Gjesti bëri reagimin e tepruar, ky është nishani që Egli tentoi ta hiqte

Kurioziteti për një detaj të vogël fizik ka pushtuar rrjetet sociale dhe diskutimet në “Big Brother”. Gjithçka nisi nga një episod që për shumëkënd mund të duket i pabesueshëm: një nishan shkaktoi dramë, refuzim dhe lot.

Siç mund ta keni lexuar, Egli, që flinte pranë Gjestit dhe Rizartës, u ndje e refuzuar pasi ky i fundit përdori jorganin si barrierë për të shmangur çdo kontakt fizik me të. Arsyeja? Një nishan në këmbën e Eglit, i cili, sipas Gjestit, i shkaktoi një ndjesi aq të çuditshme saqë nuk mundi ta kontrollonte neverinë e tij. Epo, misteri mori fund.

I hymë hulumtimeve në Instagram dhe e gjetëm nishanin e Eglit. Me gjithë respektin për dramën e krijuar, është e qartë se nishani në fjalë është – një nishan.

Një shenjë e zakonshme, e pranishme në trupin e shumë njerëzve. Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë, asgjë që të meritonte një përplasje aq dramatike.