Egli lë shtëpinë, Kutia e Pandorës, Rizarta…Ja çfarë pritet të ndodh sonte në BBVA

Prime i natës së sotme në BBVA premton shumë surpriza dhe emocione që do na mbajnë mbërthyer para televizorit.

Rizarta është zgjedhur si lider e shtëpisë dhe siç ka paralajmëruar Vëllai i Madh, ajo do ketë një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë.

Siç edhe ajo vetë e ka thënë, nëse i vjen mundësia, në nominim do nxjerrë Eglin, Gjestin dhe Rozanën. Pasi u bë lidere ajo e konfirmoi këtë duke thënë se “do i vinte flakën me avantazhin.”

Gjasat janë që Rizarta të ketë një Kuti Pandore sonte, por e vetmja dilemë është nëse do dërgojë 2 apo 3 banorë në nominim.

Nëse do jenë 3, atëherë treshja e saj do jetë Gjesti, Egli dhe Rozana, ku sigurisht më e rrezikuara që të lërë shtëpinë është Egli, pasi Gjesti dhe Rozana janë dy nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni.

Nëse televotimi do jetë brenda natës apo për të shtunën, këtë mbetet ta shohim, pasi nëse është brenda natës, atëherë Egli do duhet të lërë shtëpinë që sonte.