U tërhoq nga gara e “BBVA”, Igli zbulon arsyen e vërtetë: Ditën e dielë më erdhi njoftimi

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Igli Daizi ka folur sot në “Live from Tirana” mbi rrugëtimin që kishte në reality show.

Po ashtu, ai zbuloi arsyen se pse vendosi që t’a linte lojën.

Më vjen keq që u ndërpre aq shpejt, nuk arrita të tregoja asgjë përveç qytetarisë. Shyqyr që nuk u konfliktova me njeri. Më vjen keq që u ndërpre, por për arsyen që dola, më vjen mirë.

Para se të futesha në “Big Brother VIP 4”, e lashë nënën time sëmurë, në krevat. Përveç dëshirës sime, ishte dhe dëshira e nënës për të hyrë në BBV. Sikur u motivua kur i thashë që do futesha. Shkova aty ku ajo donte sepse ishte si një dëshirë e fundit e saj.

Tre ditët e para më dukej sikur nuk isha aty, vetëm u shihja dhe i studioja banorët. Ditën e diel pas prime-it, më erdhi njoftimi për nënën. Ruajta qetësinë dhe thashë vetëm “nga duhet të dal?”. Dola direkt. Nëna u mërzit jashtë mase dhe më tha pse nuk e vazhdova”, tha Daizi.