“Egli po përgatitet të dal nga shtëpia…”, Laerti këshillon Gjestin

Gjesti sërish nuk ka pranuar të komunikojë me Eglin edhe gjatë ditës së sotme dhe kjo e ka rënduar shumë gjendjen e saj emocionale.

Shumë herë Egli ka tentuar t’i flasë Gjestit po ky i fundit e ka injoruar totalisht duke mos i kthyer as përgjigje.

Disa banorë janë munduar ta bindin Gjestin se duhet të komunikojë dhe të sqarohet me Eglin.

I fundit ishte Laerti, i cili ndër të tjera e ka këshilluar banorin: “Nuk po të them as të lidhesh as mos lidhesh, atë e di ti. Por të këshilloj ta qetësosh Eglin pasi ajo po përgatitet të largohet nga shtëpia.”

Gjesti ndërkohë i është përgjigjur se pas pak do fliste me të dhe do sqarohet.