Pas sherrit të mbrëmshëm, Gjesti i bën një kërkesë të çuditshme Eglit: “Dua të…”

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” i trazoi jo pak ujërat në shtëpi, teksa më i ndikuari ishte Gjesti. Banorja zgjodhi të mbante një qëndrim të ftohtë ndaj tij, dhe kjo shkaktoi debate mes tyre. Por teksa ditët kanë kaluar, duket se dyshja ka nisur të afrohet sërish.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ata kanë zhvilluar një bisedë, ku Gjesti i ka kërkuar banores që të kenë sërish të njëjtin raport të afërt.

Egli nga ana e saj, i ka thënë që këtë dëshirë ta mbajë për vete dhe të mos e shprehë.

Egli: Unë e kam mbyllur me ty.

Gjesti: Edhe unë të kam thënë e kam mbyllur…

Egli: Po je prapë ti që bën be Perëndinë dhe je gati për t’u kthyer…

Gjesti: Po e kam mbyllur moj…

Egli: Jo se më dhe shenja por këto janë fjalët e tua, i ke thënë ti…

Gjesti: Unë e kam mbyllur me ty..

Gjesti: Por dua të kthehem, e kam mbyllur por dua të kthehem, nuk ka gjasme…

Egli (qesh): Po hap një polemikë të re?

Gjesti: Të betohem që e kam mbyllur. Por për shkak se nuk dua që të kthehemi siç ishim më parë, dua…

Egli: A ka mundësi që këtë dëshirën tënde ta mbash për vete dhe të mos ta shprehësh?

E turpshme! Gjesti bën veprimin e rëndë ndaj Eglit, pamjet…

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta nga ndjekësit e spektaklit.

Gjesti, një nga banorët e këtij edicioni, ka bërë një veprim të pahijshëm që ka tronditur publikun.

Gjatë një bisede të thjeshtë në kabinën e dushit, ndërsa Egli Tako u afrua për t’i bërë një pyetje, Gjesti e pështyu atë në mënyrë të papritur.

Ky akt ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm të ndjekësve, të cilët e konsideruan veprimin të papranueshëm dhe ofendues.

Ky moment ka ngjallur një valë indinjate në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e programit janë shprehur të revoltuar për sjelljen e Gjestit, duke kërkuar sqarime nga produksioni i Big Brother për këtë situatë të paqëndrueshme.

https://twitter.com/i/status/1906747689594761282

“Mos ta pafsha më surratin…”, debat i ashpër mes Eglit dhe Gjestit

Gjesti vazhdon të bëjë lojëra të ndryshme në shtëpinë e famshme. Ai së fundmi organizoi një ‘prank’ me Kellyn duke sulmuar Eglin.

Pas planeve që realizoi, këngëtari shkoi për ta ngacmuar Eglin, duke bërë debate të ashpra me të.

Në një moment, artisti nga Peja i tha se nuk dëshiron që t’ia shohë më fytyrën. “Prej këtij momenti mos ta pafsha këtë fytyrë”, iu drejtua ai.

Egli ndërkohë u shfaq e shqetësuar sepse ia ka bërë me dije Gjestit se nuk do ta sulmojë me kthimin në BBVA. Kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri të finalja e madhe, e cila do të zhvillohet më 19 prill.

Sivjet u mësua gjithashtu se do të jenë vetëm 4 finalistë.