Banorë e tàllen për shkollën, Gjesti ju pergjigjet:”Unë shkollë nuk kam por…”

Përplasjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Gjesti është kthyer në protagonist të disa situatave, ku Jozi duket se nuk nguron ta sfidojë me kunja e komente ironike.

Një prej momenteve të fundit u zhvillua gjatë një debati, ku Jozi e akuzoi me tone tallëse, duke thënë se sjelljet e tij “si màjmun” lidhen me mungesën e shkollës. Por Gjesti nuk qëndroi pasiv.

Unë dy ditë shkollë nuk i kam, por këtu po ua dridh. Natën e mirë,” ia ktheu ai, duke përmbyllur debatin me një deklaratë që u komentua gjerësisht nga banorët e tjerë.