Ish-banori i këtij edicioni reagon pas daljes së Eglit: “A thu është i lumtur…”

Pas daljes së Eglit nga loja, Zebërvoki ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen e tij për ish-lojtaren dhe komenton mbi vendimin e marrë.

Shpresoj që Egli të jetë mirë, por për vendimin mendoj se ishte gjëja e duhur për t’u bërë, sepse nuk e meritonte atë situatë në të cilën e kishte përplasur loja,” shkroi ai.

Zebërvoki gjithashtu ka ngritur një pyetje të drejtpërdrejtë për Gjestin, të cilin e quan “kingin”, duke e lënë të nënkuptohet se ai mund të ketë qenë shkaku i largimit të Egli nga loja.

“Sa për ‘kingin’, a thua është i lumtur tani që u bë shkak që Egli të linte lojën?!” përfundon ai në reagimin e tij.