“Për shpirtin e gjyshit…”, Egli e lënduar i bën një betim Gjestit

Situata mes Gjestit dhe Eglit ka vazhduar edhe dje të jetë jo e mirë dhe dyshja nuk kanë pasur komunikim.

Edhe pas letrës së Eglit dedikuar Gjestit, përsëri asgjë nuk është sheshuar mes çiftit pasi Gjesti nuk ka pranuar komunikim.

E rënduar nga kjo situatë Egli i është afruar Gjestit duke i kërkuar se çfarë i ka bërë që sillet kështu ndaj saj.

Gjesti përsëri nuk është përgjigjur duke e injoruar pyetjen e Eglit, gjë e cila ka çuar Eglin t’i bëjë një betim Gjestit.

“Vetëm më thuaj se çfarë të kam bërë se për shpirt të gjyshit nuk do ma shohësh fytyrën më…”, i është betuar Egli. Ndërkohë Gjesti përsëri ka zgjedhur të heshtë.