“Jam e shokuar dhe e zhgënjyer nga Gjesti, nuk dua që një femër tjetër…”, Reagon për herë të parë Xheneta

Të gjithë prisnin reagimin e saj dhe më në fund reagimi i Xhenetës në lidhje me Gjestin ka ardhur.

Në një intervistë të dhënë Xheneta ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e Gjestit me Eglin.

“Jam e shokuar dhe e zhgënjyer nga Gjesti. Nuk i besoj dhe është personi fundit që do doja të takoja.”

“Nëse dikush dashuron vërtetë, nuk mund të bëjë të njëjtat veprime me një person tjetër pas vetëm 10 ditësh.

Është një lojë e përsëritur nga ana e tij dhe më vjen keq të shikoj që një tjetër femër të bie në viktimë e tij si unë”, është shprehur ish banorja e BBVK.