Nuk pranoi ta lexonte, zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët?

Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike.

Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të!

Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!

Letra e Gjestit:“E dashur ishe D.Oj drita jem, kallxom natën ku po flenO bebi jem, kallxom n’cilin krah po flenO drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xënO bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?