo vetëm kaq…

Teksa po diskutonin në lidhje me ‘Prime’-n e së martës dhe debatit që Danja pati me Eglin, Vserlo u shpreh se nuk e kishte ndjekur ama shtoi se:

Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që Egli ka nevojë për terapi dhe i mbahem kësaj gjëje, është shumë reale sepse ka realisht shumë nevojë për të punuar me psikologjinë e saj sepse është shumë e rënduar mendoj unë. Ajo thotë që jo dhe nuk pranon që askush t’i qaset, ne i jemi qasur të gjithë si banorë në një moment apo në një tjetër për t’i qëndruar afër dhe për t’i dhënë ndihmën tonë por na ka prerë me thikë. Zgjedhja e saj gjithësesi. 

Vserlo gjithashtu tregoi se cilin prej banorëve nuk duronte dot dhe e ka acaruar shumë brenda në BBV. Ai u shpreh se fëmijët janë gjëja që e acarojnë më shumë pas injorantëve dhe Gjesti i personifikonte më së miri këto të dyja.