Gjatë natës së kaluar, Egli dhe Gjesti kanë shfrytëzuar një moment intim teksa po qëndronin vetëm të shtirë në krevat për të shprehur gjërat që i pëlqejnë tek njëri-tjetri.
Egli nuk ka hezituar aspak për t’i treguar Gjestit se ajo tërhiqet shumë nga ana e tij fizike duke filluar nga duart e deri tek stili i veshjes. Ajo i thotë se dora së bashku me tatuazhet dhe unazën, është shumë seksi.
Egli ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Gjestin që në ditët e para që ai u bë pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Ata janë parë shpesh herë pranë njëri-tjetrit ndërsa të gjithë po presin që puthja e famshme të ndodhë mes tyre.
Ende nuk është i qartë raporti që ata kanë, Egli e ka shprehur gjithmonë simpatinë që ka për të, por Gjesti ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ndjejat që ka për Eglin.
“Më pëlqen shumë dora jote. Ka disa gjëra që më tërheqin, jam e çuditshme. E gjitha dora bashkë me unazën është shumë seksi, shumë e bukur. Tatuazhet te krahu më pëlqejnë shumë, gishtat e dorës, me e pas dorën bukur. Më pëlqejnë këpucët, i shoh me vëmendje, mjekra”, është shprehur ajo.