Emiri dhe Rejhani kthehen në shtëpi të shoqëruar nga Suna, por kësaj here shumë ndryshe. Për herë të parë, ajo del para të gjithë familjes së saj pa kàrrigen e saj me rrota, por me páterica. Përfshirë lótët e Xhavidanës, të gjithë përlòten me sinqeritet, nga emocionet e pafundme që ai moment u dhuron. Suna përshëndetet me të gjithë por në veçanti me babanë e saj, Hikmetin. Ky i fundit, për herë të parë që prej paralìzimit, reagon. Ai lëviz njërin prej gishtërinjve, por askush nuk e shikon.
Ndër gjërat që ndodhin për herë të parë, është edhe përlòtja e Emirit, lótët e të cilit i fshin Rejhani, e cila gjithashtu për herë të parë i thotë me gojën plot se e dashuron, edhe pse diçka të tillë e ka treguar me dhjetëra herë, me veprat e saj. Mëse të lumtur, të gjithë futen brenda në shtëpi, ku Xhavidana kërkon të bisedojë gjatë me të bijën por Suna është mjaftueshëm e prekur nga ajo, për shkak se nuk e ka vizituar kur ishte në klínikë. Fokusi i Sunës përqëndrohet tek babai saj që nuk e ka parë që prej kohës kur ai qëndronte në këmbët e tij dhe ishte shëndosh.
Pas një monologu që bën para tij në dhomë, të veçuar nga të tjerët, Suna rikthehet në dhomën e saj. Atë e viziton hallë Oja, të cilës Suna i kërkon një favor; që të ndërhyjë tek Kemali për Taxhin, pasi Taxhi nuk ka pasur asnjë fàj që e ka fshèhur, sepse ajo vetë ia ka kërkuar me ngulm. Oja i premton se do ndërhyjë dhe gjithçka do shkojë shumë mirë. Sakaq, Kemali në ato momente përballet me të vërtetën e buqetës me lule që ia príshi atij humorin dhe i solli aq shumë dyshìme në kokë.
Lulet dhe pusulla janë për Shehrijen, për të cilën dhe do trokasë në derë një i panjohur për Kemalin dhe pjesën tjetër. Sapo Shehrija e shikon, menjëherë bie në tokë pa ndjenja. Narini e ndihmon të kthjellohet dhe kur vjen në vete, vëren mllèfin që ka Shehrija ndaj tij, aq sa dëshiron t’a mbÿsè me duart e saj. Narini e kupton se ai mllèf vjen nga një bráktisje që ka ndodhur në rini, dhe ashtu është. Kemali del në oborr me burrin e panjohur dhe dëgjon versionin e tij të historisë, ashtu siç paralèlisht dëgjon Narini versionin e Shehrijes dhe të dy në anë të ndryshme, emocionohen shumë.