Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ndau me ndjekësit një bisedë private me nënën e tij, ku del ne pah mbështetja e saj për Gjestin.
Përmes një postimi në Instastory, Driloni ka treguar se nëna e tij është duke përjetuar situatën e Gjestit në shtëpinë e BBVA në një mënyrë të ngjashme me atë që ai përjetoi në BBVK.
Ajo i ka kërkuar të bëjë diçka për Gjestin, i cili momentalisht është në nominim dhe po përballet me sfida të shumta brenda shtëpisë.

“Te gjithe kanë dalë kundër tij sikur që kanë qenë kundër teje, por edhe Gjesti duhet të fitojë,” shkruhet mes të tjerash në mesazhin e nënës së Drilonit. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat kanë nisur diskutime mbi mbështetjen që Driloni mund t’i japë Gjestit dhe nëse kjo do të ndikojë në qëndrimin e tij në shtëpi.