Momente qesharake, Jozi tallet keq me Loredanën: “Thuje iher se më mbyte…”

Pas rikthimit të Jozit, të gjithë prisnin ballafaqimin e tij me Loredanën dhe megjithë ngurrimin në fillim, ballafaqimi ka ndodhur mbrëmë vonë.

Teksa të dy kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, Jozi e ka kritikuar Loredanën edhe për lojën që donte t’i bënte Gjestit për ta joshur.

Jozi ka theksuar se këtë veprim Loredana e ka bërë për hakmarrje ndaj tij, dhe ndërsa Loredana shqiptonte fjalen hakmarrje pa shkronjën “h”, Jozi i është drejtuar Loredanës:

“Thuji iher shkronjën “h”, hakmarrje, thuje iher se më mbyte”, duke i vënë në dukje kështu Loredanës atë që edhe publiku e kanë ve, problemin e Loredanës me shkronjën “h”.