Egli rrëfen tek Gjesti arsyen e ndarjes, “Mungesë e frikshme e…”

Ndarja e Eglit, tashmë banore e “BBVA” dhe aktorit të humorit Olsi Bylyku, ka qenë tepër e komentuar dhe vazhdon të jetë që me hyrjen e Eglit në format.

Egli i është rikthyer dhe njëherë ndarjes nga ish-partneri i saj teksa ka hapur zemrën me Gjestin gjatë një bisede të bërë në shtëpi.

Ka qenë Gjesti ai që e ka pyetur banoren lidhur me shkakun e ndarjes, dhe ajo është shprehur se nuk ka patur diçka konkrete të tillë si “tradhëtia” por kishte një mungesë të frikshme komunikimi gjë që e shtyu Eglin të merrte vendimin dhe të largohej prej asaj marrëdhënieje toksike.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qenë ti, apo X personi?

Egli: Nuk mund të them unë apo ai, thjesht mua se kam qenë unë që jam larguar, nuk ka ndodhur një gjë konkrete, nuk është se ka ndodhur një tradhëti apo një… nuk ka qenë kjo.

Thjesht ishte mbushur me një mungesë të frikshme komunikimi, kohe me njëri-tjetrin, interes i të gjitha aspekteve ndaj njëri-tjetrit nëse e kupton se çfarë dua të them, një humbje totale e marrëdhënies dhe shumë gjëra të tjera që nuk dua t’i them këtu. Dhe mua thjesht më ishte mbushur kjo gjëja, ndoshta dhe atij patjetër sepse marrëdhënia kur vjen toksike vjen e ndërsjelltë, dhe ishte thjesht një pikë e vogël ku unë thash “Ok nëse këto gjërat nuk ndryshojnë”, dmth ndodhi një debat i fundit dhe i thash “Do bësh diçka? Tani për të ndryshuar këtë gjë dhe për të kthyer gjënë në normalitet për të ardhmen apo do vazhdosh po kështu njësoj?” Dhe përgjigjia ishte: Nëse s’të pëlqen mund të…