Në prag të Shën Valentinit, Vëllai i Madh i ka kërkuar banorëve të shkruajnë një letër për të dashurit e tyre.
Egli i ka surprizuar të gjithë teksa ka vendosur që letrën ta shkruajë për Gjestin.
Letra niste me “Hey Besart…”, dhe ndër të tjera Egli shkruante se nuk ka frikë aspak te gabonte, nëse të ndjesh dhe të dashurosh është gabim.
Gjithashtu Egli e ka falenderuar Gjestin për të gjitha emocionet e bukura që i ka dhuruar në shtëpi.
Gjesti është prekur shumë nga fjalët e Eglit dhe është përlotur.