Egli Tako dhe G Bani kanë pasur një bisedë të gjatë dhe mjaft emocionuese në oborrin e shtëpisë së famshme, ku kanë diskutuar hapur për pëlqimet e tyre brenda shtëpisë.
Këngëtari ka shprehur një pëlqim të qartë për Valbona Mhillin, ndërkohë që Egli ka treguar interes për Gjestin.
Në disa momente, biseda ka qenë aq e ngarkuar sa që të dy janë shprehur të mërzitur dhe madje të prekur nga emocionet, pasi nuk po merrnin të njëjtën përgjigje nga personat që pëlqenin.
Pas debateve dhe diskutimeve të forta, Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime, duke lënë pas tensionet e momentit. Egli ka theksuar se nuk e ka dëshiruar këtë situatë, por që emocionet e brendshme i kanë ndikuar në çdo hap të saj.
Për më shumë, do të ndjekim me interes si do të vazhdojë kjo dinamikë mes dyshes.