“Ku është Egli?…”, Gjesti nuk gjen Eglin në shtëpi

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një skenë shumë interesante në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Sapo është zgjuar nga gjumi, Gjesti ka nisur të kërkojë nëpër shtëpi për Eglin, të cilën nuk e shikonte askund.

Ai ka kontrolluar edhe tek sauna, ku ditët e fundit Egli ka kaluar shumë kohë, por sërisht nuk e ka gjetur.

Gjesti është shqetësuar dhe me vrap ka shkuar të pyes Tirin se ku ndodhet Egli, i shqetësuar se mos ajo është larguar nga shtëpia.

Më pas ka qenë Tiri që e ka qetësuar duke i thënë se Egli po flen tek shtrati i Rozanës, dhe pasi e ka shikuar Gjesti ka bërë një reagim çlirimi.